NEDELKOV: “LIGJI ËSHTË DISKRIMINUES DHE ANTIKUSHTETUES” Rrogat nuk mund të jenë lineare por kjo duhet të varët nga pozita e punëtorit, propozim ligji për pagat në sektorin publik është diskriminues dhe antikushtetues. Kështu thotë kryetari i SASHK-ut Jakim Nedellkov. Ligji kufizon pjesëmarrjen e sindikatave në vendimmarrjet e Qeverisë dhe heq mundësinë e rregullimit të pagave me marrëveshje kolektive. “Sidikata në këtë mënyreë nuk do të ketë ndikim aspak në dialogun social, për negociata me kompetentët dhe vlersojmë se kjo nuk është në rregull. Kalkulimet tona janë në qoftë se ky ligj kalon për 10 vite pagat do të barazohen me…
Author: Hamdi Kumanova
Ministria e Arsimit dhe Shkencës (MASh) njofton se së bashku me Shërbimin Pedagogjik inicojnë proces për përpilimin e ligjit të ri për tekstet shkollore për arsimin fillor dhe të mesëm. Kjo sipas tyre bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së përmbajtjes së teksteve shkollore si dhe përmirësimit të procesit të blerjes dhe miratimit të teksteve në arsimin fillor dhe të mesëm, transmeton Portalb.mk. “Duke respektuar parimet e transparencës dhe krijimit inkluziv të politikave dhe zgjidhjeve ligjore, MASH dhe Shërbimi Pedagogjik ftojnë të gjithë të interesuarit të shqyrtojnë zgjidhjen ligjore ekzistuese të publikuar në linkun në vazhdim, i cili është…
Papunësia në Strugë ka pësuar rënie me 10% në krahasim me vitin e kaluar. Një nga arsyet është edhe trendi i migrimit. Personat e kualifikuar largohen drejt vendeve të Evropës, për kushte më të mira. Nga zyra rajonale e Entit për punësim thonë se mungojnë punëtorët e kualifikuar në sektorin e hotelerisë dhe personel mjekësor. “Në bazë të kërkesave të punëdhënësve kemi deficit të kuadrove, sidomos të kuadrove të cilët janë kualifikues dhe zanat, por kemi deficit edhe të laborantëve, motrave medicinale kemi edhe të mjekëve. Duke e marrë parasysh se Struga është vend turistik, po ashtu kemi kërkues edhe…
“Një nga iniciativat e Open Balkans është “paketimi” i rajonit si një rajon tërheqës për turizmin, për gastronominë, një rajon me ushqim të mirë dhe tërheqës për verën e mirë”, tha koordinatori kombëtar për Ballkanin e Hapur dhe iniciativat rajonale, Marjan Zabrçanec në “Utrinski Peçat” “. Ai tha gjithashtu se ka mbështetje nga SHBA për të “paketuar” rajonin si treg të vetëm për të tërhequr më shumë investime të huaja. “Vlerësimi im për bashkimin e vendeve të reja në Ballkanin e Hapur do të rritet me rritjen e rezultateve të projekteve. Sepse kur bien lejet e punës, do të…
Stabiliteti i mazhorancës parlamentare nuk kushtëzohet nga amendamentet kushtetuese dhe nuk bëhet fjalë nëse mazhoranca do të sigurojë 80 deputetë, por me vullnetin e opozitës për të marrë pjesë në proceset shtetërore për të cilat është e nevojshme mazhoranca 2/3, thotë deputetja dhe kryetarja e LDP-së, Monika Zajkova. Duke dëgjuar deklaratat e opozitës, por edhe nga sa mund të vërej në prapaskenat informale, nuk kam shpresa të mëdha, gjë që është në dëm të interesit të shtetit, megjithatë nuk do të përjashtoja një ndryshim të mundshëm të qëndrimit të tyre. në të ardhmen, sepse ka edhe argumente që e kërkojnë…
I pyetur për përçarjet brenda BDI-së dhe paraqitjes së grupit të pakënaqur në këtë parti dhe nëse kjo do të ndikonte në stabilitetin e Qeverisë, kreu i ekzekutivit, Dimitar Kovaçevski tha se kjo nuk paraqet problem për shumicën parlamentare, përcjell TV21. Kovaçevski tha se edhe deputetët e pakënaqur brenda BDI-së nuk vënë në pyetje çështjen e stabilitetit të Qeverisë. “Kjo nuk i bën problem Qeverisë sepse…fillimisht unë nuk dua të komentoj ngjarje në parti tjera politike. Megjithatë edhe nëse i shihni deklaratat e deputetëve nga BDI, pa dallim diskutimeve tjera që i zhvillojnë, asnjëri prej tyre nuk e ka vënë…
