Në vend se në shkollë, rreth 900 nxënës të shkollave fillore gjysmëvjetorin e dytë e nisën online. Në vend se dimrit apo verës, autoritetet vendosën që pikërisht tani kur nisin mësimi të rinovojnë objektet e shkollës fillore Vëllezërit Miladinov dhe shkollën në fshatin Vranishtë. Prindërit pyesin pse po rinovohet tani në mes të dimrit, dhe pasi pushimi dimëror ka përfunduar, kur fëmijët duhet të jenë në shkollë. “Situata është vërtet skandaloze. Kam qenë brenda, por nuk është koha e duhur për t’i kryer gjërat tani për faktin se fëmijët tanë po humbasin shumë…”, tha Milot Rizvani-prind. “Të merren masa nga…
Author: Hamdi Kumanova
Kryeministri Dimitar Kovaçevski këto ditë në rrjetet sociale me një video propagandistike, në përshkrimin e së cilës thuhet se “në pesë vitet e fundit janë ndërtuar 1300 kilometra rrugë të reja”, ndër të tjera u mburr se autostrada Kërçovë-Ohër është ndërtuar me gjatësi 57- kilometër. Por realiteti është ndryshe, nga autostrada që tre qeveri kanë ndërtuar në nëntë vitet e fundit, njëra e udhëhequr nga VMRO-DPMNE dhe Nikolla Gruevski dhe dy të udhëhequra nga LSDM – Zoran Zaev dhe Dimitar Kovaçevski, deri më tani janë vendosur vetëm 8.5 kilometra në përdorim, shkruan Vërtetëmatësi. Në programin zgjedhor “Mundemi” (fq.51), me të cilin…
Ambasadori evropian Dejvid Gir sot porositi se vendi ka nevojë për një administratë publike eksperte, të pavarur dhe profesionale. Pa këtë, siç theksoi, nuk ka rritje dhe zhvillim. Nuk mund të thuhet, tha Gir, se nuk ka rezultate në drejtim të riorganizimit, por sistemi ka edhe dobësi që sigurisht vërehen dhe është i dukshëm edhe ndikimi shumë i fortë partiak në pjesë të caktuara të administratës. “Ajo që duam të shohim është forcimi i administratës, për të siguruar që ajo të ketë ekspertizë, pavarësi dhe profesionalizëm. Është gjithmonë e vështirë, ka presione fiskale, nuk ka vetëm një krizë, por një…
Dje rreth orës 14:25 minuta, zyrtarët policorë të SPB Tetovë kanë privuar nga liria 38-vjeçarin D.P. nga Tetova i cili një orë e gjysmë më parë është raportuar nga bashkëshortja e tij 37-vjeçare, se sillej në mënyrë agresive në shtëpinë e tyre familjare dhe se e kishte kërcënuar. Ai është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.
Në emër të Ambasadës së Zvicrës në Shkup, Agjencia Private për Punësim MOTIVI Shkup identifikon kandidatët më të mirë për pozitën në vijim: Ambasada e Zvicrës në Shkup ka përgjegjësinë e përgjithshme për hartimin, mbikëqyrjen dhe menaxhimin strategjik të 15 milionë eurove në vit të programit zviceran për bashkëpunim në Maqedoninë e Veriut. Më shumë informata rreth programit mund të gjeni në: https://www.eda.admin.ch/countries/north-macedonia/en/home/international-cooperation.html. Ambasada kërkon profesionist të shkathët dhe shumë të motivuar që t’i bashkëngjitet ekipit tonë në pozitën e: ZYRTAR TË PROGRAMIT NACIONAL/KËSHILLTAR POLITIK (ZPK) Kandidati i suksesshëm do të ketë përgjegjësi për zhvillimin e portofolit dhe mirëqeverisjen e programit,…
Nuk do të ketë më banda të cilat nën pretekstin e ruajtjes së sigurisë ndaj bizneseve, diskotekave e lokaleve, zaptonin kryeqytetin dhe zhvillonin veprimtaritë kriminale të lidhura drejtpërdrejt me nëntokën. Me këtë moto, prej të paktën 1 muaj tashmë, ekipe të gërshetuara nga njësite të ndryshme policore, patrullojnë Shkupin, me plan të mirëfilltë operativ dhe të detajuar për monitorimin, intervenimin dhe marrjen e masave konkrete ndaj elementëve të caktuar kriminalë që veprojnë në kryeqytet. ALSAT mëson se që nga rënia e kambanës së parë të alarmit për sigurinë në vend, muajin e kaluar, si dhe angazhimin që i ka dhënë…
