KËSHILLI I QYTETIT TË SHKUPIT KUNDËR BLERJES SË AUTOBUSËVE TË RINJ EKOLOGJIK Akuzat për ndryshimin e drejtorit dhe zvogëlimin e buxhetit të Qendrës Kulturore Rinore janë manipulime të rreme, thotë kryetarja e Shkupit, Danela Arsovska. Kryetarja e Shkupit Danela Arsovska gjatë pres konferencës së sotme theksoi se ushtruesi i detyrës së drejtorit të QKR-së Vanço Bogoev gënjen se është nën presion politik dhe se i është kërkuar që të punësojë Arben Shaqirin duke shtuar se ai nuk është larguar nga pozita e tij, por i ka përfunduar kontrata. Ajo thotë se do ta padisë Bogoevin duke e akuzuar se përveç…
Author: Hamdi Kumanova
Haraçina kërkon bashkëpunim më të ngushtë me Qytetin e Shkupit, përkatësisht që Ndërmarrja Publike “Higjiena komunale” e Qytetit të menaxhojë edhe mbeturinat në këtë komunë, me qëllim që ato të përfundojnë në Drislla dhe të zgjidhet problemi me deponinë jolegale. Kreu i Haraçinës Ridvan Ibraimi thotë se tymi i deponisë jolegale nuk tangon vetëm banorët e Haraçinës por edhe të komunave përreth. “Unë kërkoj edhe kam kërkuar edhe zyrtarisht dhe kam insistuar edhe në disa takime me Qytetin e Shkupit, që kjo të merret në menaxhim nga higjiena komunale në Qytet të Shkupit dhe mbeturinat të përfundojnë në Drislla, ku…
Euroambasadori Dejvid Gir e dënoi deklaratën e eurodeputetit bullgar Angel Xhambaski lidhur me pretendimet territoriale dhe e vlerësoi si të papranueshme. Lidhur me deklaratat e paradokohshme të eurodeputetit Xhambaski për pretendimet territoriale, ambasadori Gir përkujtoi se edhe Parlamenti Evropian dhe MPJ-ja bullgare u distancuan nga këto deklarata. Ai nënvizoi se pohimet e tilla nuk e përfaqësojnë dhe nuk mund ta përfaqësojnë BE-në. Për vërejtjet e djeshme ndaj presidentit Pendarovski, të cilët mund të intepretohen si kërcënim, ambasadori Gir tha se kjo absolutisht nuk e përfaqëson qëndrimin e BE-së. “Kjo nuk i shpreh vlerat, në të cilat u themelua BE-ja. E…
Studentët që nuk e kanë shfrytëzuar ende të drejtën e racionit të subvencionuar studentor mund ta bëjnë këtë duke aplikuar në thirrjen e re publike që Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASH) e shpalli dje, transmeton Portalb.mk. Konkursi është i qasshëm në sistemin “e-shërbime” të MASh-it dhe është i hapur deri më 31 janar, pra deri të martën. Në rubrikën “Konkurse – Arsim” mund të gjeni thirrjet për secilin universitet veç e veç. Në konkurs mund të aplikojnë të gjithë studentët e rregullt të studimeve deridiplomike në institucionet e larta arsimore shtetërore dhe private, të cilët janë shtetas të Republikës…
Zyrtarët e policisë të e SPB Tetovë-Departamenti i Punëve të Brendshme Gostivar, dje (25-janar) në ora 10:30 kanë privuar nga liria 19-vjeçarin B.M. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit për shkak të dyshimit për përfshirje në sulmin fizik të raportuar pardje (24 janar) nga 18-vjeçari S.B. nga Gostivari, që kishte ndodhur në rrugën “Zhivko Brajkovski” në Gostivar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Gostivar për zbardhjen të plotë dhe dokumentimin e rastit.
