Dinamika e hapjes së firmave të reja ka mbajtur nivelin e vitit 2021. Në vitin 2022, sic përcjell KlanM, janë hapur 8.665 firma të reja, kurse në 2021 ishin hapur 8.662 – tregojnë të dhënat e BiznisMrezha.mk, të përditësuar deri më 16 Janar. Portali “Pari”, sic përcjell KlanM, ka bërë analizë se kur janë hapur më shumë firma, cilat qytete kanë shfaqur interes për investime të reja dhe çfarë firmash janë hapur. Të dhënat tregojnë se më shumë firma janë hapur në Shtator – 1.497. Aktivitetet investuese hovin e kanë marrë edhe në Gusht kur janë hapur 1.179 kompani. Të…
Author: Hamdi Kumanova
MEXHITI: ASH-ja ME HYRJEN NË QEVERI E SHPËTON ARTAN GRUBIN Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka porositur mbrëmë nga takimi i realizuar me qytetarët në fshatrat e rajonit të Tetovës, që të inkurajohen dhe t’u jepet hapësirë të rinjve, në mënyrë që të ecin përpara proceset eurointegruese të vendit. Ai, siçnjofton KlanM, tha se, vendi duhet të anëtarësohet në BE, por për këtë nevojitet përmbushja e kritereve, siç është sundimi i ligjit dhe luftimi i korrupsionit. “Po cilat janë detyrat e shtëpisë? Sundim i ligjit, shtet juridik.. pse ne kërkojmë veting? Të futen në skaner të gjithë politikanët, gjykatës, prokurorë,…
Republika e Maqedonisë së Veriut as që i ka filluar negociatat. Ajo ende nuk e ka hapur derën e hapësirave ku po zhvillohen këto negociata, tha presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, para gazetarëve në Klubin Qendror Ushtarak. Deklarata e Radevit ishte përgjigje në pyetjen e një gazetari se a do të ketë përgjigje për kërkesën e presidentit të RMV-së, Stevo Pendarovski për ndalimin e hyrjes në Republikën e Maqedonisë “një eurodeputeti dhe disa persona të tjerë nga Bullgaria”. “Tani e kuptoni pse kam luftuar kaq shumë që të drejtat e bullgarëve të Maqedonisë të mbrohen në Kushtetutën e këtij vendi…
Kur shkojmë në shtëpi jemi nëna dhe bashkëshorte, kur shkojmë në punë jemi ato që jemi. I thyejmë stereotipat se është profesion tipik i meshkujve. Pa dallim të gjinisë, NJSA Tigrat dhe NJSSH janë sinonim i profesionalizimit, për guxim maksimal dhe i gatshëm të kundërshtojë çfarëdo lloj sfide, pa dallim të gjinisë, me çka është vënë në pikëpyetje siguria e vendit dhe qytetarëve. Këtë e publikoi sot ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në profilin e tij në Fejsbuk. “Vajza, nëna, bashkëshorte dhe profesioniste ka edhe në Njësitin për Sistemim të Shpejtë – motoja Gjithmonë dhe Kudo vlen për…
Pas vendimit të presidentit të Maqedonisë së Veriut Stevo Pendarovski për ndalimin e hyrjes në vend të një eurodeputeti bullgar dhe disa personave të tjerë, kanë ardhur edhe reagimet e parta të disa funksionarëve nga Bullgaria. Presidenti i Bullgarisë dje ka komentuar vendimin Pendarovski duke shtuar se për këtë se do të aktivizohen të gjithë mekanizmat evropianë për t’i dhënë fund, siç thotë urrejtjes dhe histerisë antibullgare, transmeton Portalb.mk. “Tani e kuptoni pse kam luftuar kaq shumë për të drejtat e bullgarëve maqedonas që ata të mbrohen në Kushtetutën e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe kjo duhet të jetë…
Mbrojtja nga lloji i ri i Kovid-19, “kraken”, është identike me ato paraprake. Është e nevojshme qasje serioze e qytetarëve dhe respektim i rekomandimeve të dhëna. Ato janë mbajtja e maskës në institucione shëndetësore, në hapësira të mbyllura siç është transporti publik, si dhe shmangia e hapësirave të mbyllura të stërmbushura me njerëz, thotë në një deklaratë për MIA-n drejtoresha e Klinikës Universitare për Sëmundje Ngjitëse dhe Gjendje Febrile, Milena Stevanoviq. Në vend është regjistruar rasti i parë “kraken” te një pacient nga Gjevgjelia. Pritjet janë se ky lloj i virusit do të fillojë të oscilojë edhe te ne, si…
