Author: Hamdi Kumanova

Mërgimtarët po dërgojnë në Maqedoni mbi 361 milionë euro në vit. Sipas metodologjisë të zyrës evropiane të statistikave – Eurostat, në vend dërgohen një shumë që si vlerë është e njëjtë me 3.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Mirëpo shuma totale supozohet të jetë edhe më e madhe pasi shumica e remitancave transferohen përmes kanaleve të parregulluara (dërgesat personalisht, përmes ndërmjetësve si drejtuesit e autobusëve, etj). Të ardhura më të mëdha nga remitancat ka Serbia me mbi 7 milionë banorë me 3.3 miliardë euro, pason Bosnje e Hercegovina me 1.6 miliard euro, Shqipëria me afër 1.3 miliard euro,…

Lexo më Shumë

Në raportin e MPB-së thuhet se aksidenti ka ardhur pasi vetura me targa të Kumanovës ka sulmuar çiklistin nga po i njejti vend dhe ka ikur. “Zh.J eshte derguar ne spital ne Kumanove, por për shkak te lendimeve serioze, eshte dèrguar ne Kompleksin e Klinikave “Nëne Tereze” në Shkup, ku sot, ne ora 06:00 ka nderruar jete. Pas ndërmarrjes se masave he aktiviteteve nga nepunësit policore në SPB Kumanove, eshte gjetur shoferi S.M. dhe në bisede zyrtare në stacion policor e ka pranuar veprën. Pas dokumentimit te rastit, kunder tij do te parashtrohet kallēzim penal”, qendron me tej ne njoftimin…

Lexo më Shumë

Zyrat e Avokatisë “Janaki Mitrovski” dhe “Peshevski i Timovski” sot do t’u dorëzojnë të gjitha grupeve parlamentare dhe deputetëve në Kuvend propozim-ligjin për amnisti të të dënuarve për ngjarjet e përgjakshme të 27 prillit 2017. Propozimi i tyre është që të gjithë të dënuarit me burgim deri në dhjetë vjet të lirohen nga vuajtja e mëtejshme e dënimit dhe të dënuarit për më shumë se dhjetë vjet të lirohen nga 50 për qind e dënimit, përcjell INA. “Si jurist që ushtroj të drejtën penale, nuk gjej asnjë justifikim për atë që është bërë. Por në të njëjtën kohë besoj se…

Lexo më Shumë

Koordinatori i grupit të deputetëve të LSDM-së, Jovan Mitreski sonte deklaroi se shumica parlamentare është stabile, se zgjedhjet e parakohshme nuk do të ndodhin dhe se shumica mund vetëm të rritet. “Atë çështje tërë kohën e hapë Mickoski tashmë tre vite, nga mbledhja konstituive e këtej, pohon se kjo përbërje parlamentare nuk do të zgjasë shumë, se do të pasojnë zgjedhje të shpejta, më pas paralajmëronte shumicë të re, më pas shpërndarje të Kuvendit. Atë retorikë e shfrytëzojnë kryesisht për qëllime të brendshme partiake, dhe kjo, në periudhë prej tre viteve vazhdimisht demantohet. Ja, edhe unë e demantoj sot, zgjedhje…

Lexo më Shumë

Deri më 31 maj të këtij viti, Maqedonia do të duhet të harmonizojë direktivën për media të Bashkimit Evropian (BE) për të mos humbur qasjen në programet për financimin e prodhimit të përmbajtjeve, ndër të cilat është edhe programi Evropa kreative. Kështu paralajmëroi ambasadori i Bashkimit Evropian në vend, David Geer, në prezantimin e djeshëm publik të projektit të BE-së “BE për lirinë e shprehjes: harmonizimi i legjislacionit kombëtar të mediave me ligjin e BE-së dhe standardet evropiane të medias”, raporton Meta.mk, transmeton Portalb.mk. Si formë e veçantë e mbështetjes, Komisioni Evropian i mundësoi Maqedonisë së Veriut zgjatje të afatit…

Lexo më Shumë

Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 57-vjeçar nga Kopanica e Shkupit pasi tek i njëjti është gjetur një armë që ka lidhje me një krim të kryer nga një person tjetër në Strumicë, përcjell TV21. Nga MPB thonë se pas arrestimit janë kryer kontrolle edhe në burgun e Idrizovës, ku janë gjetur fakte për tregti të paligjshme me armë. “Është privuar nga liria I.B.(57) nga fshati Kopanicë, Shkup. Gjegjësisht, pas urdhëresës së pranuar paraprakisht për bastisje nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e I.B.,…

Lexo më Shumë

Në kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut do të mbahet seanca e radhës, gjegjësisht seanca e 101 me një pikë të vetme të rendit të ditës, dhe atë pyetjet e deputetëve. Seanca si zakonisht realizohet çdo të enjte të fund-muajit. Kjo seancë me pyetje deputetësh do të jetë seanca e parë për këtë vit. Sipas traditës të parët që do t’i parashtrojnë pyetje kryeministrit dhe ministrave janë deputetët e opozitës, megjithatë paraprakisht deputetët duhet t’i pranojnë përgjigjet me shkrim dhe të deklarohen nëse janë të kënaqur apo jo.

