Author: Hamdi Kumanova

Presidenti i Turqisë ka shpallur 14 majin si datën e zgjedhjeve të ardhshme parlamentare dhe presidenciale të vendit. Presidenti Recep Tayyip Erdogan, i cili planifikon të rikandidojë, e bëri njoftimin gjatë një konference rinore të shtunën, në provincën veriperëndimore të Bursës. Video e ngjarjes u publikua të dielën, më 23 janar. “Jemi të destinuar të ndajmë rrugën tonë me ju, rininë tonë, që do të votojë për herë të parë në zgjedhjet që do të mbahen më 14 maj”, tha presidenti turk. Erdogan, i cili është në pushtet që nga viti 2003 – fillimisht si kryeministër, dhe si president që…

Lexo më Shumë

Ky është “shkëmbi i çuditshëm”, që në finlandisht thuhet Kummakivi. Ky shkëmb ndodhet në pyllin e dendur në pjesën perëndimore të Ruokolahti në Finlandën Juglindore. Shkëmbi quhet i çuditshme, sepse për 11 mijë vjet ka sfiduar gravitetin, pasi ai ndodhet i balancuar mbi një gur. Legjenda ka një shpjegim për këtë fenomen, ndërsa shkenca ofron një tjetër. Është e vërtetë që asnjë nuk është vërtetuar. Sipas legjendës, ky shkëmb u vendos mbi gur nga gjigantët; ndërsa gjeologët ofrojnë një shpjegim shkencor – akullnajat. Meqenëse ky nuk është shkëmbi i vetëm balancues në botë, shkencëtarët besojnë se akullnajat e lanë atë…

Lexo më Shumë

Që prej tre vitesh, Tefik Abdili nga fshati Bogovinë kërkon vajzën e tij. Ajo nga shtëpia është larguar në 7 janar të vitit 2020 kur ishte 19 vjeçe, duke marrë me vete vetëm pasaportën. Një ditë pas largimit nga shtëpia, sipas babait të saj ka fikur telefonin dhe që nga ajo ditë nuk ka asnjë gjurmë. Rastin e ka denoncuar edhe në Polici, por rezultate nuk ka. “Rastin e kam lajmëruar edhe në Polici, por nuk kam asnjë informatë kthyese nëse është e gjallë apo e vdekur. Për atë erdha që ta bëjmë publike që në rast se dikush din…

Lexo më Shumë

Lloji më i ri ngjitës i virusit korona “Kraken”, aktualisht besohet që qarkullon në vendin tonë, vlersojnë epidemiologët. Sipas mjekut Olumçev, udhëtimet për pushime dimërore janë shkaku kryesor që ky lloj virusi me shumë gjasë ka ardhur edhe në vendin tonë. Ai parashikon që për një apo dy javë, në fillim të muajit shkurt numri i të infektuarve të rritet. “Fëmijët, nxënësit e shkollave të mesme me familjet e tyre shkojnë në pushime dimërore nëpër vendet fqinje ku ka qendra skijimi. Nëpër vende të tilla mblidhen njerëz nga vende të ndryshme ku virusi është qarkullues dhe një gjë e tillë…

Lexo më Shumë

Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor konsideron se janë të pranueshme rekomandimet e Fondit Monetar dhe Bankës Botërore se në Maqedoninë e Veriut duhet rritur mosha e pensionimit. Megjithatë, nga ky institucion thonë se kjo shtyllë është e qëndrueshme dhe se në vazhdimësi realizohen pagesat për mbledhjen mjeteve për pension. “Fondi Pensional dhe Invalidor është i qëndrueshëm, kryen pagesa të rregullta të të hyrave pensionale. Megjithatë, reformat në sistemin pensional do të kontribuonin në përmirësimin e standardit të jetesës së përfituesve aktualë dhe të ardhshëm të pensioneve”, janë përgjigjur shkurt nga Fondi i Sigurimit Pensional dhe Invalidor i Maqedonisë së…

