Gjatë ditës së sotme në territorin e Maqedonisë së Veriut do të ketë mjegull ose vranësira të ulëta në disa lugina, sidomos gjatë paraditës. Gjatë ditës moti do të jetë me diell dhe me vranësira të minimale deri në mesatare. Do të fryjë erë e lehtë e ndryshueshme. Temperatura minimale do të jetë në interval prej 1 deri në 10 gradë Celsius, ndërsa ajo maksimale do të arrijë nga 16 deri në 20 gradë Celsius. Në Shkup gjatë orëve të paraditës do të ketë paraqitje të mjegullës, ndërsa gjatë ditës do të ketë kohë me diell me vranësira minimale./KlanMacedonia
Author: Hamdi Kumanova
Kovaçevski: Transformimi i energjisë është interesi ynë në të ardhmen Në natën ndërmjet 4 dhe 5 nëntorit të vitit 1982, termocentrali i TEC “Manastiri” prodhoi kilovatët e parë të energjisë elektrike. Në 40 vjetorin e sotshëm jubilar të nisjes me punë të këtij kombinat, Kryeministri Dimitar Kovacevski theksoi se se kjo qeveri si asnjë tjetër deri më tani po bijon investimet në energji dhe në projekte që do të sjellin vetëm përfitime në planin afatmesëm dhe afatgjatë. “Turbinat me erë tashmë kanë filluar të mbërrijnë atje. Dhe së fundmi, për projektin më domethënës “Çebren”, një projekt historik, për herë të…
VMRO-DPMNE-ja i ka thirrur mbi 40 kryetarë të komunave në llogaridhënie në Shkup. Në eventin dyditor të quajtur “panairi i parë politik” shumica e kryetarëve të komunave kanë vënë në dukje se kanë gjetur gjendje të rëndë në komuna, ndërsa brenda një viti kanë arritur të realizojnë shumë projekte që ua kanë premtuar qytetarëve. Tubim mburrjesh, kështu mund të përshkruhet shkurt tubimi i kryetarëve të komunave të VMRO-DPMNE-së të cilët vitin e kaluar pas fitores në zgjedhjet lokale e morën pushtetin në 42 komuna në vend. “Aerodromi është komuna e cila u ka dhënë mbi 800 tableta pa pagesë nxënësve…
Llogaridhënia është pjesë e transparencës fiskale, e cila është shkalla më e lartë e kontrollit të financave publike. Prandaj, arsytimi i detajuar dhe i qartë i propozim buxhetit, dokumentit më të rëndësishëm fiskal që miratohet çdo vit, ka domethënie sinjifikative për mirëmenaxhimin e financave publike. Buxheti është shumë më tepër se një bilanc të ardhurash dhe shpenzimesh. Është plan gjithëpërfshirës i të gjitha politikave dhe masave të zbatuara nga Qeveria gjatë vitit fiskal. Buxheti nuk është thjesht seri numrash në letër, ai është pasqyrim i vlerave tona, thotë ish presidenti amerikan Obama. Shpesh theksohet se buxheti është nga qytetarët për…
E majta ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup për veprën penale “Vjedhja e energjisë elektrike, termike ose gazit natyror” – e paraparë dhe e dënueshme me nenin 235 a të Kodit Penal – ndaj kryesit të panjohur nga Komuna e Haraçinës, njoftun nga kjo parti. Këtë kallëzim penal për vjedhje të energjisë elektrike, Levica e ka dorëzuar në Prokurorinë Publike të Shkupit, e cila si organ i autorizuar duhet të veprojë sipas detyrës zyrtare në mënyrë që të parandalohen veprat e tilla penale dhe të dënohen kryesit e tyre. ”Me këtë veprim të pakujdesshëm dhe të kundërligjshëm…
Një kornizë bashkëpunimi mes Qeverisë dhe Kuvendit për eurointegrimet pritet të definohet në takimin e liderëve të hënën, me propozim të Sekretariatit për Çështje Evropiane. Nga kabineti i zv/kryeministrit Bojan Mariçiq nuk zbardhin se cilat do të jenë çështjet që ata do të propozojnë të përfshihen në kornizë por thonë se bashkëpunimi me opozitën është i rëndësishëm. “Definimi i rolit të Kuvendit në negociatat e anëtarësimit në bazën e një akti të koordinuar e parashikuam që para krijimit të strukturës negociuese, sepse aktiviteti I ligjvënësit dhe trupave të tij, para së gjithash Komisionit për çështje evropiane dhe Këshillit nacional për…
