Në SPB-Shkup, sot rreth orës 14:00 kanë marr njoftim se në adresën elektronike të katër shkollave (deri në këtë moment) është dërguar kërcënim me bombë. “Menjëherë pas marrjes së thirrjes, zyrtarët policorë kanë ndërmarr të gjitha masat për evakuimin e nxënësve dhe stafit të shkollës. Në rrjedh janë kontrollet antiterroriste dhe po ndërmerren të gjitha masat për zbardhjen e rastit”, thuhet në njoftimin e MPB-së.
Author: Hamdi Kumanova
Përderisa inspektimi i jashtëzakonshëm vazhdon në Qendrën Klinike Universitare “Nënë Tereza” në Shkup, dalin detaje të reja mbi keqpërdorimet nëpër klinikat e tjera. Alsat mëson se afër shkarkimit nga pozita udhëheqëse është Drejtori i Pulmologjisë, Dejan Dokiq. Sipas informacioneve jo zyrtare, janë evidentuar parregullsi të shumta në Klinikën e Pulmologjisë gjatë periudhës së pandemisë. Sipas burimeve ka indicie të forta për keqpërdorime eventuale të Dokiq, edhe për donacionet gjatë dy viteve të fundit, kur ai ishte koordinator i qendrave kovid, në periudhën kur ministër i Shëndetësisë ishte Venko Filipçe. Nga dikasteri i Shëndetësisë nuk japin detaje, por as nuk pohojnë…
Çmimet hotelierike në tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti janë rritur për 0,4 për qind, ndërsa për 17,4 për qind në krahasim me tetorin e vitit të kaluar, njoftoi sot Enti shtetëror për statistika. Në krahasim me grupet e shërbimeve, rritje në muajin tetor në krahasim me shtatorin e këtij viti është shënuar në grupet ushqime për 0,3 për qind, pije alkoolike për 0,8 për qind dhe pije joalkoolike për 1,5 për qind. Në periudhën janar-tetor të këtij viti, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, shërbimet hotelierike janë rritur për 11,4 për qind. Ndërsa…
Pjestarët e policisë të SPB Tetovë, dje (03-nëntor) rreth orës 15:00, në Kodrën e Diellit në Tetovë kanë ndaluar shtetasit M.H. (44) dhe G.K. (31) nga Republika e Shqipërisë, të cilët të padeklaruar po qëndronin dhe punonin në këtë zonë. Dy shtetasit shqiptarë janë ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës për procedura të mëtutjeshme.TS
Njëzet e tre vjeçari F.Q. nga Tetova, dje (03-nëntor) në ora 18:40 në SPB Tetovë ka raportuar se rreth orës 18:00 është sulmuar fizikisht nga një person në rrugën “Strasho Pinxhur” në Tetovë. Në sulm, sipas raportit, personi ka përdorur edhe një send të fortë. Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.TS
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, sot përmes video fjalimit mori pjesë në Konferencën e 8-të të Stambollit për Siguri, në organizim të Qendrës turko-aziatike për studime strategjike, me temë “Dilemat e sigurisë, integrimet, modelet dhe Azia”. Në fjalim Spasovski shprehu falënderim për mundësinë për t’i ndarë leksionet e mësuara dhe eksperiencat e fituara në kohën e sfidave më të mëdha të sigurisë për shoqërinë me të cilat po ballafaqohet njerëzimi në disa vitet e kaluara. “Sot jemi të ballafaquar me sfidën më serioze për sigurinë pas Luftës së Dytë Botërore. Agresioni i hapur i Rusisë ndaj Ukrainës dhe…
Çdo javë pas përfundimit të ditës së tregut në Tetovë, pjesa ku mblidhen tregtarët shndërrohet në deponi. Papastërtia mbulon trotuaret, ndërsa ndodh që plehrat të përfundojnë edhe në varreza. Nga ndërmarrja e higjienës komunale thonë se duhet angazhim urgjent i inspektoratit pasi për shkak të disa tregtarëve të papërgjegjshëm punëtorët e Higjienës duhet të pastrojnë deri në orët e hershme të mëngjesit. “Në këtë rrugë, në këtë vend këtu, vijnë tregtarë nga qytete të ndryshme të Maqedonisë së Veriut, por edhe fshatrat e largët e qytetit të Tetovës, për të bërë tregti. Dita shkon si më mirë, por, çfarë ndodh…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti sot ka qëndruar në Dollogozhdë të Strugës ku kanë filluar punimet e sallës së re sportive e cila do të mbajë emrin e dëshmorit, Nuri Mazari. Me kënaqësi të madhe këtë synim vazhdojmë ta realizojmë kësaj rradhe në fshatin Dollogozhdë të Strugës, ku sot vendosëm gurëthemelin e sallës sportive që me krenari do mbajë emrin e dëshmorit të kombit, Nuri Mazari, ka shkruar Ahmeti. Kujtimin për dëshmorët e ruajmë më së miri duke vendosur emrat e tyre kudo në shkolla dhe salla sportive, si përkujtim dhe frymëzim brezash. Me kënaqësi të madhe këtë synim vazhdojmë…
Rruga kryesore fshati Novosellë – vendkalimi kufitar Novosellë është mbyllur për qarkullim për shkak të një aksidenti trafiku. Komunikacioni është ndërprerë që nga ora 17:30, informoi sot pasdite Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë. Në pjesën tjetër të vendkalimeve kufitare qarkullimi po zhvillohet pa probleme, në rrugë të thata.
Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut sot ka mbajtur mbledhjen e 99-të nga ku u miratuan disa vendime, transmeton Portalb.mk. Në këtë mbledhje u miratua teksti i kërkesës drejtuar Fondit Monetar Ndërkombëtar për sigurimin e një linje kredie për kujdes dhe likuiditet. “Linja e kredisë për kujdes dhe likuiditet është në vlerën 530 milionë euro. Mjetet nga linja kreditore janë të destinuara për të mbështetur Buxhetin e Republikës së Maqedonisë së Veriut”, informojnë nga Qeveria. Gjithashtu u vendos për marrjen e masës për mbështetje financiare me llogaritjen e dallimit të çmimit të energjisë termike operatorëve të aktiviteteve energjetike në…
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (u.d.) Arben Taravari priti sot në selinë e partisë në Tetovë, z. Jaroslav Ludva – ambasador i Çekisë në Shkup. Kryetari Taravari e përgëzoi ambasadorin për presidencën e sukseshme çeke me Bashkimin Evropian dhe ruajtjen e fokusit të BE-së në Ballkanin Perëndimor, si dhe e falënderoi atë për angazhimin e qeverisë çeke në heqjen e vetos bullgare karshi Maqedonisë së Veriut. “Diskutuam për problemet kryesore me të cilat ballafaqohemi si shtet, veçanërisht falimentimin e shtetit të së drejtës dhe korrupsionin. Shpreha bindjen se procesi i skriningut duhet të përdoret nga institucionet e BE-së për të…
Ministria e Punës dhe Politikës Sociale informon se sot ka filluar pagesa e të drejtave sociale, të fëmijëve dhe mbrojtjes civile për muajin tetor 2022. Përfituesit e të drejtave në të holla që posedojnë kartelë debitore do të mund të tërheqin paratë në bankomatet e bankave, t’i shfrytëzojnë mjetet për pagesa në rrjetin e shitjeve ose përmes bankës elektronike dhe celulare nga dita e sotme, 4 nëntor 2022. Për të shmangur turmat para bankave dhe brenda ambienteve të bankave gjatë pagesës së të drejtave, për përfituesit që nuk shfrytëzojnë kartela pagesa do të kryhet në 2 grupe në të gjitha…

