Në skenën politike të Ukrainës, emri i Oleksandr Onishchenkos përmendet si një ish-ligjvënës që u largua nga vendi në vitin 2016 pasi Komisioni Kundër Korrupsionit hapi një hetim ndaj tij për pastrim parash dhe korrupsion. Por sipas portalit Prizma Onishchenko ka fituar nënshtetësinë e Maqedonisë së Veriut në cilësinë e sportistit në sportet e kërcimit me kalë, ku ai si pjesëtar i përfaqësueses së Maqedonisë fitoi vendin e shtatë në botë në një kompeticion të mbajtur në Saint Tropez”, përcjell INA. Megjithatë ai gjendet listën e personave të sanksionuar të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në të cilën ai u vendos në…
Author: Hamdi Kumanova
Ekipet kundër terrorizmit të MPB-së sot janë sërish në terren, pas njoftimeve të reja për bomba në gjimnazin “Orce Nikolov”, transmeton Portalb.mk. Momentalisht po evakuohen nxënësit dhe stafi, ndërsa MPB detaje më të hollësishme do të japë më vonë. Alarmet paraprake për bomba ishin pas orës 14:00 kur nxënësit ishin në turnin e dytë dhe dy herët e fundit ndodhi herët në mëngjes kur të njëjtët nxënës ishin në turnin e parë. Para një jave u arrestua një djalë 23-vjeçar, emri i të cilit figuronte në emailet e kërcënimit për bombë, por ai u la i lirë pasi kaloi një…
Bashkëpunimi energjetik midis Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut është avancuar dhe thelluar dhe është bashkëpunim shembullor, theksoi ministri i Mjedisit Jetësor dhe Energjetikës së Greqisë, Kostas Skrekas. Skrekas theksoi se të dy vendet kanë zhvilluar lidhje shumë të forta bashkëpunimi, tha se personalisht ka bashkëpunim dhe komunikim shumë të mirë me kolegun Kreshnik Bekteshi, ndërsa bashkëpunimi është i mirë edhe mes kryeministrave të të dy vendeve. “Tashmë kemi potencuar se do të tentojmë të sigurojmë nevojën për furnizim me linjitit të kombinateve që ndodhen në Maqedoninë e Veriut me linjit nga rajoni grek dhe po përpiqemi këtë ta finalizojmë dhe…
Me vizitën në Letoni, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot e vazhdon turneun e tij treditor në Baltik. Marketing Në Riga, Osmani, siç është paralajmëruar do të takohet me shefin e diplomacisë letoneze, Edgars Rinkeviçs dhe kryetarin e Komisionit parlamentar për politikë të jashtme, Riçard Kols, si dhe me ushtarë të vendit tonë që janë pjesë e kontingjentit slloven në misionin e NATO-s me prani të përforcuar në Letoni. Osmani turneun e tij e ka nisur në Lituani, ndërsa dje ka vizituar Estoninë. Në fokus të takimeve të Osmanit kanë qenë situatat aktuale në rajonin e Ballkanit Perëndimor,…
Pa sinjalistikë, pa ndriçim adekuat e pa traun mbrojtës vazhdon edhe sot të rrezikohen banorët nga kalimi i një Lokomotive në orët e mëngjesit. Kështu kalon treni përmes rrugës para fshatit Kondovë në Komunën e Sarajit, duke rrezikuar seriozisht sigurinë e pjesëmarrësve në komunikacion, që për çdo ditë kalojnë në këtë pjesë të rrugës që lidh fshatrat e Sarajit me Gjorçe Petrovin. Ky problem shqetëson prej kohësh banorët e kësaj ane, ndërsa në videon e siguruar nga Klan Maqedoni vërehet qartë situata reale në vendin e përmendur. Edhe mbrëmë ndriçimi shumë i dobët në njërën pjesë të rrugës e bën…
Presidenti Stevo Pendarovski sot qëndron për vizitë pune në Republikën e Francës ku do të marrë pjesë në edicionin e 5-të të Forumit të paqes në Paris, njofton kabineti i tij. Pendarovski do të marrë pjesë në hapjen solemne të forumit të titulluar “Dalja nga multikriza” dhe do të mbajë fjalim në panelin ku do të diskutohet për krizën gjeopolitike, si dhe do të marrë pjesë në panelin “Universalizmi i shkaktuar nga lufta në Ukrainë” në të cilën do të flasë presidenti francez Emanuel Makron. Në kuadër të pjesëmarrjes në Forumin e paqes, është paraparë që presidenti Pendarovski të ketë…
Gjatë ditës së djeshme, në ora 15:30, në zonën e Bit Pazarit policia ka privuar nga liria 44-vjeçarin A.K. nga Shkupi. Pas bastisjes në shtëpinë e tij, policia ka gjetur marihuanë dhe një peshore digjitale. “Gjatë kontrollit në shtëpinë e tij, të kryer sipas urdhrit gjyqësor të lëshuar më parë, efektivët e policisë gjetën marihuanë dhe një peshore digjitale. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personit do të bëhet kallëzimi përkatës penal”, thonë nga MPB.
