Zëvendëskryeministri përgjegjës për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, në takimin dypalësh me eurodeputetin bullgar dhe raportuesin për Maqedoninë e Veriut në Parlamentin Evropian, Ilhan Kuychuk tha se bashkëpunimi dhe respekti i ndërsjellë si modele për sukses njëjtë janë të nevojshme edhe për vendet anëtare të BE-së dhe për vendet të cilat janë në rrugën që të bëhen anëtare të BE-së, informojnë nga Sekretariati për Çështje Evropiane. “Respekti dhe vlerësimi i ndërsjellë i ndërtuar mbi vlerat evropiane është modeli i vetëm për sukses për gjeneratat e tanishme dhe të ardhshme. E dimë se gjithnjë do të ekzistojnë faktorë nga të dyja anët…
Author: Hamdi Kumanova
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, vazhdimisht nga njerëzit është perceptuar si një njeri që është shumë i shqetësuar me imazhin e tij publik. Nga luajtja e hokejit në akull dhe pozimi në timon të automjeteve ushtarake deri te hipja në kuaj dhe peshkimi me gjoks të zhveshur, Putini ka punuar shumë për të kultivuar perceptimin e tij si një udhëheqës i ashpër, shkruan Skynews. Dhe në një vend në të cilin burrëria është me sa duket një tipar shumë i çmuar, fotografitë e fundit të presidentit që do të dalin në pah ndoshta janë surprizw pwr shumicën e njerëzve. Putin…
Gjykata e Apelit e Kosovës, sot ka informuar se ka aprovuar ankesat e Prokurorisë Themelore në Prishtinë dhe ka anuluar aktvendimet e Gjykatës Themelore në Prishtinë për hedhjen e aktakuzës ndaj pesë personave të akuzuar për përfshirje në rastin e dhunimit të 11-vjeçares. Gjykata e Apelit, siç është potencuar në komunikatë, ka vlerësuar se aktvendimet e gjykatës së shkallës së parë për hedhjen e aktakuzave, respektivisht propozimit është si rezultat i shkeljeve esenciale të dispozitave të procedurës penale, të cilat shkelje kanë kushtëzuar që aktvendimet ankimor të anulohet dhe çështjet të kthehen në rivendosje. Ndryshe, mbrëmë është raportuar se Gjykata…
Shkrimtari rus, Leo Tolstoi ka bërë një kritikë të gjatë dhe të gjithanshme të Shekspirit. Ai madje duke shprehur edhe habi se pse Shekspiri pëlqehet kaq shumë në të gjithë botën. Mes të tjerash, Tolstoi mendon se Shekspiri jo vetëm që nuk e meriton famën si gjeni, por ai mund të klasifikohet as si autor i rëndomtë. A janë të vlefshme këto kritika të bëra nga një gjeni drejt një gjeniu? Kritiku bashkëkohor Harold Bloom mendon se Shekspiri, jo vetëm që shpiku gjuhën angleze, por ai shpiku edhe njeriun. Sipas Bloom, para kohës së Shekspirit, personazhet, qofshin gra apo burra,…
Prokuroria kërkon paraburgim për një person nga Gostivari tek i cili janë gjetur 164 pako me marihuanë, përcjell TV21. Nga Prokuroria thonë se bëhet fjalë për një banor nga fshati Senokos i Gostivarit, i cili njëkohësisht ishte nën masa të arrestit shtëpiak. “Bastisja është kryer më 18 janar në një shtëpi ku i dyshuari vuante masën e arrestit shtëpiak për një tjetër rast juridik. Paraprakisht, zyrtarët policorë për gjatë kontrollit persoanl tek i dyshuari fillimisht kanë gjetur 9,59 gramë marihuanë, ndërsa më pas në ambientet ndihmëse të shtëpisë kanë zbuluar edhe 164 qese me gjithsej 333,39 gramë marihuanë dhe një…
Nesër Aleanca për Shqiptarët në krye me Arben Taravarin do të vendosin se a do të jenë pjesë e Qeverisë apo nuk do të jenë pjesë e Qeverisë. “Kryesia e Aleancës për Shqiptarët, nesër me fillim në ora 17:00 në zyrat qendrore të partisë në Tetovë, do të mbajë mbledhjen e radhës në të cilën mes tjerash do të diskutojë për zhvillimet politike. Në këtë mbledhje në rend dite do të jetë edhe vendimi i Kuvendit Qеndror për formimin e ekipit negociues” thuhet në njoftimin e ASH-së Ndryshe TS ditë më parë publikoi edhe ofertën e kryeministrit Dimitar Kovaçevskit për…
