Bisedimet për zgjerimin e shumicës parlamentare dhe koalicionit Qeveritar ende nuk kanë filluar. Kryeministri, Dimitar Kovaçevski, thotë se përkundër vullnetit të mirë dhe qëndrimeve pro zgjerimit në një bllok pro evropian, ende nuk ka bisedime zyrtare për përfshirjen e ASh-së në Qeveri. Edhe partnerët e koalicionit do t’i njoftojë pasi të jenë sqaruar detajet programore dhe kadrovike me ASh-në. “Kam biseduar me të gjithë partnerët e koalicionit. Edhe sot kam bisedime me një pjesë të mirë të partnerëve të koalicionit për tema me rëndësi për punën e Qeverisë dhe me rëndësi për qytetarët. Edhe me Alternativën kam biseduar, me kryetarin…
Author: Hamdi Kumanova
Fillimi sezonit të skijimit tërhoqi një numër të madh të skiatorëve dhe vizitorëve në Kodër të Diellit, prandaj për shkak të kësaj u krijuan kolona me automjete për ardhje dhe shkuarje nga qendra e skijimit. Një banor i Tetovës dëshmon se nuk kishte shkuar në Kodër të Diellit për shkak të asaj se shumë larg e kishte mundësinë që të linte veturën. “Rreth orës 9 e 30 minuta mbërrita pesë kilometra në afërsi të Kodrës së Diellit. Policia nuk lejonte të vazhdohej për shkak se kishte shumë vetura dhe nuk kishte vend për parkim. Më thanë se mundet vetëm në…
Zhurma e nxënësve sërish u rikthye në shkollat fillore dhe të mesme në ditën e parë të fillimit të gjysmë-vjetorit të dytë. Pavarësisht mungesës së teksteve të caktuara shkollore, drejtuesit e shkollave paralajmërojnë proces mësimor të suksesshëm. “Puna e ngrohjes është rregulluar nga institucionet më të larta që janë kompetent për këtë çështje, kanë siguruar që mësimi të vijohet ashtu siç duhet. Kishim vonesa për kompletimin e disa librave, shumicën e librave i kemi nëpër shkolla dhe presim që pakicën të na i sjellin në vazhdimësi”, deklaroi Elita Demiri, drejtore e sh.f “Vasill Gllavinov”. Nxënësit që takuam rrëfyen momentet më…
Nga Prokuroria thonë se rezultatet fillestare të autopsisë ndaj një gruaje të vdekur 83-vjeçare nga Strumica tregojnë se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme. Nga Prokuria thonë autopsia ka treguar se trupi i pajetë që u gjet më 20 janar në një shtëpi në Strumicë ka shenja dhune. “Tek e vdekura, trupi i të cilës ishte zbuluar më 20 janar në një shtëpi në Strumicë, janë gjetur gjurmë që tregojnë se vdekja ka ndodhur si pasojë e mbytjes dhe ngufatjes, si dhe dy brinjë të thyera. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik po ndërmerren veprime intensive për zbulimin e autorit të…
Komuna e Çairit bashkë me disa organizata dhe firma private kanë dërguar ndihma për Mitrovicën dhe Skënderajin pas vershimeve që ndodhen atje. Në ndihmë të Mitrovicës dhe Skënderajit të vërshuar. Komuna e Çairit bashkë me Fondacionin “Albiz”, Barnatoren “Herba”, Shoqatën e Zjarrfikësve Vullnetarë të Çairit “Bajram Miftari”, “Kalliri i Mirësisë”, Fondacioni “NUN”, shoqatat “El Hilal”, “Merhamet” dhe “Legis” sot dërguan ndihma për rajonet e vërshuara të Kosovës, Mitrovicë dhe Skënderaj. Ndihma kap vlerën prej rreth 1.000.000 denarë dhe përbëhet nga gjësende, me të cilat shpresojmë që sadopak do të ndihmojmë në sanimin e dëmeve dhe tejkalimin e vështirësive të krijuara…
As sivjet nuk u shfrytëzuan plotësisht paratë e pakthyeshme nga Evropa përmes Programit IPARD 2. Ndonëse në një kohëzgjatje prej 2017 deri 2022, 60 milion eurot e Komisionit Evropian për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, nuk u shfrytëzuan 100%. Me tre masat dhe disa thirrje publike, janë lidhur 2369 kontrata nga firmat apo individët që merren me bujqësi dhe me ndërmarrësi për zhvillim rural. Drejtori i Agjencisë përkatëse Nikica Baçovski tha se përparësi do të kenë me financim shtesë për femrat nën 30 vjet, të cilat merren me bujqësi. “Me shfrytëzimin e mjeteve të programit IPARD modernizohet mekanizmi…
