MPB SHPALL FLETARREST
Është arratisur një I burgosur që vuante dënimin në burgun Hetues në “Shutkë”. Bëhet fjalë përt Nafi Abdiovskin i dënuar me 8 muaj burg për “mashtrim”. Ai, sic percjell KlanM, kishte vuajtuar 3 muaj nga dënimi në repartin gjysëm të hapur të burgut të Shutkës dhe nuk është kthyer.
Sipas trajtimit që kanë të burgosurit më repartin gjysmë të hapur, Abdiovski ka patur të drejtë të dalë jashtë burgut, por më 14 Janar ka dalë dhe nuk është kthyer.
Nga MPB-ja, sic njofton KlanM, kanë konfirmuar rastin duke njoftuar se kanë shpallur fletarrest.
“Personi vuante dënimin me burg prej 8 muajve, për veprën e kryer penale “mashtrim” sipas nenit 247 paragrafi 3. Me urdhër të Burgut të Shkupit nga 16 Janarai 2023 është shpallur fletarrest për arratisje nga burgu, për vuajtjen e dënimit në afat prej 7 muajve dhe 15 ditë” – thonë nga MPB.
Arratisja e radhës ka tërhequr vëmendjen e opinionin pasi paraprakisht një I burgosur u arratis nga Burgu I Idrizovës dhe plagosi një polic, për cka u pezulluam komandanti dhe policë të burgut.
Sipas postimeve nëpër rrjetet sociale, Abdiovski ka qenë simpatizues I LSDM-së dhe është fotografuar gati me të gjithë funksionarët e lartë të kësaj partie. /KlanMacedonia/