Author: Hamdi Kumanova

Në Bruksel sot vazhdon skriningu bilateral për kapitullin e 3 – E drejta e themelimit dhe liria për të ofruar shërbime, që është pjesë e klasterit të dytë – Tregu i brendshëm. Delegacioni i Maqedonisë së Veriut udhëhiqet nga Zv/Kryenegociatorja e Republikës së Maqedonisë së Veriut me BE znj. Drtia Abdiu Halili, zv/kryeministri për çështje ekonomike z.Fatmir Bytyqi si dhe ministri i ekonomisë z. Kreshnik Bekteshi. Duke marrë parasysh rëndësinë e këtij kapitulli dhe lidhjen horizontale që ai ka nëmes klasterëve dhe fushave/kapitujve delegacionin e Maqedonisë së Veriut në këtë takim të skriningut bilateral e përbëjnë përfaqësues nga: Ministria e…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se gjatë sitës së djeshme kanë arrestuar një 28-vjeçar nga Tetova pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur para. “Me datë 22.01.2023 në ora 10:45 para një lokali hotelierik në rrugën “Iliria” në Tetovë, zyrtarë policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.V. (28) nga Tetova. Ai dyshohet se ka marrë para nga portofoli i një personi në lokalin hotelierik. Paratë e vjedhura i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në komisariat. Pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të përgatitet kallëzimi përkatës”,…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore Penale Shkup sot pritet të jep aktgjykim të ri për rastin “Titanik 2”, në të cilin në mesin e të akuzuarve janë edhe ish-drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov dhe lideri i PDSH-së, Menduh Thaçi, përcjell TV21. Me aktgjykimin e parë të shpallur me 8 mars 2019, të akuzuarit u dënuan me burgim, por në dhjetor të po atij viti, Giykata e Apelit në Shkup shfuqizoi aktgjykimin dhe e ktheu lëndën në rigjykim. Përveç Mijalkovit dhe Thaçit, të akuzuar janë edhe ish anëtarët e KSHZ-së, Bedredin Ibraimi nga PDSH-ja, si dhe Aneta Stefanovska, Vllatko Sajkovski dhe Sasho Srcev nga…

Lexo më Shumë

Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme policia ka arrestuar 28 vjeçarin K.B. nga Tetova. Personi në fjalë dyshohet se paraprakisht në një restorant kishte marrë të holla nga portofoli i një personi. Paratë e vjedhura janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, derisa personi i dyshuar është ndaluar në stacionin policorë, shkruan Alsat. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj K.B. do të ngritët padi adekuate.

Lexo më Shumë

Në Kodër të Diellit ka shtresë të borës prej 60 centimetra, në Mavrovë 10, ndërsa tetë në Llazaropolë, njoftoi DPHM. Më së shumti shi, gjatë 24 orëve të kaluara ka rënë në Demir Kapi 19 litra në metër katror, në Mavrovë 15 dhe në Ohër nëntë litra. Moti sot do të jetë kryesisht i vranët me reshje të përkohshme të shiut, të cilat pasdite dhe gjatë natës në disa vende do të jenë më të mëdha (mbi 30 litra në metër katror). Në male, ndërsa pasdite edhe në disa vende më të larta do të ketë reshje të borës. Do…

Lexo më Shumë

Një sherr masiv ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në Luiziana të SHBA-së ku si pasojë e të shtënave me armë kanë mbetur të plagosur 12 persona. CNN bën me dije se sipas dëshmitarëve që ndodheshin brenda “Bar& Lounge” ku ndodhi ngjarja, përleshja nisi me dy grupe klientësh të cilët më pas nxorrën armët dhe filluan të qëllonin. Shefi i komisariatit të Baton Rouge, thotë se nga 12 personat e qëlluar, tre prej tyre kanë marrë lëndime serioze për jetën. Mësohet se të rinjtë po organizonin një festë me shokët e shkollës. Autoritetet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen rrethanave…

