U.D kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, pas mbledhjes së liderëve tha se ata si parti janë pro hapjes së Kushtetutës dhe futjen e komuniteteve të tjera në Kushtetutë. Por me hapjen e saj të hiqet dhe 20% për shqiptarët. Ai shtoi se bashkëqytetarët maqedonas duhet t’i kuptojnë shqiptarët për këtë, siç i kuptojnë shqiptarët kur vjen puna për gjuhën e tyre që kontestohet nga bullgarët. “Hapja e kushtetutës duhet të ndodh sepse Maqedonia nuk ka alternativë tjetër. Futja e bullgarëve nuk e cenon identitetin e shtetit. Kjo mundësi e hapjes mundëson edhe hapjen e çështjeve të tjera, siç…
Author: Hamdi Kumanova
Kreu i BDI-së Ali Ahmeti e ka vlerësuar si pozitiv takimin e sotëm të liderëve politik, me shpresë se takimet e tilla do të vazhdonin edhe në të ardhmen. Sipas Ahmetit, takimi ishte zhvilluar me debat të hapur, konstruktiv dhe me dallime në qëndrime nga liderët e shumicës parlamentare dhe opozitës. I pyetur për kërkesën e partive opozitare shqiptare që të hiqet “20 përqindëshi” nga Kushtetuta, tha se kjo është çështje prioritetesh dhe se qëndrimin do ta ndërtojnë pasi të hapet kjo temë. “Mbi të gjitha prioritet i është dhënë ndryshimeve kushtetuese dhe kur të hapet një diskutim i tillë,…
Ne si Qeveri jemi të hapur për bashkëpunim dhe tani kemi nevojë për gjithëpërfshirje dhe unitet, dhe çështja e BE-së nuk duhet të jetë fushë për politikë ditore, tha kryeministri Dimitar Kovaçevski në takimin e sotëm me kryetarët e partive parlamentare. – Advertisements – Kovaçevski i informoi për procesin e integrimeve evropiane, por edhe për gjendjen energjetike në vend, për ligjet që duhet të miratohen, si dhe për buxhetin për vitin 2023. Ai ofroi edhe konkluzionet që do të dilnin në momentin e takimit, me të cilat kërkoi nga partitë parlamentare që anëtarësimin në BE ta konsiderojnë si interes mbipartiak…
Islam Abazi, prokurori i Prokurorisë së Lartë të Gostivarit do të jetë shef i Prokurorisë për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit. Nga 163 vota, Abazi ka marrë 66 vota, duke u renditur i pari, ndërsa 64 vota ka marrë prokurori i Prokurorisë nga Shkupi, Ermon Neziri, shkruan gazeta KOHA. Nga ora 8 e mëngjesit sot e deri në ora 16, 163 prokurorë në nivel vendi kanë votuar sot për të zgjedhur shefin e PNKOK-se, ndërsa në listë e konfirmuar ditë më parë kanë qenë 4 kandidatë: Islam Abazi, Ermon Neziri, Desa Paunovska dhe Villma Ruskoska. (koha.mk)
–Shumicë për ndryshime kushtetuese nuk ka, logjikisht ngjarjet duhet të vijojnë me organizimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, tha kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski pas takimit të sotëm të liderëve me ftesë të kryeministrit, përcjell TV21. Mickoski tha se në takim nuk është diskutuar për gjërat që i mundojnë qytetarët, ndërsa tha se kanë qenë të vetëdijshëm për këtë. “Vetëm që mos të shpallemi si koalicion që është anti-shtet, jo-konstruktivë dhe kundër ardhmërisë së shtetit, erdhëm, të vetëdijshëm që nuk do të bisedojmë për ata gjëra që i mundon qytetarët dhe se nuk do të ketë asnjë rezultat takimi i…
Në Kohën e pandemisë nuk dihej “kush pinte e kush paguante” në Klinikën e Pulmologjisë. Në raportin e inspektimit të jashtëzakonshëm revizor në këtë klinikë janë evidentuar disa parregullsi gjatë vitit 2021. Ky raport i kryer nga Fondi Sigurimit Shëndetësor i është dorëzuar Ministrisë së Shëndetësisë dhe duke u bazuar nga i njëjti pritet të ndërmerren hapa konkret për masat eventuale disiplinore apo ndëshkuese. Në bazë të dhënave që ka siguruar Alsat, bëhet fjalë për lëshime në kujdestari gjatë kohës së pandemisë. Raporti i mbikëqyrjes së jashtëzakonshme në Klinikën e Pulmologjisë gjeti disa parregullsi lidhur me kujdestaritë dhe disa çështje…
Sipas VMRO-DPMNE-së, jostabiliteti dhe masat e qeverisë të miratuara shumë vonë për uljen e inflacionit çuan në rritjen enorme të çmimeve. Opozita konsideron se inflacioni është rritur për shkak të prodhimit vendas historikisht të ulët të energjisë elektrike, rritjes së akcizës për derivatet e naftës, mungesës së reagimit nga rezervat të mallrave dhe naftës dhe performancës së dobët të Bankës Popullore. Kompanitë në Maqedoni paguajnë çmimet më të larta për energjinë elektrike. E gjithë kjo, sipas VMRO-së, është konfirmim se inflacioni është jashtë kontrollit.
