Paralajmërimet për rritjen e shumicës parlamentare për analistin politik Ismet Ramadani janë të arsyeshme në kontekst të ruajtjes së kursit gjeopolitik dhe gjeostrategjik të vendit.
Sipas tij zgjedhjet e parakohshme do të merrnin kohë që është në kundërshtim me rethanat politike të vendit në këtë periudhë.
“Kur janë në pyetje koncepte të kësaj natyre të rëndësishme edhe për rajonin edhe për shtetin ndonjëherë disa koalicione edhe kur na duken se nuk janë të arsyeshme duhet t’i pranojmë si të tilla si të arsyeshme them për faktin se duhet të ruhet ky orientim, përcaktimi është për antarsim në BE për të ruajtur konceptin euroatlantik. Nuk është koha nuk janë konstalacionet politike që të shkohet në zgjedhje të parakohshme parlamentare për shkak se më së paku humben gjashtë muaj” – tha analisti poitik, Ismet Ramadani.
Për të mbajtur kursin integrues të vendit Ramadani thotë se faktori ndërkombëtarë duhet të ushtrojë ndikimin e tij, mbase edhe t’i ofrohet VMRO-DPMNE-së pjesmarrje në një qeveri të zgjeruar deri në zgjedhjet e ardhëshme.
“Faktori ndërkombëtarë pra SHBA, liderët evropian që kanë ndikim, sidomos duhet të angazhohen liderët e partive popullore ku VMRO-DPMNE-ja është anëtare që defenitifisht ata t’i bindin se duhet të shkohet në ndryshim të kushtetutës respektivisht vendosjen e pakicës bullgare në preambulë. Unë mendoj se tani duhet ndoshta edhe të kërkohet prej tyre nëse duan të jenë pjesë e një zgjërimi të qeverisë që tek e fundit deri në zgjedhjet e ardhshme të shkohet me një qeveri të zgjëruar proevropiane dhe të kryhen detyrat dhe obligimet që janë marrë nga BE” – u shpreh Ramadani.
Edhe përfshirjen e ASh-së në qeveri Ramadani e sheh në këtë drejtim e cila sipas tij ka kapacitetin të kontribojë në procesin evrointegrues të vendit./MTV 2