Nga Prokuroria thonë se rezultatet fillestare të autopsisë ndaj një gruaje të vdekur 83-vjeçare nga Strumica tregojnë se bëhet fjalë për vdekje të dhunshme. Nga Prokuria thonë autopsia ka treguar se trupi i pajetë që u gjet më 20 janar në një shtëpi në Strumicë ka shenja dhune.
“Tek e vdekura, trupi i të cilës ishte zbuluar më 20 janar në një shtëpi në Strumicë, janë gjetur gjurmë që tregojnë se vdekja ka ndodhur si pasojë e mbytjes dhe ngufatjes, si dhe dy brinjë të thyera. Sipas udhëzimeve të prokurorit publik po ndërmerren veprime intensive për zbulimin e autorit të veprës penale. Menjëherë pas ngjarjes, Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka kryer kontroll në vendngjarje dhe ka konstatuar gjurmë të cilat tashmë i nënshtrohen ekspertizës. Nuk ka shenja të hyrjes me forcë në shtëpi, por është i dukshëm tollovia e sendeve personale. Për zbardhjen e ngjarjes janë duke u zhvilluar biseda me të gjithë personat që mund të kenë njohuri të caktuara”, thonë nga Prokuroria./tv21.tv