Author: Hamdi Kumanova

Pas takimit me qytetarët e Gostivarit, kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, ka realizuar takim edhe me Forumin e Gruas të kësaj partie në Gostivar. Ahmeti duke cituar Sami Frashërin, Ahmeti e vuri theksin tek rëndësia e pozitës së gruas në shoqëri dhe përfaqësimin e saj në politikë. Ahmeti tha se nuk ndihet krenar me përfaqësimin momental të grave shqiptare dhe theksoi se pozita e gruas nuk duhet t matet me përqindje, përcjell KlanM. Kam obligim moral për të respektuar gruan shqiptare, sepse më kanë strehuar, me pushkë nën jastëk kanë fjetur për të më mbrojtur mua më është krijuar momenti,…

Lexo më Shumë

Ka përfunduar kërkimi për personin e zhdukur Fadil Brao nga Ohri. Kërkimet kanë përfunduar mëngjesin e sotëm në orën 6, kur një grup gjuetarësh në zonën e fshatit Rasino të Ohrit, kanë gjetur rastësisht automjetin dhe trupin e pajetë të ndjerit Fadil Brao. Automjeti dhe trupi i pajetë i të ndjerit Fadil Brao, pa shenja dhune , janë gjetur nga gjuetarë lokal në zonën e fshatit Rasino , (Vapilla) , rrethina e Ohrit, sot, rreth orës 06,00 të mëngjesit. Tashmë i ndjeri Fadil Brao është kërkuar intensivisht për disa ditë, por pa rezultate pozitive. Ngushëllime familjes për humbjen. U prehtë…

Lexo më Shumë

Sot në mesditë në Sofje, para ndërtesës së Komisionit Evropian do të mbahet një protestë në mbështetje të Hristijan Pendikov, sekretarit të rrahur të klubit bullgar “Borisi i Tretë” në Ohër, por edhe për të drejtat e bullgarëve në Maqedoni. Protesta është paralajmëruar nga përfaqësuesi bullgar në Parlamentin Evropian dhe bashkëkryetar i VMRO-së, Angel Xhambaski, i cili gjithashtu ka kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të negociatave për anëtarësim të vendit në BE. Eurodeputetja njoftoi se anëtarët dhe simpatizantët e VMRO-së do të protestojnë sot në mbrojtje të të drejtave të personave me identitet bullgar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Protesta…

Lexo më Shumë

Njëra, shtetase e Shqipërisë e tjetra nga Ukraina. Të dyja pa qëndrim të rregulluar, janë ndaluar nga policia në një lokal në rrethin e Tetovës. “Mbrëmë (21-janar) rreth orës 01:30, në një objekt hotelierik përgjatë autostradës Gostivar-Tetovë, zyrtarët e policisë nga SPB Tetovë kanë ndaluar 23-vjeçaren A.B.nga Republika e Shqipërisë dhe 41-vjeçaren A.S. nga Ukraina, nën dyshimin se kanë keqpërdorur qëndrimin turistik, pra qëndrimi në kundërshtim me qëllimin”, thonë nga SPB – Tetovë. Dy shtetaset e huaja janë ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për procedura të mëtutjeshme./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me presidenten Vjosa Osmani kanë bërë homazhe tek varri i ish-presidentit Rugova, për të cilin tha se kujtohet për shumë gjëra, raporton Ekonomia Online. Kurti u shpreh se presidenti Rugova do të kujtohet për qëndrimin intelektual, sjelljen paqësore, qasjen humaniste, ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës. “Bëmë homazhe tek varri i presidenti të parë të parë të Republikës së parë të Kosovës e presidentit të parë të Kosovës së çliruar. 21 janari është një ditë e ftohtë dhe  është një ditë në të cilën ne teksa e përkujtojmë presidentin Ibrahim Rugova e kujtojmë atë…

Lexo më Shumë

Google njoftoi të premten shkurtimin e 12 mijë vendeve të punës, ose rreth 6% të fuqisë punëtore, duke u bërë kompania më e fundit e teknologjisë që shkurton punonjësit, mes vështirësish financiare.Kompanitë e teknologjisë u përballën me një rritje të shpejtë gjatë pandemisë, e cila tashmë duket të jetë tkurrur. Drejtori ekzekutiv i Google, Sundar Pichai informoi personelin për shkurtimet nëpërmjet një email-i që u postua dhe në blogun e lajmeve të kompanisë.Krahas Google edhe kompani si Microsoft-i, Amazon, Meta e kompani të tjera të teknologjisë, kanë shkurtuar së fundmi me dhjetëra mijëra vende pune, ndërsa po ‘shtrëngojnë rripat’ mes…