Lexo më Shumë

Krahas shumë problemeve me të cilët përballet transporti publik në Tetovë, një dukuri tjetër shqetëson autoritetet e kësaj ndërmarrje. Kohëve të fundit, nga kjo ndërmarrje kanë denoncuar dëmtimin e pajisjeve në stacionet ku qytetarët presin autobusët. Këta stacione shpesh herë demolohen në mënyrë të pandërgjegjshme. Këta sjellje do të sanksionohen, paralajmërojnë nga Ndërmarrja Publike Tetova Transport. “Kjo është sjellje skandaloze dhe e pamatur e qytetarëve të Tetovës. Njëra nga ulëset është e vjedhur. Si ndërmarrje, ne përpiqemi t’i sigurojmë stacionet me ulëse ku ju si bashkëqytetarë të pushoni duke pritur autobusët. Fatkeqësisht, kjo padyshim që e shqetëson dikë. Pra,ne shohim…

Lexo më Shumë

Ministria e Arsimit është në finalizim të akreditimit të programit për gjuhën e shenjave, ndërsa ka paraparë një vlerë prej 500 mijë eurosh për sintezën vokale në gjuhën shqipe. Ndërkohë, aktualisht tekstet shkollore e materialet mësimore për fëmijët me shikim të dëmtuar dhe ata të verbër, janë të qasshme vetëm në Qendrën Burimore në Pejë, por nuk janë të qasshme nëpër shkollat e tjera publike në vend. Në Qendrën Burimore Prizren, janë punësuar tre interpretues të shenjave dhe pritet që shumë shpejt të finalizohet programi për gjuhën e shenjave. Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka bërë të ditur për Radio…

Lexo më Shumë

Arrestohet shkupjani, tek ai u gjet armë me origjinë nga një grabitje ku kishte edhe të vdekur. “Është privuar nga liria I.B.(57) nga fshati Kopanicë, Shkup. Gjegjësisht, pas urdhëresës së pranuar paraprakisht për bastisje nga ana e gjyqtarit të procedurës paraprake nga Gjykata Themelore Penale Shkup, zyrtarët policorë kanë bastisur shtëpinë e I.B., me ç’rast kanë gjetur një pistoletë tip “Staer” me dy karikatorë dhe 61 fishekë të kalibrit 9 mm. Nga hetimi i kryer, u konstatua se arma e kishte origjinën nga një vjedhje e kryer më 20 janar 2023 në shtëpinë e M.B. në Strumicë nga i afërmi…

Lexo më Shumë

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti ka folur për Ukrainën në tubimin në Shipkovicë. Tha se si vend janë solidarizuar me këtë shtet që gjendet në luftë, por më shumë nuk kanë mundësi të bëjnë. Duke iu drejtuar ministrit të punëve të Jashtme, Bujar Osmanit, tha se si shtet Ukrainës mund t’ia dërgojnë vetëm bandën muzikore. “Ne jemi solidarizuar moralisht, por aq mundemi. Sepse ato armë që ne i kemi, nuk i duhen Ukrainës Bujar. Ose atë bandën muzikore ne mund t’ua çojmë atyre, tjetër gjë s’mund t’iu çojmë”, tha Ahmeti.

Lexo më Shumë

Ukraina do të marrë tanke lufte, edhe Leopard 2 nga Gjermania. A lëshoi pe kancelari për shkak të presionit ndërkombëtar – apo ngurrimi i tij ishte i qëllimshëm? Ishte partia socialdemokrate (SPD) e kancelarit, që nxitoi të japë vlerësimin, përpara se qeveria të konfirmonte zyrtarisht, se tanket gjermane Leopard 2 do të dërgohen në Ukrainë. “Një sukses i madh diplomatik” për Olaf Scholz u shpreh Katja Mast, drejtore ekzekutive e grupit parlamentar socialdemokrat në Bundestag. Sipas saj, kancelari ia doli, që të farkëtojë një aleancë ndërkombëtare, dhe kjo është jashtëzakonisht e rëndësishme në situatën aktuale. SHBA në fakt nuk donin…

Lexo më Shumë