Sipas burimeve të “Levicës”, sic percjell KlanM, VMRO-DPMNE është pajtuar për ndryshimet kushtetuese, vetëm se shtizat thehen nëse kjo do të ndodh para ose pas zgjedhjeve – ka deklaruar Deputeti I “Levicës” Borislav Krmov gjatë një prononcimi për TV STAR. Sipas Krmovit, të gjitha partitë përvec “Levicës” sovranitetin nuk janë duke e kërkuar tek populli, por tek ambasadat e huaja. “Burimet tona thonë se nuk do të ketë “arratisje” të tetë deputetëve, por do të votojë I gjithë parlamenti, përvec “Levicës”, që të ketë mbulesë” – percjell KlanM deklaratën e Deputetit Krmov. Sipas tij, VMRO-DPMNE ka humbur rreth 100.000 vota…
Ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës Admirim Aliti sot ka zhvilluar një takim pune me ambasadoren e Suedisë në Shkup, Shkëlqesinë e saj, Ami Larson Jain, me të cilën kanë biseduar për situatën aktuale dhe sfidat si dhe për prioritetet e përbashkëta. Lidhur me prioritetet që kanë rëndësi vendimtare për proceset integruese evropiane, ministri e informoi ambasadoren për angazhimin në zhvillimin e Strategjisë së Sigurisë Kibernetike dhe planet për krijimin e Agjencisë së Sigurisë Kibernetike, si një element i rëndësishëm. në sigurinë kombëtare. Në të njëjtën kohë, ministri theksoi se digjitalizimi i shërbimeve dhe reformat në administratën publike janë ndër…
Superekspertizat e përgatitura nga dy ekipe të inxhinierëve mekanikë dhe të komunikacionit do të shqyrtohen në seancën e sotme për rastin “Laskarca” në Gjykatën Themelore Penale në Shkup, pasi në seancën e kaluar arriti ekspertiza nga Byroja e ekspertizës, që u bë me urdhër nga Gjykata në dhjetor të vitit 2021 dhe i është dorëzuar prokurorit dhe të pandehurve nëpërmjet mbrojtësve të tyre. Në seancën e kaluar gjykata mori vendim, që pas pëlqimit të të gjitha palëve, për shkak të ekonomizimit dhe përshtatshmërisë së procedurës, të lexohen të gjitha provat e deritanishme dhe të vazhdojë procedura sot me superekspertizat. Superekspertiza…
Mërgimtarët po dërgojnë në Maqedoni mbi 361 milionë euro në vit. Sipas metodologjisë të zyrës evropiane të statistikave – Eurostat, në vend dërgohen një shumë që si vlerë është e njëjtë me 3.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mirëpo shuma totale supozohet të jetë edhe më e madhe pasi shumica e remitancave transferohen përmes kanaleve të parregulluara (dërgesat personalisht, përmes ndërmjetësve si drejtuesit e autobusëve, etj). Të ardhura më të mëdha nga remitancat ka Serbia me mbi 7 milionë banorë me 3.3 miliardë euro, pason Bosnje e Hercegovina me 1.6 miliard euro, Shqipëria me afër 1.3 miliard euro,…
Në raportin e MPB-së thuhet se aksidenti ka ardhur pasi vetura me targa të Kumanovës ka sulmuar çiklistin nga po i njejti vend dhe ka ikur. “Zh.J eshte derguar ne spital ne Kumanove, por për shkak te lendimeve serioze, eshte dèrguar ne Kompleksin e Klinikave “Nëne Tereze” në Shkup, ku sot, ne ora 06:00 ka nderruar jete. Pas ndërmarrjes se masave he aktiviteteve nga nepunësit policore në SPB Kumanove, eshte gjetur shoferi S.M. dhe në bisede zyrtare në stacion policor e ka pranuar veprën. Pas dokumentimit te rastit, kunder tij do te parashtrohet kallēzim penal”, qendron me tej ne njoftimin…
Zyrat e Avokatisë “Janaki Mitrovski” dhe “Peshevski i Timovski” sot do t’u dorëzojnë të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve në Kuvend propozim-ligjin për amnisti të të dënuarve për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit 2017. Propozimi i tyre është që të gjithë të dënuarit me burgim deri në dhjetë vjet të lirohen nga vuajtja e mëtejshme e dënimit dhe të dënuarit për më shumë se dhjetë vjet të lirohen nga 50 për qind e dënimit, përcjell INA. “Si jurist që ushtroj të drejtën penale, nuk gjej asnjë justifikim për atë që është bërë. Por në të njëjtën kohë besoj se…
Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski sonte deklaroi se shumica parlamentare është stabile, se zgjedhjet e parakohshme nuk do të ndodhin dhe se shumica mund vetëm të rritet. “Atë çështje tërë kohën e hapë Mickoski tashmë tre vite, nga mbledhja konstituive e këtej, pohon se kjo përbërje parlamentare nuk do të zgjasë shumë, se do të pasojnë zgjedhje të shpejta, më pas paralajmëronte shumicë të re, më pas shpërndarje të Kuvendit. Atë retorikë e shfrytëzojnë kryesisht për qëllime të brendshme partiake, dhe kjo, në periudhë prej tre viteve vazhdimisht demantohet. Ja, edhe unë e demantoj sot, zgjedhje…

