Author: Hamdi Kumanova

Ambasadorja e SHBA-ve Angela Aggeler sot ka deklaruar se klasa politike në Maqedoninë e Veriut duhet të votojë pro ndryshimeve kushtetuese, edhe pse ky është një vendim i vështirë. Ajo tha se ky vendim është i domosdoshëm që vendi të shkojë përpara. Pa specifikuar partitë politike që kundërshtojnë këtë hap, ajo tha se me biseda do të tentojë të bindë ata që të mbështesin këto hapa. Një bisedë më të plotë me ambasadoren Aggeler, mund të ndiqni sot në kuadër të Programit 200 që transmetohet në ora 22:20. Alsat: Shpesh keni folur për një “vendim të vështirë” që klasa…

Lexo më Shumë

Ashensori në objektin e bllokut internistik në Spitalin e Tetovës vijon tash e disa ditë të jetë jashtë funksionit, ndërsa kjo ka bërë që pacientë të barten përmes shkallëve të spitalit. Në një video të siguruar nga Klan Maqedoni shihen momente teksa personeli mjeksor me vështirësi po bart pacientët duke i shfrytëzuar shkallët e spitalit si zgjidhje alternative./KlanMacedonia

Lexo më Shumë

Pak kohë më parë institucionet shqiptare gjatë një raportimi në Komisionin Ekonomik të Europës në Kombet e Bashkuara që lidhej me sektorin minerar nënvizuan se kriza e energjisë ka kthyer vëmendjen tek të gjitha burimet përfshirë qymyrin. E duket se riaktivizimi i minierave ka nisur ku tashmë një minierë aktive e viteve ’70 në zonën e Kolonjës parashikohet që të nisë funksionimin sipas një leje të dhënë në nëntor 2022. Kompania ka kërkuar që të pajiset me autorizimet e nevojshme pas shpalljes si fituese e garës së hapur nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë dhe parashikon që të…

Lexo më Shumë

Dosjet e klasifikuara janë gjetur në shtëpinë e ish-presidentit amerikan, Mike Pence në zbulimin e fundit të dokumenteve sekrete nëpër shtëpitë e zyrtarëve që kanë shërbyer në pozitat e larta të qeverisë. Këto dokumente, të zbuluara në javën e kaluar nga një avokat për Pence në shtëpinë e tij në Indiana, i janë dorëzuar FBI-së. Hetuesit ndërkohë po shqyrtojnë dokumentet e presidentit Joe Biden dhe ish-presidentit Trump. Përfaqësuesit e Pence dërguan letër në Arkivat Kombëtare për t’i paralajmëruar për dokumentet. Zhvillimi i fundit doli pasi zoti Pence kërkoi ndihmë ligjore nga specialistë në trajtimin e dokumenteve të klasifikuara “nga kujdesi…

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, ka bërë të ditur sot se procedura për ndryshime kushtetuese duhet të fillojë më së voni në qershor-korrik të këtij viti dhe të përfundojë deri në nëntor, kur është paraparë të përfundojë skriningu i BE-së. Sipas tij, ndryshimet kushtetuese për përfshirjen e bullgarëve në Kushtetutë janë kusht për vazhdimin e negociatave për anëtarësim me BE-në pas përfundimit të shqyrtimit, përcjell INA. Në konferencën e sotme për media, Xhaferi tha se zgjedhjet nuk do të ndihmojnë në sigurimin e 80 votave për amendamentet kushtetuese, por përkundrazi do ta komplikojnë çështjen. Ai beson…

Lexo më Shumë

Kalorësi i ortodoksisë, po zbulohet përfundimisht se pse e mban hapur anën e Serbisë, Vuçiqit. Nuk ishte thjesht dashuria dhe simpatia për muzikën serbe, Goran Bregoviçin, të cilit si adhurues dhe mbështetës i Millosheviçit, ia pat blatuar “Çelësin” e Tiranës. Përveç se i brumosur me idetë bolshevike të Enver Hoxhës, që nisnin me Moskën dhe përfundonin në Beograd, ai duket se ishte kthyer në një lojtar të rëndësishëm të shërbimeve ruse. Në mandatin e parë si kryeministër, tipik për agjentët e kundërzbulimit, ai shpenzoi shumë kohë, t’i bindte shqiptarët e Kosovës, nëpërmjet “lojërave”, se kishte qenë një nacionalist i fjetur,…

