Pas shumë vështirësive, në fillim të themelimit ka filluar të funksionoj drejtoria e Parkut kombëtar Malit Sharr, pasi tani më janë bëre punësimet e para dhe ketë vit do ketë punesime të tjera thotë Drejtori, Ibrahim Dehari.
Ai më tej shtoi se janë krijuar disa opinone tek banorët që janë rezident, për të drejta dhe ndalesat që kanë.
Sipas Deharit, pronat shtetërore janë të shtetit dhe jo të banorëve që jetojnë afër tyre. Ndërsa prona private është e garantuar.Dehari tha se drejtoria që udhëheq ka sjellë një vendim që banorëve që janë në brendësi të parkut t’ua lehtëson furnizimin me drunjë.
“Gjithësecili në pronën private ka të drjetë, që nëse janë kushtet për të ndërtuar apo për te bërë masë drurore, ata mund të drejtohen tek ne dhe ne u japim leje për prerjen e masës drurore. Mund të them se për 1 m3 dru në pronë private, është 280 denar, kurse në pronën shtetërore në kemi bërë një përjashtim se deri më tani për 1 m3 dru në pronën shtetërore ka qenë 2200 denarë, kurse tani ne kemi sjellë një vendim të gjithë ata rezidentët mund të pajisen ose furnizohen me drunjë prej 800 denar për 1 m3 që janë brenda parkut. Pra ata të tjerët qe janë jashtë parkut nuk do ju lejohet kjo masë. Ne gjithsesi kemi ndaluar prerjen e masës drurore për industri dhe shitje” – tha Drejtori i Parkut kombëtar “Mali Sharr”, Ibrahim Dehari.
Në parkun kombëtar “Mali Sharr” gjuetia është e ndaluar, por vetëm në raste të veçanta sikur ky tani që deri në fund te janarit mund të gjuhet deri i egër me qëllim parandalimin e sëmundjes që u paraqit.
“Këtë vitë me vendim të ministrisë së bujqësisë, ku u kërkua nga të gjithë ata që drejtojnë zonat e mbrojtura dhe parqet nacionale, duhet detyrimisht të gjuhet derri i egër, për shkak të sëmundjes e cila u paraqit, dhe ne kemi bërë një marrëveshje me kontraktuesit paraprak, në fomë të organizuar mund të gjuajnë derrin e egër dhe kjo vlen deri me 31 janar” – u shpreh Dehari.
Parku kombëtar “Mali Sharr”, në tre vitet e para mbështet nga buxheti i shtetit, dhe i njëjti pas tre vitesh do funksinojë i pavarur, siç funksionojnë edhe tre parqet tjera në vendin tonë./MRT