Sot në Bruksel fillon skriningu bilateral për kapitullin 5, “Prokurimet publike”, ndërsa ekipin negociator të Maqedonisë së Veriut do ta udhëheq zëvendëskryeministri përgjegjës për çështje evropiane dhe kryenegociatori me Bashkimin Evropian, Bojan Mariçiq. Anëtarët e Grupit Punues për Kapitullin 5, në takimin e skrining bilateral, do t’ua prezantojnë ekspertëve të Komisionit Evropian kornizën legjislative të Maqedonisë dhe nivelin e harmonizimit me legjislacionin e BE-së në këtë kapitull të procesit negociator, transmeton Portalb.mk. Temat dhe fushat e trajtuara në këtë kapitull kanë të bëjnë me parimet e përgjithshme të prokurimit publik, rregullimin e prokurimit publik në sektorin e përgjithshëm, në fushat…
Ministria e Punëve të Brendshme informon se gjatë ditës së djeshme (10.11.2022) ka vazhduar me kontrollet e intensifikuara në fushën e trafikut. Në territorin e qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 202 gjoba, nga të cilat 23 sanksione për drejtim të automjetit mbi shpejtësinë e lejuar, 15 masa për drejtim të automjetit pa patentë shofer, gjashtë sanksione për drejtim të automjeti nën ndikimin e alkoolit. “Shtatë masa janë vendosur për përdorimin e celularit gjatë drejtimit të automjetit, tre sanksione për shofer fillestar, pesë masa për kalimi në sinjal të mbyllur (semafori i kuq), dy sanksione për mospërdorimin e rripit të…
Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në brifingun e sotëm me gazetarët, bëri të ditur se sipas informacioneve dhe pritshmërive nga kompanitë e industrisë ushqimore, në periudhën e ardhshme pritet ulje e çmimeve të produkteve ushqimore bazë. “Në 10 ditët e ardhshme, presim ulje prej 5 deri në 12% të produkteve ushqimore bazë. Sipas vendimit të Qeverisë, me të cilin kompanitë nga industria ushqimore do të marrin dyfishin e çmimit më të ulët të energjisë elektrike, sipas parashikimeve të tyre pritet të ulen çmimet e produkteve ushqimore bazë para Vitit të Ri dhe festave fetare”, deklaroi ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi…
Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, sivjet për të katërtin vit me radhë do të organizojë manifestimin kulturor – shkencor “Ditët e Alfabetit”, me sesione shkencore, promovime librash e ekspozitash me mjaft interes. Siç bëjnë të ditur nga ITSHKSH-ja, tema qendrore e edicionit të sivjetmë është “Studimet albanologjike në gjuhën gjermane”, ku një sërë studiuesish të njohur të studimeve albanologjike, do të shtjellojnë temat e tyre prej 14 e deri më 22 nëntor 2022 në ITShKSh – Shkup. Kështu, në ditën e parë të hapjes së edicionit më 14 nëntor 2022 prej ora 11, përpos fjalëve…
Kanë kaluar një muaj nga kur ka filluar sezoni i ngrohjes por ky muaj nuk ka qenë i mjaftueshëm që Komuna e Zhelinës me në krye Blerim Sejdiu nga Lëvizja Besa i cili është në krye të komunës të pestin vit me rradhë të sigurojë ngrohje për nxënësit e shkollës fillore, “Luigj Gurakuqi”, raporton indeks.mk Për këtë kanë reaguar partitë politike, Aleanca për Shqiptarët thotë se gjendja është alarmante duke pasur parasyshë se edhe dita është shkurtuar. Nga atje kanë ftuar autoritetet të veprojnë urgjentisht. Por, jo vetëm nxënësit e Zhelinës mësojnë në klasa të ftohta. Javë më parë një…