Aleanca për Shqiptarët dënon provokimin e fundit të Ambasadës ruse në Shkup në twitter, me çka është shkelur rëndë Kushtetuta e vendit e cila Kosovën e njeh si shtet të pavarur dhe sovran. Maqedonia e Veriut gjithashtu është e rreshtuar qartë përkrah Perëndimit në dënimin e agresionit rus ndaj Kievit dhe në mbrojtje të integritetit territorial të Ukrainës. Kërkojmë nga Ministri i Punëve të Jashtme që të thërret ambasadorin rus për shpjegime dhe për të protestuar ndaj intervenimeve të tilla brutale nga ana e Rusisë. Maqedonia e Veriut si vend kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian nuk guxon të lejojë…
Sot pasdite në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut, filloi takimi i liderëve të kryetarëve të partive parlamentare, me ftesë të Kryetarit të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski. Në takimin e liderëve, të cilin e hapi Kryeministri Kovaçevski me fjalimin e tij, do të diskutohet për ardhmërinë evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe për vendimet që duhet të merren në Kuvend në periudhën e ardhshme me një plan të gjerë politik dhe konsensus social. Në takim po marrin pjesë edhe Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, kryetari i “VMRO-DPMNE-së”, Hristijan Mickovski, kryetari i…
Samiti i parë i Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor grumbulloi përfaqësues të vendeve të rajonit në Prishtinë, ku u diskutua për problemet që po e pengojnë procesin e integrimit të minoriteteve etnike në shoqëri. Drejtori i organizatës Zëri i Romëve, Ashkalinjve dhe Egjiptianëve, Isak Skënderi, tha se Kosova dhe shtetet e tjera ballkanike kanë ngecur në procesin e integrimit të komuniteteve minoritare, si të atij rom. “Sot, në Kosovë, ashtu si edhe në shtetet e tjera ballkanike, romët janë të ngujuar në një qark vicioz të përjashtimit. Atyre u mungojnë mundësitë dhe mungojnë shërbimet”, u shpreh Skënderi, duke shtuar se…
Kush do jep përgjegjësi për qytetarët qe kanë konsumuar qumështin? Qumështi “Millkano” nuk është hequr tërësisht nga Marketet Stokomak informojnë nga Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë. Gjëgjësisht janë hequr vetëm produktet me numrin serik LOT FD04 me datë prodhimi 05.10.2022 për shkak të pranisë së aflatoksinës M1. Takuam një qytetare e cila blente këtë lloj qumshti çdo ditë, por nuk kishte dëgjuar se çfarë ka ndodhur. “Çdo ditë e blej, kushton 62 denarë. Qytetarët e blejne shumë, hatxhohet shpejtë, qumshti tjetër ëahtë 80 denarë ka dallim te madh”, thotë një qytetar. “Agjencia e ushqimit dhe veterinarisë publikoi se lloji i…
Deri më tani ka dinamikë të shkëlqyeshme të realizimit të projektit për lidhje të shpejtë të Dibrës me Kërçovën, përkatësisht në pjesën e trasesë nga vendi “Ura Garski” drejt fshatit Burim dhe pritjet tona janë se do të përfundohet tërësisht deri në fund të vitit të ardhshëm apo në fillim të vitit 2024, vlerësoi sot ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoj Boçvarski. “Bëhet fjalë për drejtim tërësisht të ri, investim prej rreth 20 milionë eurove, që është shumë i rëndësishëm për tërë rajonin dhe do ta lidhë Dibrën me Korridorin 8. Atje kemi progres të mirë në punë dhe pritjet…

