“Një nga iniciativat e Open Balkans është “paketimi” i rajonit si një rajon tërheqës për turizmin, për gastronominë, një rajon me ushqim të mirë dhe tërheqës për verën e mirë”, tha koordinatori kombëtar për Ballkanin e Hapur dhe iniciativat rajonale, Marjan Zabrçanec në “Utrinski Peçat” “.
Ai tha gjithashtu se ka mbështetje nga SHBA për të “paketuar” rajonin si treg të vetëm për të tërhequr më shumë investime të huaja.
“Vlerësimi im për bashkimin e vendeve të reja në Ballkanin e Hapur do të rritet me rritjen e rezultateve të projekteve. Sepse kur bien lejet e punës, do të krijojë aktivitet ekonomik, duke përshpejtuar bashkëpunimin ekonomik mes tre shteteve. Kur kjo të bëhet e ditur në Bosnje dhe Hercegovinë, në Kosovë dhe në Mal të Zi, do të krijohet presion nga ata që duhet të përfitojnë, qytetarët dhe kompanitë, ndaj autoriteteve të tyre”, tha Zabrçanec.
Ai tha se odat ekonomike në këto vende tashmë kanë filluar të bëjnë presion mbi autoritetet e tyre për rritjen e bashkëpunimit ekonomik./Almakos/