Author: Hamdi Kumanova

Enis Osmani, aktualisht këshilltar politik i ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Faton Peci, është dënuar me 1 mijë e 500 euro gjobë pasi pranoi fajësinë për falsifikim të rezultateve të votimit. Aktgjykimi ndaj të akuzuarit Osmani, u shpall të martën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, nga gjyqtari Rrahman Beqiri Fillimisht, i akuzuari Osmani u dënua me gjashtë muaj burgim, por me pëlqimin e tij dhe mbrojtësit të tij, avokatit Sabit Pllana, dënimi me burg iu zëvendësua në dënim me gjobë prej 1 mijë e 500 euro, në pajtim me nenin 44 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.…

Lexo më Shumë

Fotografitë e shkrepura brenda mega-jahtit me 18 dhoma të Saddam Husseinit, shfaqin luks të pafund. Jahti 82-metërsh kishte marrë emrin “Basra Breeze”, dhe tani përdoret nga qendra për kërkime shkencore nga universiteti i Basras. Brenda jahtit të diktatorit irakian, shihet shtrati gjigant, perdet e pampukta dhe tualeti me elemente të lara në flori. Madje brenda kësaj anije ka një hapësirë të dedikuar për berberin personal, kurse jahti ka shumë dhoma të shpërndara në katër katet. Zëvendësdrejtori i muzeut të Basra, më herët pati deklaruar se “jahti është një mundësi për gjeneratat e ardhshme për të parë sesi ka jetuar diktatori”.…

Lexo më Shumë

Në REK Manastir nuk ka asnjë defekt të Bllokut 1 dhe as ndonjë problem tjetër serioz në asnjë nga termocentralet, thotë AD-ESM në përgjigje të pretendimeve të VMRO-DPMNE-së, se për shkak të një defekti, blloku 1 i REK Manastir është jashtë rrjetit. “Blloku 1 i REK Manastir është planifikuar të shkëputet nga rrjeti për shkak të disa ndërhyrjeve në pozicione të ndryshme në termocentral. Parashikohet që aktivitetet të përfundojnë deri të shtunën dhe Blloku 1 të vihet sërish në funksion këtë fundjavë. Aktivitetet janë planifikuar këto ditë, për shkak se të gjitha kapacitetet e tjera të SHA ESM janë në…

Lexo më Shumë

Mjeku Zhan Mitrev dhe Spitali klinik “Zhan Mitrev” u dërguan letër ambasadave të SHBA-së, Francës, Gjermanisë, Britanisë së Madhe, Holandës dhe Delegacionit të BE-së në vend, duke i informuar për ecurinë e hetimeve nga Prokuroria Themelore Publike për rastin ndaj tyre, duke i ftuar ata që të ndjekin me kujdes të gjithë procedurën hetimore. “Po ju drejtohem me qëllimin për t’ju informuar dhe njohur me rastin që besoj se mund të lërë gjurmë të thella në jetën shoqërore, në perceptimin e profesionit shëndetësor dhe një rast që pretendon se fut praktikë të keqe në sistemin e drejtësisë në vend. Shembuj…

Lexo më Shumë

Dje (23-janar) rreth orës 16:50, në rrugën e “Ilindenit” në Gostivar, në oborrin e një subjekti juridik, zyrtarët policorë të SPB Tetovë – Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, kanë ndaluar 56- vjeçari A.A. nga Republika e Turqisë, gjatë kontrollit në mjetin ngarkues “daf” me rimorkio të cilën e kishte drejtuar është gjetë personi M.A.(24) nga Siria. Shtetasi sirian më pas është dërguar në trazit-Qendrën për të huaj në Shkup. Rasti është zbardhur dhe dokumentuar.Ts

Lexo më Shumë

Eurodeputeti bullgar, Angel Xhambaski, vazhdon me provokimet edhe pas propozimit të presidentit maqedonas, Stevo Pendarovski, që atij t’i ndalohet hyrja në vend. “Maqedonia ishte dhe është bullgare! Maqedonia e Veriut është një çështje tjetër. Merita këtu i takon Titos. Me ndalimin e hyrjes në vend nuk do të fshini të vërtetën”, thuhet në postimin e tij në rrjetet sociale.(INA)

