Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme diku rreth orës 16:00 policia ka privuar nga liria 39 vjeçarin O.B. dhe 42 vjeçarin A.M. që të dy nga Kavadari, për shkak se A.M. në afërsi të një shkolle në Kavadar i ka shitur heroin 39 vjeçarit O.B., shkruan Alsat.
Më pas me urdhër të Gjykatës Themelore-Kavadar, është kryer bastisje në shtëpinë e A.M. me çrrastë është gjetur dhe konfiskuar një sasi e heroinës. Personat në fjalë janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, ndaj tyre do të ngritët padi adekuate. /Alsat.mk