Author: Hamdi Kumanova

Një 41-vjeçar në Fier ka bërë kallëzim Policinë e Fierit, se babai i tij, shtetasi Nasi Xhoxhi, 78 vjeç kalë nga shtëpia dy ditë më parë dhe nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se i moshuari mund të jetë mbytur në plazhin e Semanit. Në Komisariatin e Policisë Fier ka bërë kallëzim shtetasi A. Xh., 41 vjeç, banues në Fier, se babai i tij, shtetasi N. Xh., 78 vjeç, më datë 24.01.2023 ka dalë nga shtëpia për peshkim dhe nuk është kthyer më. Nga hetimet e kryera, dyshohet se 78-vjeçari mund të jetë mbytur në det, në…

Lexo më Shumë

Prej gati 6 muajsh në spitalin e Traumës, largohet nga Shqipëria vajza e dhunuar nga Kenia Vajza nga Kenia, Joy Aoko është larguar ditën e sotme nga Shqipëria. Bëhet me dije se sot 22 vjeçarja la spitalin e Traumës për t’u larguar drejt Kenias, ku do të vijojë mjekimin në spitalin Kenyatta. Avioni që mbante vajzën nga Kenia dhe nënën e saj si dhe ekipin e saj mjekësor u largua nga Shqipëria këtë të mërkurën dhe ka zbritur në aeroportin Wilson. Që prej 14 gushtit të vitit 2022, 22 vjeçarja ndodhej e shtruar në spital pasi u dhunua brutalisht dhe…

Lexo më Shumë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ishte duke dhënë një intervistë për Sky News, kur mësoi se kancelari gjerman Olaf Scholz ka miratuar dërgimin e tankeve Leopard 2 në Gjermani. Derisa po fliste për luftën në Ukrainë përballë gazetares britanike Kay Burley, ai mbeti i habitur kur mësoi se i është dhënë drita e gjelbër dërgimit të tankeve gjermane në Ukrainë. “Jam shumë i lumtur. Dua të falënderojë Gjermaninë, Britaninë dhe Shtetet e Bashkuara për këtë vendim të marrë”, shtoi Zelensky. “Para se gjithash dua të falënderojë botën për mbështetjen e dhënë për Ukrainën. Por nëse flasim sinqerisht, duhet të jetë numri…

Lexo më Shumë

Një 70 vjeçar, banor i fshatit Rezhanoc të Kumanovës, sot në mëngjes i është nënshtruar plagëve të marra i cili duke vozitur biçikletë është goditur nga një veturë, i cili fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes, mirëpo sot është paraqitur në polici, thonë nga policia e Kumanovës. “Dje në SPB Kumanovë është raportuar se në ora 14:00 në bulevardin “Revolucioni i Tetorit” në Kumanovë automjeti “Seat” me targa të Kumanovës drejtuar nga S.M. (32) nga Kumanova ka goditur biçiklistin Z.J.(70) nga fshati Rezhanoc i Kumanovës, pas së cilës është larguar nga vendi”, thuhet në njoftimin e policisë. Çiklisti Zh.J.,…

Lexo më Shumë

Ministria e Mbrojtjes së Finlandës ka lëshuar licencën e parë komerciale të eksportit të materialeve ushtarake për Turqinë, që nga viti 2019. Kjo ka qenë një prej kërkesave kyçe të paraqitura nga Ankaraja, për të miratuar aplikimin e Helsinkit për anëtarësim në NATO. Riikka Pitkanen, këshilltare e posaçme në këtë ministri, tha për Afp-në se licenca e eksporteve është e përqendruar në çelik, që mund të përdoret për blinda. Finlanda kishte pezulluar licencat e reja për eksportet ushtarake për Turqinë në tetor të vitit 2019, për shkak të operacioneve ushtarake të Ankarasë në Siri.…

Lexo më Shumë

Prokurorët në pesë rajone të Ukrainës janë shkarkuar nga detyra, pas një skandali korrupsioni të profilit të lartë, që solli dorëheqje dhe shkarkime të zyrtarëve në të gjithë vendin. Zyra e Prokurorit të Përgjithshëm deklaroi më 25 janar se prokurorët e rajoneve të Zaporizhzhya, Kirovohrad, Poltava, Sumy dhe Chernihiv ishin shkarkuar nga detyrat e tyre. Skandali i korrupsionit shpërtheu më 22 janar, kur Ministria e Mbrojtjes u akuzua nga një gazetë investigative për mbipagimin e furnizuesve për ushqimin e ushtarëve ukrainas. Në të njëjtën ditë, zëvendësministri i Infrastrukturës i Ukrainës u arrestua me dyshimin se kishte marrë ryshfet prej 400…

