Author: Hamdi Kumanova

Ambasada Ruse në Maqedoninë e Veriut ka shpërndarë në Twitter të dielën e 6 nëntorit një murale në Mitrovicën e Veriut e cila shkruan “Kosova është Serbi, Krimea është Rusi”. “Krimea është Rusi, plus Luhansk, Donetsk, Zaporozhye dhe Kherson”, ishte provokimi i diplomacisë ruse në rrjet. Publikimi nuk ka kaluar pa shkaktuar zhurmë në median sociale, por ende nuk ka asnjë reagim zyrtar që e dënon këtë veprim në mesin e tensioneve në veri të Kosovës./Express

Lexo më Shumë

Shpenzimet e jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me tetorin e vitit të kaluar, shënojnë rritje prej 19.8 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë 15.4 për qind, njoftoi Enti Shtetëror i Statistikës. Krahasuar me shtatorin e këtij viti, ndërkaq, shpenzimet e jetesës janë më e lartë për 1.4 për qind, ndërsa çmimet e shitjes me pakicë për 0.6 për qind. Rritje në indekset e shpenzimeve të jetesës në tetor të vitit 2022, krahasuar me muajin paraprak, është vërejtur te perimet e freskëta dhe të ftohta, me përjashtim të patateve dhe frutave të tjera me rrënjë për 7.3%,…

Lexo më Shumë

Kryetarja e RDM-së, Maja Moraçanin para takimit të liderëve tha se nuk pret që sot të arrihet marrëveshje mes partive politike për mbështetjen e ndryshimeve kushtetuese, përcjell TV21.Sipas saj, fillimisht duhet të dëgjohen edhe kërkesat e opozitës. “Nuk pres që sot të arrihet një marrëveshje, duke marrë parasysh paralajmërimet dhe deklaratat e opozitës se janë ende kundër, pra kërkojnë garanci shtesë për ndryshimin e Kushtetutës, por është mirë të flasim bashkë sepse kjo është mënyra më e mirë për të diskutuar çështje të tilla strategjike që janë të rëndësishme për shtetin dhe qytetarët”, tha Moraçanin.

Lexo më Shumë

Zv/kryeministri Artan Grubi sot mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor, të organizuar në Prishtinë nga ku theksoi kronologjinë e zhvillimit të ngjarjeve kundër diskriminimit në Maqedoninë e Veriut, duke krahasuar situatat nga viti 2001 e deri në arritjet e viteve të fundit. Marrëveshja e Ohrit vendosi standardet e përfaqësimit të drejtë dhe të garantuar institucional të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, teksa shtoi se synimet e brezave të dikurshëm që dukeshin ëndrra, sot po i gëzojnë me të drejta të plota më bashkëkombësit e tyre edhe shqiptarët. “Sot, në Maqedoninë e Veriut mundohemi të vëmë standarde…

Lexo më Shumë

Lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, pret debat konstruktiv në takimin e thirrur të liderëve nga Kryeministri, Dimitar Kovaçevski. Sipas tij, do të ishte mirë që të arrihet konsensusi midis qeverisë dhe opozitës që përfundimisht dhe definitivisht të mbyllen bllokimet e rrugës eurointegruese të vendit. Në pyetjen nëse PDSH-ja do të vendos kushte për futjen e bullgarëve në Kushtetutë, Thaçi ka thënë se propozimi I tyre është që të hiqet formulimi 20% nga Kushtetuta dhe se për këtë ka biseduar me liderin e BDI-së, Ali Ahmetin. “Mirë është që përfundimisht në Maqedoni të bisedohet edhe për identitetin e Shqiptarëve, respektivisht për…

Lexo më Shumë

Gjatë vizitës në Zvicër, Ministri i Brendshëm Oliver Spasovski, ka vizituar Ambasadën e RMV-së në Bern, ku është takuar me Ambasadorin Kenan Ramadani dhe Këshilltaren e ambasadës, Melehat Muftarovska. Siç njoftohet, gjatë periudhës së kaluar vetëm në Bern janë dhënë 2.445 dokumente të udhëtimit përmes projektit të përbashkët të MPB-së dhe MPJ-së që ka nisur më 01.10.2021, lidhur me dorëzimin e kërkesave për dhënien e dokumenteve të udhëtimit përmes stacioneve bazë në përfaqësitë diplomatiko-konsulore. Që nga fillimi i projektit, përmes përfaqësive diplomatiko-konsulore janë dhënë 17.650 dokumente të udhëtimit për shtetas të RMV-së në vende të huaja, që siç u tha,…

