Ridvan Ismaili
Kur bëhet fjalë për hapjen e subjekteve afariste mikro dhe atyre të vogla, mund të thuhet se janë në duart e vet banorëve, edhe pse edhe këtu nevojitet nxitje, mbështetje dhe përkrahje nga institucionet e vendit. Por, atje ku duhet intervenimi i drejtpërdrejt i shtetit (politikës) për të thithur investime dhe për t’i destinuar ato në të gjitha zonat e vendit njësoj, kemi dështim total. Zonat shqiptare janë lënë të shkreta, sidomos kur kemi të bëjmë me hapjen e subjekteve të mesme, e sidomos ato të mëdha.
Subjektet aktive afariste sipas numrit, madhësisë dhe komunave (gjendja 31 dhjetor 2021):
Likovë Kavadar Vinicë
Gjithsej 230 1691 502
(Subjekte afariste)
⬇️
Mikro* 155 1049 311
Të vogla 72 611 179
Të mesme 3 15 9
Të mëdha / 16 3
Numri i banorëve sipas Regjistrimit të popullsisë 2021:
Likovë (22.308 banorë)
Kavadar (35.733 banorë)
Vinicë (14.475 banorë)
Nuk mbaj mend që nga paslufta (viti 2001) të është investuar në zonën më të prekur nga lufta, komunën e Likovës. Thjeshtë, nuk është ngulur asnjë gozhdë.
Kjo është edhe arsyeja kryesore për zbrasjen apo boshatisjen e zonës së Likovës nga vet banorët.
*Mikro – deri 10 të punësuar
Të vogla – prej 11-50 të punësuar
Të mesme – prej 51-250 të punësuar
Të mëdha – mbi 250 të punësuar