Ridvan Ismaili Kur bëhet fjalë për hapjen e subjekteve afariste mikro dhe atyre të vogla, mund të thuhet se janë në duart e vet banorëve, edhe pse edhe këtu nevojitet nxitje, mbështetje dhe përkrahje nga institucionet e vendit. Por, atje ku duhet intervenimi i drejtpërdrejt i shtetit (politikës) për të thithur investime dhe për t’i destinuar ato në të gjitha zonat e vendit njësoj, kemi dështim total. Zonat shqiptare janë lënë të shkreta, sidomos kur kemi të bëjmë me hapjen e subjekteve të mesme, e sidomos ato të mëdha. Subjektet aktive afariste sipas numrit, madhësisë dhe komunave (gjendja 31 dhjetor…
Drejtoria për Punë Hidrometerologjike njofton se nesër dhe gjatë natës së Premtes do të ketë reshje të shiut dhe borës. Reshje më intensive, sic njofton KlanM, priten në pjesët jugore dhe lindore të vendit. Në viset malore, sipas metereologëve, do të rritet shtresa e dëborës, kurse në disa vende më të ulëta do të formohet shtresë e re dëbore. Të Premten pasdite dhe të Shtunën, sic percjell KlanM, do të ketë erë mesatare dhe e përforcuar nga drejtimi verior dhe do të ketë reshje kryesisht të borës me intensitet më të dobët. Metereologët thonë se reshje të borës do të…
Nga 1 shkurti qytetarët do të paguajnë shërbime më të shtrenjta postare. Sh.A “Posta e Maqedonisë Veriut” ka publikuar çmimoren e re sipas të cilës do të shtrenjtohen shërbimet standarde postare në trafikun e brendshëm, shkruan “Faktor”, transmeton Portalb.mk. Letra deri në 50 gram nga 25 denarë nga e mërkura e ardhshme do të rritet në 36 denarë. Edhe çmimi i rekomanduar është rritur dhe tani është 90 denarë. Letra deri në 100 gram do të jetë 48 denarë në vend të 34 denarë. Çmimi i letrave deri në 250 gram do të rritet nga 48 në 60 denarë. Ulet…
Ministria e Financave që nga 1 janari, siç mëson Alsat, ka rritur pagat e të gjithë të punësuarve në këtë dikaster për 30% ne mënyrë lineare. Këtë e konfirmoi edhe ministri Fatmir Besimi, i cili u arsyetua se këtë ja lejoi ligji për nëpunës publik dhe të njëjtën e bëri sepse të punësuarit po braktisin vendin e tyre te punës. Por, ai nuk dha një sqarim se perse nuk do të ndiqet ky trend edhe në institucionet tjera të administratës publike.
Ministrja e Punës dhe Politikës Sociale, Jovanka Trençevska, sot deklaroi se gjatë hartimit të ligjit për marrëdhënie të punës i cili prek të drejtat e punëtorëve nuk duhet të nxitohet. Për draft-versionin, thekson ajo, grup i punës i përbërë nga aktorë relevant punon tashmë katër vite. Ajo sqaron se janë në vijim e sipër debatet publike të cilat organizohen me qëllim për të dëgjuar mendimet e të gjithëve dhe shtoi se nëse ka nevojë pas përfundimit të numrit të caktuar të debateve, të organizohen debate shtesë. “Treguam arsyeje me propozimin e përfshirë në draft-versionin e ligjit. Kur punoni në një…
Sektori për Punë të Brendshme-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme ka privuar nga liria 23 vjeçarin Q.Q. nga Bogovina e Tetovës, pasi gjatë kontrollit të kryer ndaj tij është gjetur dhe konfiskuar një sasi e kokainës. “Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë mbrëmjen e djeshme (24-janar) rreth orës 22:15, në Bogovinë të Tetovës, kanë privuar 23-vjeçarin Q.Q. nga Poroi i Tetovës, pasi që gjatë kontrollit të kryer ndaj tij dhe në veturën “BMW” me targa të Tetovës, me të cilën udhëtonte me tre persona të tjerë, është gjet kokainë. Shoferit V.A. (27) nga i njëjti fshat, nga ana tjetër, i…