Lexo më Shumë

Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska sot njoftoi se gjatë vitit 2022 janë regjistruar 1543 viktima të dhunës familjare, përcjell TV21. Trençevska tha se numri i viktimave të dhunës familjare është ulur për 4,3 për qind krahasuar me vitin e kaluar ndërsa sipas rajonit, shumica e viktimave të reja janë nga Shkupi me rrethinë dhe rajoni i Pollogut. “Në vitin 2022 janë evidentuar 1543 viktima të reja, prej të cilëve, gra janë 1074 ndërsa burra janë 252 persona dhe kemi 227 fëmijë, viktima të dhunës familjare”, tha mes tjerash Trençevska.

Lexo më Shumë

Është aprovuar kërkesa e avokatit mbrojtës të Dardan Krivaqës, Admir Salihu që klientit të tij, t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikiatrike për shkak se në bazë të kontrolleve që i janë bërë dy herë prej kur kohës që gjendet në paraburgim, mjekët e kanë diagnostikuar me gjendje të rënduar psikologjike. Trupi gjykues në seancën gjyqësore ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut ka aprovuar kërkesën e avokatit mbrojtës të Krivaqës, Admir Salihu që klientit të tij, Krivaqës t’i bëhet një ekzaminim për të parë gjendjen psikiatrike të tij. Kjo pasi sipas avokatit në bazë të kontrolleve që i…

Lexo më Shumë

Gjatë një ekskursioni të kohëve të fundit në fushat e akullta të Antarktidës, një ekip ndërkombëtar studiuesish zbuluan pesë meteorë të rinj, duke përfshirë një nga më të mëdhenjtë e gjetur ndonjëherë në kontinent. Meteori i rrallë është sa një pjepër, por peshon 7.7 kilogramë. Shembulli është një nga vetëm rreth 100 të asaj madhësie ose më të madhe të zbuluar në Antarktidë, një vend kryesor për gjuetinë e metroitëve ku janë gjurmuar më shumë se 45,000 shkëmbinj hapësinorë. Tani, zbulimi i jashtëzakonshëm po shkon drejt Institutit Mbretëror të Shkencave të Natyrës belg në Bruksel, ku do të studiohet. Dhe…

Lexo më Shumë

Asociacioni i Komunave me Shumice serbe, në sytë e ministres së Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla ka vdekur, kjo pasi që sipas saj Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka konstatuar se 23 nenet e kësaj marrëveshjeje nuk janë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. “Beogradi vërtet flet për Asociacionin, por ky propozim ka vdekur dhe nuk mund të ringjallet. Gjykata Kushtetuese vendosi që Asociacioni të mos ndodhte. Nuk është e mundur të gjesh një qeveri në një botë demokratike që është e gatshme të zbatojë diçka që shkel kushtetutën e saj”, ka thënë Gërvalla në një intervistë për mediumin…

Lexo më Shumë

Në Gjykatën Themelore Penale të Shkupit sot ka vazhduar seanca për rastin “Llaskarca”. Gjykata në seancën e sotme mori vendim që pas pëlqimit të të gjitha palëve, për shkak të ekonomizimit dhe përshtatshmërisë së procedurës, të lexohen të gjitha dëshmitë e deritanishme dhe të vazhdojë procedura me këqyrjen e superekspertizabve, të caktuar për seancën e radhës. Për seancën e ardhshme, të caktuar për më 26 janar, është planifikuar të kryhet inspektim në dy ekspertiza të përgatitura nga dy ekipe inxhinierësh mekanikë dhe të trafikut. Në seancën e kaluar nga Byroja për ekspertizë ka mbërritur aktekspertimi dhe i është dorëzuar prokurorit…

Lexo më Shumë

Lumi ka dal jashte shtratit ne fshatin Opajë te Likoves duke vershuar gjithandej ne kete vendbanim, per shkak se, sic ankohen opajasit, “banorë te papergjegjshem ia kane mbyllu rrjedhen, duke hedhur mbeturina ku kane mberritur”. “Lumi doli nga shtrati, per shkak se banore te papergjegjshem me sjelljen e tyre, me hedhjen e mbeturinave ne lum, lumit ia mbyllen rrjedhen”, ka thene Enes Ibrahimi nga fshati Opajë.

Lexo më Shumë