Ministria e Punëve të Jashtme i Maqedonisë së Veriut shprehu keqardhje për vendimin e Sofjes, për tërheqjen e ambasadorit të saj nga Shkupi, i cili beson të jetë vendim i përkohshëm pasi dialogu sipas MPJ-së, është mënyra e vetme për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve. Sipas MPJ-së, nuk mbajnë arsyetimet se tërheqja është bërë për shkak të incidentit në Ohër, pasi sipas saj, organet po bëjnë gjithçka për zbardhjen e tij dhe se tashmë ka persona të ndaluar për këtë rast. Ministrja e Jashtme Sofja po bie pre e provokimeve të personave e qarqeve tjera që jane të interesuara për tensione mes…
Ministri i Financave, Fatmir Besimi sot ka paralajmëruar se do të bëhen përpjekje shtesë për përshpejtimin e kthimit të tatimit personal mbi të ardhurat për fermerët. Kjo, siç tha ai, do të realizohet në koordinim me DAP-in dhe Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave. Besimi, duke iu përgjigjur pyetjes së deputetëve tha se në procedurë është dëmshpërblimi për fermerët nga Negotina dhe Kavadari. Sipas vlerësimeve, siç informoi ai, dëmet në Kavadar janë 51,4 milionë denarë, ndërsa në Negotinë 163,5 milionë denarë. “Për dëmet në Kavadar dhe Negotinë, Qeveria më 27 dhjetor ka marrë vendim që t’i kompensojë pjesërisht,…
Izet Mexhiti, lideri joformal i të ashtuquajturve “Grupi i zjarrit” në BDI ka folur për “Fokus” se është takuar me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, të cilit i ka thënë se anëtarët e grupit janë “më të besueshëm në mbështetjen e orientimeve strategjike të qeverisë”. Sipas “Fokus”, deputeti dhe nënkryetari i BDI-së beson se nuk mban teza se është e domosdoshme hyrja e ASH opozitare në Qeveri, që të mos ketë zgjedhje të parakohshme parlamentare. Sipas tij, zgjedhjet para mandatit të rregullt nuk do të ketë edhe pa Aleancën në qeveri, sepse, siç thekson ai, askush nga shumica parlamentare nuk planifikon t’i sfidojë ato…
Kryeministri i RMV-së Dimitar Kovaçevski, në seancën e sotme të pyetjeve të deputetëve, ka folur për ngjarjet e fundit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë dhe incidentin në Ohër, ku u rrah sekretari i klubit bullgar “Car Borisi i Tretë”. Ai theksoi se shteti i ka marrë të gjitha masat sipas ligjeve, për të gjithë provokuesit që tentojnë të përkeqësojnë marrëdhëniet në mes dy shteteve. “Nuk ka histeri antibullgare në Maqedoninë e Veriut. Për incidentet e fundit ka persona përgjegjës, sepse janë akte individësh dhe nuk mund të fajësohet një vend i tërë për veprimet e individëve. Ne i…
Herët në mëngjes në Veles, një vajzë (25) është rrahur nga bashkëshorti i saj i pamartuar dhe është dërguar në spitalin e Velesit me një plagë arme në stomak, raportojnë mediat lokale, përcjellë Klan M. Këtë incident monstruoz e ka konfirmuar SPB Veles. ”Sot në ora 07:47 në SVR Veles nga Emergjenca Mjekësore Veles është raportuar se tek ta është sjellë një grua 25 vjeçare me lëndime trupore të shkaktuara nga bashkëshorti i saj i pamartuar. Po ndërmerren masa për zbardhjen e rastit” – thonë nga SVR Veles. Portali lokal Batali.net bën të ditur se vajza përveç plagës me armë…
Ambasadori Sh.T.Z. Tayyar Kağan Atay: Historia e përbashkët shekullore tashmë në nivelin e Partneritetit Strategjik Ambasadori i Republikës së Turqisë në Shqipëri, Sh.T.Z. Tayyar Kağan Atay, dha një intervistë për Infoweb Media. Kjo ishte intervista e parë që ai dha për vitin 2023 ne cilësinë e Ambasadorit të Republikës së Türkiye-s në Tiranë. Mes të tjerash në intervistë z. ambasador ka nënvizuar se sivjet kremtohet 100 vjetori i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike mes Shqipërisë dhe Turqisë. Ai i ka cilësuar dy popujt si ‘vëllëzër’ me një histori dhe traditë shekullore. Kjo histori marrëdhëniesh ka kulmuar me nënshkrimin e deklaratave…