Lexo më Shumë

Përfaqësuesit ndërkombëtarë në Maqedoninë e Veriut, kanë intensifikuar thirrjet drejtuar partive politike për nevojën e miratimit të ndryshimeve kushtetuese, si kusht për vazhdimin e bisedimeve të anëtarësimit evropian. Ndryshimi i Kushtetutës duhet të bëhet për përfshirjen e pakicës bullgare në të, si popull shtetformues, në të kundërtën Sofja sërish mund të bllokojë vazhdimin e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë së Veriut. Ky obligim për autoritetet maqedonase parashihet me marrëveshjen mes dy vendeve që bazohet në atë që njihet si “propozimi francez” për zgjidhjen e kontesteve për gjuhën, identitetin dhe të kaluarën historike mes dy vendeve. Ambasadorja e SHBA-së në Shkup,…

Lexo më Shumë

Ecje në kohë! Udhëtim i gjatë, të thuash një udhëtim që nuk ka fund. Gjithmonë, pa hamendje duke ecur përkundër telasheve që paraqiten në këtë udhë. Padrejtësi, dhunë, sulme nga më të ndyshme, si të thuash uraganë para dhe mbrapa shpine. Askush nuk më shoqëron. Nga xhepi, nxjeri një fletore të mbushura me shënime. Shënimet e mikut. Shfletoj fletët dhe ate që lexoj më shton guximin, por edhe për të gjetur një mik. Po ndjejë se më lehtësohet udhëtimi. Çdo faqe e fletores është e mbushur me gjëra mjaft domethënëse, të përshkruara me ngjarjet për të cilën po të isha…

Lexo më Shumë

Për t’u ardhur në ndihmë familjeve të prekura nga përmbytjet, kompania “Ecolog” ka dorëzuar sot te Shtabi i Emergjencës në Komunën e Skenderajt mijëra pako me ndihma në ushqime, artikuj higjiene dhe batanije. Ndihmat janë dorëzuar tek autoritetet komunale, me ç’rast kryetari i Komunës, Fadil Nura, e ka falënderuar pronarin e kompanisë “Ecolog” Lazim Destanin për solidaritetin dhe mbështetjen e treguar për këtë situatë të vështirë, nëpër të cilën po kalon popullata e Skenderajt. “Fillimisht dua të them që Lazim Destani është ndër njerëzit e parë që më ka kontaktuar pasi kanë ndodhur vërshimet, kemi qenë në vazhdimësi në kontakt,…

Lexo më Shumë

Për t’u përballur me lehtë me krizën energjetike, qeveria obligoi EMV në që të rrisë prodhimin dhe 100% të furnizojë tregun e rregullt me energji elektrike. Për stabilizim edhe të çmimeve të produkteve ushqimore emelementare, EMV u obligua të sigurojë energji elektrike me çmime fikse të subvencionuara më të ulëta se ato në treg. “Çmimi i energjisë elektrike për pjesën më të madhe të amvisërive nuk është rritur, përderisa për konsumatorët e vegjël është ulur për 20 për qind, ndërsa prodhimi vendor është stabilizuar në kushte të krizës energjetike në Evropë. Gjatë muajit janar kemi edhe eksport të energjisë elektrike…

Lexo më Shumë

SHKOLLA MË SHUMË NDIHMOHET NGA DONACIONET SE SA NGA SHTETI “Ile dhe Iva. Falë abetares me shkronja Braile, Mihajllo dhe të gjithë nxënësit me shikim të dëmtuar mund të lexojnë. Ai, sic njofton KlanM, është klasa e tretë pranë shkollës për rehabilitimin e nxënësve me shikim të dëmtuar ”Dimitar Vllahov”. “Kam dëshirë të luaj loja Spiderman, Grey” E kjo shkollë organizoi aksion për mbledhjen e librave të vjetra për t’i recikluar dhe më pas për t`i përdorur për tekste në alfabet Brajl. Drejtori i kësaj shkolle, Boban Spasenovski, sic njofton KlanM, thotë se shkolla më shumë ndihmohet nga donacionet se sa…

Lexo më Shumë

Në vend se në shkollë, rreth 900 nxënës të shkollave fillore gjysmëvjetorin e dytë e nisën online. Në vend se dimrit apo verës, autoritetet vendosën që pikërisht tani kur nisin mësimi të rinovojnë objektet e shkollës fillore Vëllezërit Miladinov dhe shkollën në fshatin Vranishtë. Prindërit pyesin pse po rinovohet tani në mes të dimrit, dhe pasi pushimi dimëror ka përfunduar, kur fëmijët duhet të jenë në shkollë. “Situata është vërtet skandaloze. Kam qenë brenda, por nuk është koha e duhur për t’i kryer gjërat tani për faktin se fëmijët tanë po humbasin shumë…”, tha Milot Rizvani-prind. “Të merren masa nga…

Lexo më Shumë