Author: Hamdi Kumanova

Linjë kreditore nga FMN-ja për mbështetje të buxheti Qeveria ka miratuar tekstin e kërkesës dërguar Fondit Monetar Ndërkombëtar, për sigurimin e linjës kreditore për kujdes dhe likuiditet. Linja kreditore për kujdes dhe likuiditet, sic thonë nga Qeveria, kap vlerën e 530 milionë eurove, mjete këto që destinohen për mbështetje të buxhetit të Maqedonisë së Veriut. Qeveria në seancë ka miratuar vendimin për ndërmarrjen e masave për mbështetje financiare me llogaritjen e dallimit të çmimit të energjisë për ngrohje të kryerësve të veprimtarive energjetike në tregun e energjisë së ngrohjes, për harxhimin e energjisë së ngrohjes nga amvisëritë, në kushte të…

Lexo më Shumë

Kryetari i partisë Alternativa, Afrim Gashi, gjatë ditës së sotme ka realizuar takim me ambasadorin e Kosovës në Shkup, Florian Qehaja. Sipas njoftimit në takimin është biseduar për propozimin e Alternativës, që me hapjen e kushtetutës të futet edhe një nen që do të sanksionojë lëndët e korrupsionit të mos vjetrohen. “Sot, bashkë me deputeten dhe nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini, kishim kënaqësi ta takojmë Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Shkup, Shkëlqesinë e Tij, z. Florian Qehaja. Me këtë rast, me z. Qehaja biseduam për zhvillimet aktuale politike në vend, me theks të veçantë për mundësinë e ndryshimeve kushtetuese.…

Lexo më Shumë

MPB njofton se në Strumicë janë arrestuar tre persona, pasi të njëjtit janë kapur në veturën Yugo, që ishte raportuar si e vjedhur. Nga MPB thonë se për ngjarjen është njoftuar edhe Prokuroria dhe se pas dokumentimit të plotë, kundër personave do të bëhet kallëzim përkatës. “Më datë 04.11.2022 në ora 01:30 në fshatin Dabilje të Strumicës, zyrtarë policorë nga Sektori i Punëve të Brendshme në Strumicë kanë privuar nga liria J.D.(22) dhe O.H.(40), të dy nga Strumica dhe O.A. (24) nga Shtipi. Ata janë gjetur në automjetin e pasagjerëve “Yugo” me targa të Strumicës, për të cilin pronari C.G.…

Lexo më Shumë

Nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës thonë se mësimi nëpër shkolla fillore dhe të mesme do të vazhdojë me prezencë fizike, përcjell TV21. Nga MASH thonë se procesi edukativo-arsimor në shkolla do të vazhdojë të realizohet pandërprerë deri në fund të vitit. “Masa e qeverisë për furnizimin e shkollave me energji elektrike me çmim të subvencionuar prej 95 euro për megavat orë është mbështetje e madhe për organizimin e pandërprerë të mësimdhënies në formë që është në interesin më të mirë për nxënësit – me prani fizike në klasa. Gjithsej 366 shkolla fillore komunale dhe 109 shkolla të mesme publike…

Lexo më Shumë

Ministria bullgare e Punëve të Jashtme shpreh shqetësim për shkak të ndryshimeve të votuara të ligjeve për shoqata dhe fondacionet dhe për partitë politike në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut. Sipas Ministrisë, ndryshimet kanë për qëllim “diskriminimin dhe kufizimin e të drejtës së shoqatës së bullgarëve në Maqedoninë e Veriut”, sepse ka “interpretim të njëanshëm të fakteve historike”. “Dëshirë legjitime për kundërshtimin e të gjitha formave të ekstremizmit dhe urrejtjes nuk mund të instrumentalizohet për të kufizuar qëllimisht të drejtat e grupeve të caktuara. Kufizime të këtij lloji tashmë janë vendosur për bullgarët në Maqedoninë e Veriut në të…

Lexo më Shumë

Nëpunës policorë të Policisë Kriminalistike pranë SPB Manastir i kanë privuar nga liria A.D. (30) dhe SH.K. (37), të dy nga Manastiri. Siç kumtoi MPB-ja, gjatë bastisjes në shtëpinë e A.D., e kryer me urdhër gjyqësor, janë gjetur heroinë dhe kartëmonedha të ndryshme. Poashtu, gjatë bastisjes në shtëpinë e SH.K., e kryer me urdhër gjyqësor, është gjetur dhe sekuestruar heroinë, peshore digjitale dhe sende me mbetje të heroinës. Personat janë në mbajtje në stacion policor dhe pas dokumentimit të plotë të rasteve kundër tyre do të parashtrohen kallëzime penale përkatëse, informojnë nga MPB-ja.