Kryetari i BDI-së Ali Ahmeti me rastin e dy vjetorit të fillimit të procesit gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Rexhep Selimit, Kadri Veselit dhe Jakup Krasniqit ka shkruar se është një betejë juridike e bazuar në trillime dhe të pavërteta. “Jam thellësisht i bindur se drejtësia do të triumfojë edhe kësaj rradhe, do të dëshmohet në çdo argument pafajësia e krerëve të UÇK-së dhe lufta e pastër e popullit shqiptar, autokton në trojet e veta, ka shkruar më tej Ahmeti. U bënë sot plot dy vite nga procesi i filluar gjyqësor në Hagë që largoi padrejtësisht nga pragu i shtëpisë së…
Biznesmeni strugan, Mendi Qyra është zgjedhur sot kryetar i Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore në Kuvendin e mbajtur sot në Shkup. Qyra do ta pasojë kryetarin e deritanishëm të OEMVP-së, Nebi Hoxha, ndërsa para se të marrë besimin e kuvendarëve, Qyra ka qënë anëntar i këshillit Drejtues të këtij institucioni. “Kryetari i posazgjedhur z. Mendi Qyra në fjalën e tij drejtuar kuvendarëve dhe përfaqësuesve të organeve tjera, u shpreh se udhëheqësinë e tij e bazon mbi parimet dhe vlerat bazë të OEMVP-së, si dhe bazuar në Misionin dhe Vizionin e saj në mbrojtjen dhe avancimin e bizneseve anëtare të saja.…
Aleanca për Shqiptarët në Strugë ka vazhduar me akuza dhe kritika ndaj kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko për dështime, punësime partiake, nepotizëm, shantazhe dhe mosrealizim të projekteve. Ja konferenca e plotë e mbajtur nga kreu i degës së ASH-së në Strugë, Lulzim Nasufi: “Qeverisja e Ramis(z) Merkos me Komunën e Strugës, fare mirë mund të përkufizohet si një telenovelë me katër vazhdime, apo një katralogji me tematikë keqqeverisje, keqmenaxhim dhe shantazhim, në funksion të bërjes politikë për të siguruar vota shantazhi në kohë zgjedhjesh dhe pasurimit të një grushti njerëzish rreth kryetarit të Komunës, që të vetmin kod…
Frigoriferi i zbrazët dhe mungesa e ngrohjes brenda shtëpisë së familjes Iseni të fshatit dhe komunës Studeniçan të Shkupit flasin më së mirë për pasojat e krizës ekonomike dhe energjetike në vend. 37 vjeçarja Saime Iseni rrëfen për Alsat vështirësitë e përditshme të kësaj familje që për momentin varet vetëm nga ndihma sociale. Jeta bëhet edhe më e vështirë për shkak të sëmundjeve të ndryshme që kanë prekur këtë zonjë. “Çka keni ushqim për momentin në shtëpi? Asgjë, vetëm një thes miell. Doktori më ka thënë tabletat me i marr me ushqim të fortë por unë nuk kam. Ndonjëherë dobësohem…
Asnjë shqiptarë në Komisionin për shënimin e manifestimeve festive për ndarjen e çmimeve të Nëntorit dhe mirënjohjeve nga Këshilli i Komunës së Kumanovës për vitin 2022, përcjell Open-TV. Këtë e bëri të ditur kryetarja e Komisionit, Nevena Veliçkovska, në konferencën për media, të enjten. “Dëshiorj të ju njoftoj se me 3 nëntor 2022 është mbajtur mbledhja e komisionit për shënimin manifestimeve festive-çmimi i nëntorit. Edhe ate në përbërje: Marijana Prokiq-Mladenovic, Darko Petkovski dhe me pjesëmarrje të anëtarëve të këshillit komunal:Dejan Ivanovski, Valentina Mlladenovska dhe kryetarja e Këshillit komunal, Ivana Gjorgjievska. Këtë vit vërtet Komisioni pati punë të vështirë. Për çmimin…
Zëvendësministri i Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Ekonomi të Ujrave, Abdylshyqyr Abedini ka vizituar dje Komunën e Tearcës. Në takimin që u mbajt, u prezantua modeli i ri i subvencionimit të fermerëve në mënyrë të detajuar, transparente, si dhe u debatua në lidhje me prodhimtarinë bujqësore në përgjithësi. Nga Komua e Tearcës na njoftojnë se: Modeli i ri i subvencionimit ofron përgjigje dhe zgjidhje për të gjitha dobësitë e identifikuara në modelin aktual të subvencionimit, dhe përveç kësaj fermerët që prodhojnë kultura dhe produkte strategjike dhe përdorin farëra të certifikuara dhe e dorëzojnë prodhimin e tyre në objektet e regjistruara…

