Ministria e Shëndetësisë e Kosovës u ka bërë thirrje qytetarëve që ujin para përdorimit ta vlojnë, si masë e sigurisë bakteriologjike e zbatueshme në situata me turbullirë të shtuar në resurse për të parandaluar shpërthimin e epidemive hidrike.Përmes një njoftimi MSH-ja tutje thotë se kjo procedurë e vlimit të ujit është aq e thjeshtë dhe e zakonshme, por e domosdoshme për të parandaluar shpërthime epidemike.Tutje përmes njoftimit bëhet e ditur se Qeveria e Kosovës ka ngritur nivelin e gatishmërisë me të gjitha institucionet përkatëse.
“Ekipet e Institutit Kombëtar po vazhdojnë me vigjilencë të shtuar dhe janë në monitorim të pandërprerë të ujit të pijes. Të gjitha QRSHP në Kosovë janë në gjendje gatishmërie me ekipe kujdestare pa ndërprerë me specialistët e ekologjisë humane dhe epidemiologjisë dhe po monitorojnë situatën epidemiologjike e cila është në kontroll dhe nuk ka raste të dyshimta të sëmundjeve ngjitëse si pasojë e vërshimeve”, thuhet tutje.
Data 05.11.2026
Aktuale
- Franca në gatishmëri: Priten deri në 780 mijë protestues dhe 70 mijë policë në terren
- ONE Albania nën akuzë! Qendra e Shërbimeve Ligjore Evropiane (CELS) denoncon kërkesat për borxhe ndaj klientëve që paguajnë rregullisht
- Agim Islami nga rasti “Alfa”: “Burgu vetëm për hallexhinjtë dhe të pafajshmit, ata me para e fuqi politike dalin në liri!
- Aksion i madh policor në Kumanovë, në shënjestër grupi kriminal i njohur, dyshohet për zhvatje, fajde dhe pastrim parash
- Parashikimi i motit
- Kosova në rrugën drejt BE-së: Kurti kërkon statusin e vendit kandidat
- Arben Gashi konfirmon se do të kandidojë për kryetar të LDK-së
- 10 vjet nga vdekja e Astrit Deharit