Lexo më Shumë

Situata me mungesën e reshjeve të shiut, e sidomos të borës si dhe temperaturat e pazakonshme për mesin e stinës së dimrit, ndikon negativisht te të gjitha kulturat bujqësore, thonë agronomët. Angelko Angeleski nga drejtoria për punë hidrometeorologjike thotë se për të mbijetuar kulturat bujqësore nevojitet borë dhe akull. “Sasitë e tilla të reshjeve në këtë periudhë të vitit janë shumë të vogla, për mungesën e lagështisë që e kemi në tokë, Akoma më shumë që kemi mungesë të ujit në akumulimet artificiale që do të nevojiten për periudhën e ardhshme, gjegjësisht verën e ardhshme për kryerje të ujitjes që…

Lexo më Shumë

VMRO-DPMNE thotë se është e befasuar nga qëndrimet e ASH-së për tu bërë pjesë e qeverisjes aktuale. Nënkryetari i kësaj partie, Timço Mucunski është e palogjishme që një parti opozitare që ashpër ishte kundër BDI-së, tani po bëhet gati për tu bërë pjesë e bashkëqeverisjes. “Qëndrim i Aleancës për Shqiptarët më befasoi shumë, sepse para së gjithash, ajo është një parti politike e cila në zgjedhjet e fundit parlamentare kishte qasje opozitare ndaj BDI-së. Ajo është parti politike e cila viteve të fundit gjithnjë i theksonte mangësitë në qeverisjen e BDI-së dhe LSDM-së dhe tani përnjëherësh të hyni në një…

Lexo më Shumë

Shumë krime në Maqedoninë e Veriut rrezikojnë të ngelin të pandjekura për shkak të mungesës së theksuar të prokurorëve. Përderisa nevoja për ndjekje më serioze të krimit dita e ditës po rritet, paralelisht dhe kërkesat e ndërkombëtarëve për këtë, në vend ka qytete në të cilat nuk ka fare prokurorë ndërsa kur diçka urgjente ndodhë në këto qytete, hetimi duhet të kryhet vetëm pasi prokurorët të kenë arritur nga një qytet tjetër. Në Dellçevë, Kriva Pallankë dhe Sveti Nikollë nuk ka asnjë prokurorë të vetëm ndërkaq në Berovë, Gjevgjeli, Radovish dhe Reshnjë ka vetëm nga 1 prokuror. Në qytetin e…

Lexo më Shumë

Mundësia e një rikthimi të madh të COVID-19 në Kinë gjatë dy ose tre muajve të ardhshëm është pak i mundshëm, pasi 80 për qind e popullatës janë infektuar, tha një shkencëtar i shquar i Qeverisë kineze. Lëvizjet masive të popullatës gjatë periudhës së festës së Vitit të Ri Hënor ka të ngjarë që ka përhapur pandeminë, duke rritur numrin e infektimeve në disa zona. Por, një valë e re e COVID-it ka pak të ngjarë të ndodhë në një të ardhme të afërt, tha Wu Zunyou, shef i epidemiologëve në Qendrën kineze për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve. Qindra…

Lexo më Shumë

Shefi i Diplomacisë së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani dje në takim me qytetarë ka folur për rëndësinë e ekzistimit të BDI-së në skenën politike shqiptare, dhe jo vetëm. “Në Gostivar fola për epokën e artë të shqiptarëve që do njihet si epoka e Ali Ahmetit, njeriu që themeloi një politikë të re, një drejtim të ri politik, një shkolle të re politike që shndëroi një popull të margjinalizuar, të përjashtuar, të nënçmuar e diskriminuar në një popull që sot është bërë zot në shtëpi të vet që ka marrë fatin në duar të veta”, ka shkruar ministri Osmani në…

Lexo më Shumë

Ish i dërguari special i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell ka dëgjuar një incizim të dalë nga një sinjalizues nga Specialja që dëshmon tërheqjen e dëshmive nga disa dëshmitarë ndaj Hashim Thaçit. Grenell ka thënë se këtë incizim ia ka treguar sot një gazetar në Tiranë. Sipas tij, arsye për këtë është pasi që ish-kryeprokurori Jack Smith ka përdorur agjentë të falsifikuar të CIA-s për të manipuluar dëshmitë e tyre. “Sot takova një gazetar në Tiranë i cili ndau me mua një përgjim të dalë nga Haga nga një sinjalizues, ku “dëshmitarë” tërheqin dëshmitë e tyre kundër…

Lexo më Shumë