Trupi i pajetë i një shtetasi të Maqedonisë është gjetur në banesë me qira në Bujanoc, konfirmon Prokuroria e Lartë Publike nga Vranja. Bëhet fjalë për një 30 vjeçar nga Shkupi. “Policia në Bujanoc e ka njoftuar Prokurorinë e Lartë Publike në Vranjë se në Bujanoc është gjetur trupi i pajetë i N.N. Pas hetimit nga ekipi inspektues i Stacionit Policor Bujanoc, në prani të mjekut ligjor, është konstatuar se bëhet fjalë për A.R (30) nga Shkupi”. “Nga ana e ekspertit mjeko-ligjor është kryer hetimi dhe ekspertiza e trupit dhe është konstatuar se nuk ka gjurmë që të tregojnë se…
Kryetari i ASH-së, Arben Taravari, sot do të takohet me ambasadoren amerikane në Shkup, Anxhela Aggeler, që në këtë parti interpretohet dhe komentohet si kyç për definimin e vendimit për hyrje në Qeveri. Ambasada Amerikane në Shkup ka dhënë një përgjigje diplomatike për INA rreth këtij takimi dhe zërave e komenteve të ndryshëm, duke lënë për të nënkuptuar se nuk përzihet në çështjet dhe vendimet politike partiake. “Ambasadorja Ageler takohet rregullisht me përfaqësues të partive të ndryshme politike”, thuhet në përgjigjen e Ambasadës së SHBA-ve për INA, drejtuar pyetjen ambasadores amerikane lidhur qëndrimet rreth debateve për zgjerimin e Qeverisë, pasi…
Kryediplomatja boshnjake, Bisera Turkoviq sot në Shkup tha se Bosnje dhe Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut duhet të përforcojnë bashkëpunimin ekonomik mes vete, përcjell TV21. Turkoviq tha se mungon edhe një linjë aviacioni Shkup-Sarajevë. “Kemi një varg marrëveshjes bilaterale, marrëveshje bashkëpunimi por na mungon fluturimi Sarajevë-Shkup. Duhet të dy palët të investojnë në këtë drejtim dhe rezultati do të jetë edhe më i mirë edhe në aspektin ekonomik mes dy vendeve. Do të ishte mirë që sa më shpejt të nënshkruajmë edhe marrëveshje ndërshtetërore për bashkëpunim ekonomik, për të cilën edhe sot folëm”, tha mes tjerash Turkoviq.
Iniciativa O2 bën me dije se në të gjithë vendin ka disa mite dhe fakte për ndotjen e ajrit me PM10 dhe PM2.5 në muajin dhjetor. Më saktësisht, ata analizuan dhe krahasuan të dhënat për praninë e grimcave ndotëse PM10 dhe PM2.5 nga të gjitha stacionet matëse për muajin dhjetor, krahasuar me vitet e kaluara dhe sipas asaj që tregojnë, shumë mite bien në ujë, transmeton Portalb.mk. “Një prej tyre është miti i (pa)pastërtisë në Berovë dhe Ohër. Sa i përket PM2.5 shumë më të rrezikshëm, Berova dhjetorin e kaluar ka pasur VETËM NJË ditë me të ashtuquajtur ajr të…
Një foshnje është vërejtur pa shenja jete mëngjesin e së enjtes në Vushtrri nga i ati. Babai ka lajmëruar njësitë përkatëse të cilët kanë vërtetuar vdekjen e foshnjës, ndërsa policia e ka nisur hetimin për “vdekje të dyshimtë”. “Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se fëmiu i tij- foshnje në mëngjes është vërejtur se është pa shenja jete. Njësitë relevante dhe ekipi mjekësor kanë dalur në vendin e ngjarjes ku është konstatuar vdekja e viktimës”, thuhet në raportin e PK-së. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion.
Me origjinën e tyre në bregun perëndimor të Kanadasë, skijimi me ndihmën e ratrak-ut po fiton popullaritet në mesin e skiatorëve tatëpjetë që duan të hyjnë në terrenin e skive të vendit pa koston e skijimit me helikopterë. Malet e fuqishme të Maqedonisë së Veriut ofrojnë disa terrene superlative. Nga Rob Stewart Publikuar 22 nëntor 2022, 15:08 GMT Shikoj me nervozizëm përmes dritares së avulluar të makinës sonë të dëborës. “Ratrak” hibrid i skidoo-s e cila është e vendosur lart në një parvaz tmerrësisht të hollë që kalon mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës. Unë ngushëllohem në aftësitë e shoferit…

