Author: Hamdi Kumanova

Policia e Rajonit të Ferizajt ka njoftuar se në pikën kufitare në Glloboçicë ka arrestuar një 19-vjeçar me inicialet A.V, i cili ishte në kërkim për veprën penale “Dhunimi”. Sipas Policisë, i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit. “Sot, në ora 14:00 në pikën kufitare në Glloboçicë është ndaluar e më pas nga policët e stacionit në Ferizaj është arrestuar personi i kërkuar me urdhëresë të gjykatës A.V (M/K) i moshës 19 vjeçar. Ai ishte i kërkuar në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore në Ferizaj për veprën penale ‘’Dhunimi’’ me dënim burgimi prej 1 vit e 6 muaj.…

Lexo më Shumë

Paralajmërimet për rritjen e shumicës parlamentare për analistin politik Ismet Ramadani janë të arsyeshme në kontekst të ruajtjes së kursit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të vendit. Sipas tij zgjedhjet e parakohshme do të merrnin kohë që është në kundërshtim me rethanat politike të vendit në këtë periudhë. “Kur janë në pyetje koncepte të kësaj natyre të rëndësishme edhe për rajonin edhe për shtetin ndonjëherë disa koalicione edhe kur na duken se nuk janë të arsyeshme duhet t’i pranojmë si të tilla si të arsyeshme them për faktin se duhet të ruhet ky orientim, përcaktimi është për antarsim në BE për të…

Lexo më Shumë

Pas shumë vështirësive, në fillim të themelimit ka filluar të funksionoj drejtoria e Parkut kombëtar Malit Sharr, pasi tani më janë bëre punësimet e para dhe ketë vit do ketë punesime të tjera thotë Drejtori, Ibrahim Dehari. Ai më tej shtoi se janë krijuar disa opinone tek banorët që janë rezident, për të drejta dhe ndalesat që kanë. Sipas Deharit, pronat shtetërore janë të shtetit dhe jo të banorëve që jetojnë afër tyre. Ndërsa prona private është e garantuar.Dehari tha se drejtoria që udhëheq ka sjellë një vendim që banorëve që janë në brendësi të parkut t’ua lehtëson furnizimin me…

Lexo më Shumë

Kuvendi i ASH-së ka zgjedhur organet partiake pas Kongresit të mbajtur para disa javëve kur kryetar u zgjodh Arben Taravari. Kuvendi është drejt përfundimit, ndërsa siç mëson KlanM, tashmë janë zgjdhur edhe nënkryetarët e partisë. Deputetja Ilire Dauti, deputeti dhe ish sekretari organizativ Elmi Aziri dhe ish nënkryetarja Bujare Abazi janë treshja e nënkryetarëve të ASH-së, të votuar nga kuvendarët. Përveç nënkryetarëve në Kuvend u zgjodhën edhe Kryetari i Kuvendit – Ziadin Sela, Sekretar i Përgjithshëm – Krenar Lloga dhe Sekretar organizativ – Isen Shabani./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Rritja e paralajmëruar e pagës minimale në pranverë do të barazojë pagat në shumë veprimtari. Paga minimale në muajin mars duhet të jetë pak mbi 21 mijë denarë, kështu që sipas vlerësimeve, të punësuarit nga profesione të ndryshme do të kenë përafërsisht të njëjtën pagë. Që të mos ndodhë kjo dhe të ketë revoltë te punëtorët, është e nevojshme që rritjen ta ndjekë edhe pjesa tjetër e pagave. Autoritetet thonë se këtu nuk mund të reagojnë dhe e lënë këtë në marrëveshjen mes punëdhënësit dhe punëtorit. “Nuk guxon të ketë pagë më të ulët se paga minimale. Gjithçka tjetër është…

Lexo më Shumë

Kryetari i Aleancës për Shqiptarë (ASH), Arben Taravari, thotë se nëse shumica nuk arrin t’i sigurojë 80 vota në Kuvend për ndryshime kushtetuese, nuk ia vlen që Qeveria të zgjerohet me partnerë të rinj. “Personalisht mendoj se nëse nuk ka numër 80 nuk ja vlen të zgjerohet Qeveria. Por them se ka gjëra të cilat mund të ndihmojnë edhe duke u zgjeruar Qeveria. Mendoj se para anëtarëve të Kuvendit do t’i shpalosi të gjitha faktet dhe argumentet të cilat i kam, ta bisedojmë, ta diskutojmë dhe ta vendosim bashkë”, tha Taravari para fillimit të mbledhjes së Kuvendit qendror të ASH-së…