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,62% në raport me vendimin e datës 4.11.2022. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 1,994 %, te nafta ka ulje për 0,558 %, te vaji ekstra i lehtë ka ulje për 0,436 % dhe te mazuti ulja është për 0,165% . Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar,…

Lexo më Shumë

Sot, Kryetari i Alternativës, Afrim Gashi, bashkë me nënkryetaren Safije Sadiki – Shaini, e pritën në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, SH.T. z. Fatos Reka. Me këtë rast u diskutua për aktualitetin politik, për mundësitë e ndryshimeve kushtetuese, që duhet të bëhen për shkak të procesit integrues dhe tema të tjera të zhvillimeve politike. Në frymë të kësaj, Kryetari Gashi e njoftoi Ambasadorin Reka për propozimin e Alternativës që, gjatë hapjes së ndryshimeve kushtetuese, në kushtetutë të sanksionohet që lëndët e korrupsionit politik të mos vjetrohen asnjëherë. Ambasadori Shqiptar e vlerësoi iniciativën e Alternativës dhe shfaqi inkurajim që të…

Lexo më Shumë

NGA VITI 2017 SHËNOHET PROGRES NË KËTË LISTË Sipas Indeksit Global për paqë, RMV-ja është vendi më I sigurtë në Ballkanin Perëndimor. Këtë vit vendi ynë gjendet në mesin e 36 vendeve më të sigurta të botës. Sipas Institutit për ekonomi dhe paqë, i cili për cdo vit bën listën e vendeve më të sigurta të botës, Maqedonia e Veriut, e ranguar në vendin e 36-të, renditet më mirë në rajon. Para vendit tonë janë vetëm Sllovenia dhe Kroacia. Sipas Indeksit Global për paqë, duke filluar nga viti 2017, kur ishte në vendin e 103, Maqedonia vazhdimisht shënon progres në…

Lexo më Shumë

Kryetari i Lidhjes Demokratike, Pavle Trajanov, ka theksuar se në takimin e liderëve do të hap cështjen për zgjedhje të parakohshme ose për Qeveri me të gjitha partitë politike. Sipas tij, cështja kryesore që do të diskutohet është futja e bullgarëve në Kushtetutë, që do ta mbështet, vetëm nëse Maqedonasit njihen në Bullgari. “Do të kërkoj të bisedohet për t`i dërguar një mesazh të fuqishëm Bullgarisë, kreut politik atje, t`i njohin maqedonasit si përkatësi kombëare dhe t`i realizojnë të drejtat ë tyre. Të formojnë klube, asociacione, si parti politike që do të kultivojnë karaktersitikat e kombit. Do ta ngrejë këtë…

Lexo më Shumë

SHA EMV më 06.11.2022 prodhoi 14.007 MWh energji elektrike. Në termoelektranat janë prodhuar 8.891 MWh, ndërsa në hidroelektranat dhe në Parkun e Erës Bogdanci janë prodhuar 5.116 MWh. SHA EMV me datë 06.11.2022 ka përmbushur plotësisht nevojat për energji elektrike të amvisërive dhe konsumatorëve të vegjël ekskluzivisht nga kapacitetet e veta vendore. * Të dhënat janë marrë nga Raporti i SHA EMV për 06.11.2022.

Lexo më Shumë

Në Ferizaj janë arrestuar katër persona, tre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut.Të dyshuarit kosovarë rrahën shtetasin e Maqedonisë së Veriut pasi që ky i fundit shkaktoi aksident dhe u largua nga vendi i ngjarjes, përcjell TV TEMA. I dëmtuari është dërguar për trajtim mjekësor dhe të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. “Ferizaj 06.11.2022 – 17:40. Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj tre prej tyre kosovarë dhe një shtetas i Maqedonisë së Veriut, pasi që dyshohet se për shkak të një aksident trafiku që ka ndodhur në mes tyre, të dyshuarit kosovarë e kanë sulmuar fizikisht të dyshuarin…

Lexo më Shumë