Lexo më Shumë

Benzina BS-95 do të shtrenjtohet për dy denarë, ndërsa e njëjta prej mesnatës do të shitet për 92,5 denarë, transmeton Gorivomk. Çmimi i benzinës BS-98 do të mbetet i njëjtë, respektivisht një litër do të shitet për 94,5 denarë. Nuk ndryshon edhe çmimi i naftës, që aktualisht shitet për 99 denarë për litër.

Lexo më Shumë

Me anë të Memorandumit të mirëkuptimit ndërmjet Ministrisë së Financave të Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Sekretariatit Shtetëror për Çështje Ekonomike të Zvicrës (SECO) vendoset bashkëpunim në fushën e planifikimit dhe menaxhimit makroekonomik. Memorandumin e bashkëpunimit për realizimin e Projektit për planifikim dhe menaxhim makroekonomik në Republikën e Maqedonisë së Veriut e nënshkruan ministri i Financave, Fatmir Besimi dhe ambasadorja e Zvicrës, Veronique Hulmann. Në këtë takim, ministri Besimi theksoi se Ministria e Financave bën përpjekje të jashtëzakonshme lidhur me reformat në financat publike, me ç’rast përkrahja nga Zvicra është sinjifikative në realizimin e këtyre reformave. Në kuadër të…

Lexo më Shumë

Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike, muaji tetor karakterizohet si muaj normal deri i ngrohtë dhe në shumë vende si muaj i thatë krahasuar me vlerat mesatare shumëvjeçare. Siç informojnë nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), temperatura mesatare mujore ka lëvizur nga 8.4 gradë celsius në Lazaropole deri në 16 gradë në Gjevgjeli. “Krahasuar me temperaturat mesatare të mesit të muajit tetor, për periudhën tridhjetëvjeçare nga viti 1981 deri në vitin 2010, temperatura vjetore ishte 0.4 gradë celsius më e lartë në nivel shteti. Temperatura mesatare maksimale varioi nga 16.5 gradë në Lazaropole deri në 24.2 gradë në Gjevgjeli.…

Lexo më Shumë

Ministri i Vetëqeverisjes Lokale nga radhët e Partisë liberal-demokrate, Risto Penov tha se për rreth dhjetë ditë do të mbahet Kongresi i partisë ku pritet të zgjidhet lideri i ri i partisë, ndërsa deputetja Monika Zajkova është kandidatja e vetme. “Zajkova është kandidatja e vetme për lidere të partisë, Unë nuk do të kandidoj. Duhen ide dhe forca të reja dhe të freskëta, si ne kur e bëmë infrastrukturën e partisë”, tha Penov në emisionin “Vetëm intervistë” në Kanal 5. Për kryetarin e deritanishëm, Goran Milevski, i cili dha dorëheqje nga funksioni partiak dhe nga funksioni i ministrit të Vetëqeverisjes…

Lexo më Shumë

Ministria e Punëve të Jashtme (MPJ) e Bullgarisë përmes një deklarate shprehu shqetësimin se me ndryshimet ligjore për shoqatat, fondacionet dhe për partitë politike në Maqedoninë e Veriut kufizojnë të drejtën e asociimit të bullgarëve në vend pasi ka interpretim të njëanshëm të fakteve historike, transmeton Portalb.mk. Bëhet fjalë për ndryshime ligjore që ndalojnë përdorimin e emrave, nofkave, pseudonimeve që kanë lidhje me fashizmin, nazizmin, gjenocidin, Rajhun e Tretë etj., për shoqatat, fondacionet dhe partitë politike në vend, të cilat u votuan dy ditë më parë në Parlament. “Ekziston shqetësim serioz se ato (amendamentet ligjore) synojnë kufizimin diskriminues të së…

Lexo më Shumë

Në sheshin “Maqedonia” në Shkup nga sot deri të dielën do të mbahet “Panairi i katërt i bletarisë së Maqedonisë”, ku pritet që bletarët nga i gjithë vendi t’i prezantojnë produktet e tyre. Patron i ngjarjes është Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave, ndërsa nikoqir është Qyteti i Shkupit. Ngjarja organizohet nga Federata e bletarisë së Maqedonisë. Siç informojnë nga FBM, pritet që panairin ta hapë ministri i Bujqësisë, Lupço Nikollovski.

Lexo më Shumë