Lexo më Shumë

Tani, studiuesit në Universitetin e Tel Avivit (TAU) kanë zhvilluar një sensor biologjik, ndjeshmëria e të cilit rivalizon atë të qenve, shkruajnë mediat e huaja. Siç bëhet e ditur, sensori dërgon sinjale elektrike si përgjigje ndaj pranisë së një ere aty pranë që roboti mund të zbulojë dhe interpretojë. Në këtë studim të ri, studiuesit lidhën me sukses sensorin biologjik me një sistem elektronik dhe duke përdorur një algoritëm të mësimit të makinës ishin në gjendje të identifikonin aromat me një nivel ndjeshmërie 10,000 herë më të lartë se ai i një pajisjeje elektronike të përdorur zakonisht. Studiuesit besojnë se…

Lexo më Shumë

Ministri i jashtëm Osmani dhe homologu i tij bullgar Millkov vizituan në Sofje, sekretarin e klubit bullgar në Ohër, i cili u sulmua nga një bashkëqytetar. Osmani tha se dhuna duhet të ndërpritet dhe të dënohen autorët. Megjithatë Osmani tha se autoritetet në Shkup nuk do të lejojnë provokime për qytetarët maqedonas. “E para, ne nuk do të lejojmë mohim të bashkësisë bullgare, sikurse nuk do të lejojmë mohim të popullit maqedonas. Prandaj, dua të dërgoj porosi se edhe ato provokime duhet të ndalojnë dhe të them se secila ardhje n Maqedoninë e Veriut me qëllim që të fyhet dhe…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët akoma nuk i ka caktuar anëtarët e ekipit negociues për përfshirjen ose jo të partisë në Qeveri. Ekipi pret konstituimin e kryesisë së re. “Tani pritet konstituimi i Kryesisë Qendrore dhe nga aty edhe do të marrin rrjedhë gjërat. Për Qeveri do të bisedohet fillimisht me kryeministrin si bartës i mandatit dhe për gjegjës i shumicës parlamentare”, thonë nga Aleanca për Shqiptarët. Kuvendi Qendror i ASH-së autorizoi kryesinë e partisë që të formon ekip i cili do të negocion për hyrje ose jo në Qeveri. Në negociata mund të përfshihen edhe vet kreu i partisë, Arben Taravari,…

Lexo më Shumë

Tragjik ka rezultuar fati i një 15-vjeçari shqiptar, i cili është përplasur mbrëmë nga një tren. Ngjarja e rëndë ndodhi në stacioni hekurudhor Chiari në Brescia. I riu tentoi që të kalonte shinat pa i kushtuar vëmendje nëse aty po kalonte apo jo një tren. Edhe pse treni tentoi që të frenonte, pasojat ishin fatale për djalin, i cili fatkeqësisht ndërroi jetë. Përplasja ka qenë shumë e dhunshme dhe ka ndodhur nën sytë e tmerruar të bashkëmoshatarëve.Familja e shqiptarit, e cila jetonte jo shumë larg stacionit të Chiarit, është tronditur, dhimbje që e ka ndjerë i gjithë komuniteti. Adoleshentin shqiptar…

Lexo më Shumë

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock, tha se qeveria gjermane nuk do të kundërshtojë nëse Polonia vendos t’i sigurojë Ukrainës tanke luftarake Leopard 2, transmeton REL. Baerbock deklaroi se Polonia nuk ka kërkuar zyrtarisht miratimin e Gjermanisë për një gjë të tillë, por nëse kërkohet, Gjermania nuk do ta pengojë. Ajo shtoi se zyrtarët gjermanë e kuptojnë rëndësinë e këtyre tankeve për Ukrainën dhe se çështja aktualisht po diskutohet me partnerët. Deklarata e ministers së Jashtme gjermane vjen pasi kryeministri i Polonisë kritikoi vendimin e Gjermanisë për të mos furnizuar Ukrainën me tanke Leopard, duke thënë se ky qëndrim…

Lexo më Shumë