Lexo më Shumë

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ujin para përdorimit ta vlojnë, si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.Përmes një njoftimi MSH-ja tutje thotë se kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.Tutje përmes njoftimit bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse. “Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë…

Lexo më Shumë

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka njoftuar se koha e pritjes për vizat standarde për vizitë në Britani të Madhe është kthyer në standardin normal të shërbimit prej 15 ditësh pune. Pra kjo nënkupton që kosovarët do të marrin një vendim brenda 3 javësh që nga aplikimi në Qendrën e Aplikimit për Viza. Nga Ambasada këshillojnë që aplikimi të bëhet disa ditë më herët se kur është planifikuar udhëtimi derisa tregojnë mundësinë që mund të aplikohet deri në 3 muaj përpara datës se kur planifikohet udhëtimi për në Britaninë e Madhe.

Lexo më Shumë

Një valë e të ftohtit ka përfshirë edhe Korenë e Jugut, anulohen fluturimet Autoritetet e Koresë së Veriut kanë paralajmëruar qytetarët për kushte ekstreme të motit në vend pasi një valë e të ftohtit ka përfshirë gadishullin Korean. Temperaturat ka të ngjarë të ulen deri nën -30 gradë Celsius në rajonet veriore, të cilat janë gjithashtu pjesa më e varfër e vendit. Sipas asaj që raportojnë mediat shtëtërore në zonat bregdetare pritet të ketë edhe erëra të forta. Ndërsa Koreja e Veriut është prekur nga moti ekstrem, pak dihet për ndikimin e motit të keq tek banorët. BBC shkruan se…

Lexo më Shumë

Takimi gjermano-francez u pasua nga një deklaratë me synime të mira, por që duhet të konkretizohet. Të dyja palët u shprehën të vendosura që të bashkëpunojnë, transmeton Dojçe Vele (DW). Të dielën (23.01.), Gjermania dhe Franca kremtuan në Paris përvjetorin e Traktatit të Elizesë, të nënshkruar 60 vjet më parë nga kancelari Konrad Adenauer dhe presidenti Charles de Gaulle. Nevoja për të demonstruar harmoni dhe unitet ishte e madhe, pas anulimit në 26 tetor në minutën e fundit nga Emmanuel Macroni të takimit të rregullt midis dy qeverive. Kjo u konsiderua si shenjë e acarimit të skajshëm të marrëdhënieve dypalëshe.…

Lexo më Shumë

MPB SHPALL FLETARREST Është arratisur një I burgosur që vuante dënimin në burgun Hetues në “Shutkë”. Bëhet fjalë përt Nafi Abdiovskin i dënuar me 8 muaj burg për “mashtrim”. Ai, sic percjell KlanM, kishte vuajtuar 3 muaj nga dënimi në repartin gjysëm të hapur të burgut të Shutkës dhe nuk është kthyer. Sipas trajtimit që kanë të burgosurit më repartin gjysmë të hapur, Abdiovski ka patur të drejtë të dalë jashtë burgut, por më 14 Janar ka dalë dhe nuk është kthyer. Nga MPB-ja, sic njofton KlanM, kanë konfirmuar rastin duke njoftuar se kanë shpallur fletarrest. “Personi vuante dënimin me…

Lexo më Shumë

Gjykata Themelore në Gjakovë ka dënuar të pandehurin, Januz Gashi, me 21 vjet e gjashtë muaj burg pasi i njëjti më 12 qershor të vitit 2021, kishte privuar nga jeta vëllanë e tij. Siç bën të ditur gjykata e gjithë ngjarja e rëndë ka ndodhur pas një fjalosjeje për bagëti. “I pandehuri J.G., akuzohet se “më 12 qershor 2021, rreth orës 21:25, në fshatin Sopniq të Rahovecit, i akuzuari J.G., në oborrin e shtëpisë së tij, pas një mosmarrëveshje rreth disa bagëtive ka privuar nga jeta vëllanë e tij H.G, i moshës 65 vjeçare dhe ka vënë në rrezik jetën…

Lexo më Shumë