Dani Alves është larguar nga burgu i Brians 1 të hënën (sot), ku ka hyrë të premten dhe është transferuar në Brians 2. Gjykata ka marrë vendimin për të ndryshuar burgun ku ka qëndruar futbollistin brazilian shkaku i sigurisë së tij. Lojtari u arrestua për një sulm të dyshuar seksual ndaj një gruaje e natën e 30 dhjetorit në një klub nate në Barcelonë. Siç raporton El Pais, gjykata ka rënë dakord këtë mëngjes që të transferojë Alvesin nga burgu për të “garantuar sigurinë dhe lëvishmërinë”, pasi ka module më të vogla rezidenciale. Brians 2 strehon më pak se gjysmën…
Bashkimi Evropian i ka bërë thirrje Malit të Zi që situatën aktuale politike në vend ta tejkalojë vetëm me mjete kushtetuese, në mënyrë që vendi kandidat të mund të vazhdojë rrugëtimin në procesin e integrimeve evropiane. Mali i Zi është një prej temave të diskutimit në takimin e Këshillit të Ministrave të Jashtëm të BE-së, që po zhvillohet të hënën në Bruksel. Sipas paralajmërimeve për situatën në Mal të Zi, pritet të raportojnë së bashku ministrja e Jashtme e Sllovenisë Tanja Fajon dhe ministri i Jashtëm i Austrisë Alexander Schallenberg. Ata kanë vizituar Malin e Zi në emër të Përfaqësuesit…
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për herë të parë për materialet e publikuara në media, në lidhje me protestën e 21 janarit të vitit 2011. Sipas Berishës biseda mes drejtuesve te gardës, transkripti i së cilës u publikua javën e kaluar, është e manipuluar. SALI BERISHA KRYETAR I PD “Së pari që unë të komentoj manipulimet e Ardi Veliut, harroje. Iu takon mediave të thonë të vërtetën e atij manipulimi. Nuk mund të komentoj unë disa tabela krimi që paraqiten si audio-përgjim dhe nuk u paraqit kund audio, por dëshmoj qartësisht se është një manipulim dhe…
Duhet të vazhdojmë me zbatimin e shpejtë të obligimeve tona duke respektuar rëndësinë kohore të aktiviteteve të ardhshme. Para së gjithash, ne duhet të përqendrohemi në tejkalimin e boshllëqeve të identifikuara në zhvillimin e aftësive tona dhe t’i harmonizojmë objektivat e caktuara për aftësi dhe duhet të jemi plotësisht të përkushtuar në zbatimin e premtimit për investime në mbrojtje. Këtë e bëri të ditur sot ministrja e Mbrojtjes Sllavjanka Petrovska në brifingun vjetor me Asociacionin e Atasheve të Mbrojtjes të akredituar në Republikën e Maqedonisë së Veriut. “Ndonëse është sfidë, ne arritëm që buxhetin tonë të mbrojtjes për vitin 2023…
VMRO-DPMNE ka vazhduar akuzat ndaj ministrit të brendshëm, Oliver Spasovski, i cili sipas tyre, ka ndarë 13 milionë euro për furnizimin me ushqime të Qendrës së trajnimit në Idrizovë dhe qendrës policore në Gjorçe Petrov, për fimërn “Industry Service”, që e cilësojnë si firmë të afërt me ministrin dhe LSDM-në. “Cila është ideja e një marrëveshjeje të tillë, kur policët edhe më tej do hanë ushqim të ngrirë apo nga konservat. Nëse “Industry Service” ka llogari të blejë e të rishesë ushqim të prodhuar nga dikush tjetër, përse një gjë të tillë nuk e bën MPB. Të dy tenderët që…
Policia e Kosovës tha se në Bistricë të Leposaviqit ka shtënë me armë zjarri drejt një veture, pasi ajo nuk është ndalur për kontroll. Ndërkaq, sipas Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe nga ky incident ka mbetur i plagosur një serb. Sipas një njoftimi për media, vetura gjatë lëvizjes ka goditur automjetin e Policisë së Kosovës, duke “rrezikuar drejtpërdrejt edhe jetën zyrtarëve policorë, të cilët për të neutralizuar rrezikun ndaj tyre kanë shtënë me armë zjarri”. Autoritetet e rendit thanë se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes, ndërkaq përveç hetimeve për rastin, PK ka njoftuar edhe Inspektoratin Policor…