Lexo më Shumë

Shkruan: Bekim Qoku Kam bindjen se Ziadin Sela ishte lideri i fundit politik shqiptarë në MV tek i cili dhe me të cilin mund të ndërtohej një politikë e kulluar kombëtare. Ziadini ishte, me gjasë, i fundit i shkollës së vjetër. Ai dështoi në këtë kauzë. Bashkë me të edhe shqiptarët e MV. Të shpresojmë vetëm përkohësisht. Por, tash e tutje, duket sikur kauzat e kulluara kombëtare të shqiptarëve të M. së Veriut do të varen kryekëput nga politika zyrtare të Shqipërisë dhe Kosovës. Sepse nga brenda nuk po mbetet farë kombëtare. Andaj, kjo ndërhyrje e tyre bëhet…

Lexo më Shumë

Ambasadorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bullgari do të thirret në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe do t’i dorëzohet notë proteste në lidhje me veprën e rëndë penale të kryer ndaj një shtetasi të Republikës së Maqedonisë së Veriut me identitet bullgar dhe sekretar i organizatës “Car Boris III” në Ohër, thuhet në njoftimin në ueb faqen e MPJ-së. Ambasadorja do të thirret të premten pasdite, thanë për BTA nga zyra e shtypit e ministrisë. Më 19 janar shtetasi është sulmuar dhe ka pësuar lëndime të rënda trupore. Ai u shtrua në një spital, thuhet në njoftimin…

Lexo më Shumë

Tre persona janë arrestuar pasi kanë sulmuar fizikisht H.P., sekretarin e klubit bullgar në Ohër, bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme. “Nëpunësit policorë nga SPB Ohër, sot (20.01.2023) pas ndërmarrjes së masave dhe aktiviteteve në koordinim me PThP Ohër për zbardhjen e rastit me sulmin fizk ndaj H.P.(21) nga Ohri, i denoncuar më 19.01.2023 rreth orës 22:30, kanë arrestuar S.K., S.K. dhe I.S. të gjithë nga Ohri. Pas zbardhjes së plotë të rastit deri te prokuroria përgjegjëse në Ohër do të parashtrohet kallëzim penal”, qëndron në njoftimin e MPB-së, transmeton TV21. Për këtë rast kanë reaguar edhe krerët…

Lexo më Shumë

Në buxhetin e shtetit, nga 366 milionë denarët e planifikuar për financimin e 15 masave, janë realizuar rreth 74 milionë denarë, përkatësisht 20% të reformave në drejtësi. Enti Shtetëror ka kryer revizion nëse është zbatuar plan veprimi strategjik për 2017 – 2022 dhe arriti në përfundimin se nga 130 masat e përfshira, vetëm 52% u zbatuan plotësisht, 34% janë zbatuar pjesërisht dhe 14% nuk janë zbatuar fare. Sipas Revizionit kjo është si pasojë e përcaktimit joadekuat të masave për arritjen e qëllimeve, afateve joreale, mos vlerësimi i burimeve financiare si dhe koordinimi i pamjaftueshëm midis institucioneve. “Nga 146 milion denarë…

Lexo më Shumë

Pas vendosjes së flamurit shqiptar para objektit të Komunës Çashkë, ka reaguar edhe kryesuesi i Grupit të zjarrit në BDI, Izet Mexhiti. Ai thotë se do të vazhdojnë të punojnë për Çashkën shqiptare, duke marrë kështu meritat për këtë akt, transmeton TV21. “Emocion i veçantë të shohësh se si para Komunës së Çashkës për herë të parë valëvitet flamuri kombëtar shqiptarDo të vazhdojmë pandërprerë të punojmë për Çashkën shqiptare#vazhdojmë IM”, shkroi Mexhiti në Facebook.

Lexo më Shumë

Komisioni Rregullator i Energjetikës dhe i Shërbimeve të Ujit i Republikës së Maqedonisë së Veriut solli vendimin, me të cilin bëhet rritja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 2,90% në raport me vendimin e datës 16.1.2023. Çmimet referente të derivateve të naftës në tregun botëror, në krahasim me përllogaritjen e mëparshme, shënojnë rritje mesatarisht: te benzina për 7,084 %, te nafta për 4,546 %, te vaji ekstra i lehtë për 4,351 % dhe te mazuti për 5,491%. Kursi i denarit në raport me dollarin në periudhën e kaluar, sipas të cilës janë formuar çmimet në…

Lexo më Shumë