Author: Hamdi Kumanova

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:00 policia ka privuar nga liria 39 vjeçarin O.B. dhe 42 vjeçarin A.M. që të dy nga Kavadari, për shkak se A.M. në afërsi të një shkolle në Kavadar i ka shitur heroin 39 vjeçarit O.B., shkruan Alsat. Më pas me urdhër të Gjykatës Themelore-Kavadar, është kryer bastisje në shtëpinë e A.M. me çrrastë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e heroinës. Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk

Lexo më Shumë

Maqedonia e Veriut është ndër 10 vendet e para në botë sipas përqindjes sa i përket pirjes së duhanit dhe numrit të përgjithshëm të cigareve të pira në ditë për duhanpirës. Të dhënat e analitikës tregojnë se përqindja e pirjes së duhanit në vend është 48.4%. Për krahasim në vendet evropiane, përqindja e pirjes së duhanit është shumë më e ulët – mesatarja e BE-së është 29%. Në Suedi është 8.7%, në Greqi dhe Bullgari 27%. Analytica think tank së bashku me Universitetin e Illinois në Çikago në vitin 2020 kryen një anketë të madhe rajonale mbi konsumin e duhanit…

Lexo më Shumë

Nga ora 08:30 pa ujë të pijshëm do të mbeten banorët e fshatit Kopanicë. Nga NP Ujësjellës dhe Kanalizime njofton se për shkak të pastrimit të rezervuarit në fshatin Kopanicë, do të ketë ndërprerje të furnizimit me ujë të shfrytëzuesve të këtij fshati. Furnizimi me ujë do të ndërpritet nga ora 08:30 deri në përfundim të aktiviteteve të punës, thuhet në njoftim.

Lexo më Shumë

MPB njofton se gjatë ditës së djeshme, në ora 16:00, zyrtarë policorë nga SPB-Veles – DPB-Kavadar kanë privuar nga liria O.B. (39) dhe A.M.(42), të dy nga Kavadari, përcjell TV21. Dyshohet se A.M. pranë një shkolle në Kavadar, i ka shitur heroinë O.B. “Me urdhër të Gjykatës Themelore të Kavadarit, është kryer bastisje në shtëpinë e A.M., me ç’rast është gjetur dhe konfiskuar heroinë. Personat janë ndaluar në stacionin policor në Kavadar dhe pas dokumentimit të rastit do të vijojë kallëzimi përkatës”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Sekretari i klubit kulturor bullgar “Car Boris Tretë” është rrahur brutalisht në Ohër, raportojnë mediat bullgare, ndërsa edhe MPB e ka konfirmuar rastin. “Tre sulmues filluan të godasin sekretarin e klubit kulturor bullgar, e ofenduan dhe e kërcënuan se do ta vrisnin sepse është bullgar dhe punon në qendrën kulturore. Njoftova menjëherë MPJ-në bullgare dhe ate të RMV-së. Kam kontaktuar me ministrin e Punëve të Jashtme, Bujar Osmani dhe e kam thirrur që menjëherë të merret me rastin dhe pas gjysmë ore më ka shkruar se të tre sulmuesit janë identifikuar”, tha eurodeputeti bullgar Andrey Kovaçev për emisionin BulgariaOnAir. Sipas…

Lexo më Shumë

Nxënësit të hënën duhet t’i kthehen bankave shkollore pas një pushimi të vazhduar dimëror. Ministria e Arsimit njofton se viti shkollor do të vazhdojë më 23 janar. Me vendim të Qeverisë, fillimi i gjysmmëvjetorit të dytë vazhdon më 23 janar e jo më 18 janar. Ky vendim ishte përshkak shëndetit të fëmijëve dhe kursimit të energjisë elektrike.

Lexo më Shumë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq deklaroi mbrëmë për RTS se entuziazmi për anëtarësim në Bashkimin Evropian është në rënie në rajon, veçanërisht në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi. Arsyet për këtë, thotë ai, janë para së gjithash për shkak të kërkesave politike. “Natyrisht, këtë e kanë thënë të gjithë përfaqësuesit e vendeve, plus përfaqësuesi i institucionit të përkohshëm në Prishtinë, dhe ajo që është më se e qartë është se ka një rënie të entuziazmit për anëtarësim në BE në vendet e rajonit, sidomos në Maqedoni dhe Serbi. Kjo është në radhë të parë për shkak të kërkesave politike që…

Lexo më Shumë

Deri sot me shumë gjasa do të dihet nëse ka persona të infektuar me llojin e ri të koronavirusit në vend – kraken. Kështu deklaroi dje kryetari i Komisionit për sëmundje infektive, Aleksandar Petliçkovski. Sot priten rezultatet e dhjetëra mostrash. “Ne presim që nesër të kemi rezultate. Nuk përjashtohet që në mesin e disa mostrave të shfaqet edhe varianti kraken”, tha dje Petliçkovski për TV Sitel. Ai pohon se nuk ka vend për shqetësim tek qytetarët. Sipas të dhënave të deritanishme të njohura për variantin e ri kraken të omicron, Petliçkovski thotë se është një variant që shkakton simptoma të…

Lexo më Shumë

Pa energji elektrike sot nga ora 9 deri në 12 do të mbeten një pjesë e shfrytëzuesve nga rruga “Mançu Matak” në komunën e Gjorçe Petrovit. Në periudhën prej orës 10:00 deri në orën 15:00 do të jenë pa energji elektrike një pjesë e shfrytëzuesve nga rrugët “Ivan Manolev”, “Rokomia” dhe “Aleksandar Turunxhov” në komunën e Butelit. Pa rrymë sot nga ora 11:00 deri në ora 14:00 do të jenë disa nga banorët e fshatit Çardak të Shkupit dhe shfrytëzuesit nga rruga “Aleksandar Urdarevski” që gjendet në shtrirjen nga kryqëzimi me rrugën për në fshatin Brazda deri në kryqëzimin e…

Lexo më Shumë

Reshjet e dendura të dëborës kanë sjellë bllokim të Rrugës së Arbrit në Shqipëri. Policia Rrugore ka bërë me dije se drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë drejt Tiranës dhe anasjelltas nëpërmjet ‘bypass’ Qafë Muzinë, duhet të ndjekin aksin rrugor Klos-Burrel-Ulëz. Më tej, policia rrugore u ka bërë apel shoferëve që të tregohen të kujdesshëm në drejtimin e mjetit dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme. “Prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në zonat malore të qarkut Dibrër kanë rënë reshje dëbore dhe për këtë shkak, aksi i rrugës së Arbrit , bypass- Qafë Murrizë, është bllokuar dhe subjekti kontraktor…

Lexo më Shumë

Lufta në Ukrainë vazhdon të jetë një nga problemet kryesore në tryezën e agjencive të inteligjencës amerikane. Drejtori i CIA-s, William Burns, u takua në fshehtësi në Kiev në fund të javës së kaluar me presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky. Gjatë takimit, sipas Washington Post, Burns i komunikoi Zelenskit se cilat janë pritshmëritë e SHBA-së për lëvizjet e ardhshme ushtarake të Rusisë. Udhëtimi i Burns vjen në një moment kritik në luftën 11-mujore. Forcat ruse po kryejnë një sulm masiv pranë qytetit lindor të Bakhmut që po shkakton shumë viktima në të dyja anët. Qeveria e Kievit ka shprehur shqetësimin…

Lexo më Shumë