Qeveria e RMV-së në seancën e 121-të ka shqyrtuar dhe miratuar Informatën lidhur me planin për riorganizim të Ministrisë së Ekonomisë, ku është ngarkuar Ministria ta zbatojë Planin, sipas afateve të konstatuara. Konform Planit, sic përcjell KlanM, parashihet bashkimi i Inspektoratit Shtetëror të Tregut me Inspektoratin Shtetëror për inspektim Teknik dhe formimin e një institucioni të vetëm të mbikqyrjes inspektuese – nën kujdesin e Ministrisë së Ekonomisë – Inspektoratit Shtetëror të Tregut dhe Teknik. Sipas këtij shembulli, parashihet bashkimi I Fondit për Inovacione dhe Zhvillim Teknologjik me Agjencinë për mbështetje të sipërmarrësisë në RMV, Agjencisë për Investime të Huaja dhe…
“Presidenti Stevo Pendarovski nuk i mbron interesat e atdheut të tij, por i shërben politikës së Serbisë dhe Rusisë në Ballkan. Me deklaratat e tij ai po pengon zhvillimin e marrëdhënieve mes Sofjes dhe Shkupit”, theksoi për BGNES, Ekaterina Zaharieva, ish-shefe e diplomacisë bullgare dhe kryetare aktuale e Komisionit për Politikë të Jashtme. Sipas saj, Bullgaria duhet të ketë një reagim shumë të prerë dhe të prerë ndaj deklaratës së Pendarovskit, përcjell INA. “Për fat të keq, kjo nuk është hera e parë që ai bën deklarata të ashpra që nuk ndihmojnë në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe”, tha ajo në…
Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar gjithsejtë 90 shkelje të rregullave të trafikut, prej tyre: 3 për tejkalim të shpejtësisë, 5 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 5 për përdorim të telefonit gjatë vozitjes, 3 për makina të paregjistruara… Nga MPB njoftojnë se kontrollet e shtuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, andaj apelojnë për respektim të rregullave të trafikut. /Alsat.mk
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se kryetari i OBRM-PDUKM-së Hristijan Mickoski, është nxënës jo i suksesshëm i Gruevskit dhe peng i Apasievit. Nga LSDM thonë se “Mickoski i frikësuar për vendin e tij, vazhdon të përhapë të njëjtat gënjeshtra që as anëtarët e partisë së tij nuk i besojnë më”. “Duke vepruar kundër interesave të qytetarëve dhe shtetit, duke u ndërhyrë në punën e kryetarëve të komunave, Mickoski u tregua nxënës i keq dhe i pasuksesshëm i mentorit të tij Nikolla Gruevski. Gjithçka që ka Mickoski pas tij janë lajme të rreme dhe dezinformata dhe mungesa e një sgtav…
Prej këtij viti, kërkesat për dokumentet personale qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund t’i dorëzojnë edhe në formë elektronike, nëpërmjet portalit nacional për shërbime elektronike. https://uslugi.gov.mk/ “Qytetarët mund të dorëzojnë kërkesa për lëshimin e letërnjoftimit dhe pasaportës duke i përdorur mjetet për identifikim elektronik nëpërmjet portalit nacional për shërbime elektronike në pajtueshmëri me dispozitat nga fusha e udhëheqjes elektronike dhe shërbimet elektronike”, thonë për Portalb.mk nga MPB. Për t’i shfrytëzuar këto shërbime, duhet që të hapet profil në portalin nacional. Procedura e hapjes së profilimit shpjegohet në videon e publikuar nga Ministria e Shoqërisë Informatike dhe Administratës: Sipas asaj…
Moti sot do të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme ndërsa pasdite me reshje shiu, në male dhe viset më të larta do të ketë reshje të dëborës. Do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi jug-lindor. Temperatura minimale do të jetë në interval prej -1 deri në 4, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 3 deri në 8 gradë.