Lexo më Shumë

Dhjetëra parregullsitë e konstatuara nga Fondi Shëndetësor pas kontrolleve të jashtëzakonshme financiare në gjithsej 33 klinika mund të përfundojnë thjeshtë në letra, pa dhënë përgjegjësi ligjore askush. Deri tani, asnjë institucioni të hetuesisë nuk i kanë bërë përshtypje gjetjet e këtyre raporteve, e as institucioni kompetent, Ministria e Shëndetësisë, nuk i ka denoncuar këto shkelje. Edhe atë, sipas raportit, ish-drejtoresha e Klinikës së Fëmijëve, Aspazija Sofijanova vetëm në 9 muajt e para të vitit të kaluar për kujdestari kishte marrë gjithsej 23,300 euro ndërsa sipas listës së evidencës, asaj i takonin 8,900 euro, që janë 14,400 euro më pak se…

Lexo më Shumë

Vonesa për dërgimin e tankeve në Ukrainë ka shkaktuar reagime nga vetë presidenti Volodymyr Zelensky dhe zyrtarë të tjerë. Së fundmi, një nga këshilltarët e Zelensky-t ka thënë se vonesat për dërgimin e tankeve të tipit Leopard 2 në Ukrainë, po kushton jetë. Përmes një postimi në Twitter, Mykhailo Podolyak shprehur zhgënjimin e rij për qtë që e ka quajtur “pavendosmëri globalë”, për furnizimin me armë në Ukrainë. closevolume_off “Ju do ta ndihmoni Ukrainën me armët e nevojshme gjithsesi dhe do të kuptoni se nuk ka asnjë alternativë tjetër për t’i dhënë fund luftës përveç humbjes së Rusisë. Por, pavendosmëria…

Lexo më Shumë

Tri marrëveshje u nënshkruan në Samitin e Berlinit mes vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku njëra ndër to është heqja regjimit të vizave ndaj shtetasve të njëra-tjetrës, si rasti i Kosovës dhe Bosnjë-Hercegovinës në nëntor të vitit të kaluar. Kjo marrëveshje u mundëson qytetarëve të dyja shteteve që të udhëtojnë vetëm me letërnjoftime. Mirëpo, këto viza mes Kosovës e Bosnjës, nuk do të hiqen deri në ratifikimin e këtyre marrëveshjeve në Kuvendet e të dyja vendeve. Bosnja e Hercegovina, përveç Serbisë është i vetmi vend në rajonin e Ballkanit Perëndimor që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por ia njeh pasaportën…

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski lidhur me arratisjen e të dënuarit Bekim Memeti që ka ndodhur ditëve të fundit nga burgu i Idrizovës, për atë që ka treguar deri më tani hetimet, ka thënë se hetimi është në vazhdim dhe i hapur, por është e rëndësishme që qytetarët të dinë se policia e burgjeve në sistem nuk është në varësi të Ministrisë së Brendshme. “Hetimi është i hapur, është e rëndësishme që qytetarët të dinë se policia e burgjeve në sistem nuk është në varësi të Ministrisë së Brendshme, por nën Ministrinë e Drejtësisë, ashtu siç policia gjyqësore…

Lexo më Shumë

I pyetur nga gazetari i Klan Macedonia nëse dikush nga faktorët ndërkombëtarë i ka sugjeruar për të hyrë në qeveri, kreu i ASH-së Arben Taravari ishte decid. Ai mohoti këto zëra e madje u shpreh se askush, qoftë edhe faktor ndërkombëtar, nuk mund të përzihen në punët e brendshme të partisë që ai drejton. “Absolutisht jo. S’ka të drejtë askush, as Kosova, as Shqipëria, as faktori ndërkombëtar të përzihet në veprimet e ASH-së, por na kanë treguar gjërat të cilat i përkrahin. Për shembull se duhet me çdo kusht ta ndihmojmë procesin e votimit të ndryshimeve kushtetuese”, u shpreh Taravari.…

Lexo më Shumë

OSBE ka konfirmuar sulmin kibernetik Vetëm 20 ditë pasi Maqedonia e Veriut u bë kryesuese me OSBE-në, faqja maqedonase në Facebook e kësaj organizate ndërkombëtare ka qenë cak i sulmit kibernetik. OSBE-ja, sic njofton KlanM, kishte konfirmuar rastin, duke postuar një njoftim ku paralajmëron shfrytëzuesit në Facebook se mesazhet eventuale që do të mbërrinin nuk janë të autorizuar nga organizata. Në faqen që ka rreth 10.000 ndjekës, sic percjell KlanM, janë vënë emri dhe fotografi të reja dhe është shndërruar në “hotline” vietnamez, por shihet qartë se është riemëruar më 20 Janar. Në pjesën e transparencës në faqet e Facebookut,…

Lexo më Shumë