Sot në vend do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Pasdite, kryesisht në pjesët juglindore, do të ketë kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale dhe bubullima, transmeton aktuale.mk
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi lindor.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 10 deri në 18 gradë, ndërsa maksimalet do të arrijnë nga 28 deri në 35 gradë Celsius.
Në Shkup pritet mot me diell dhe vranësira të pakta deri mesatare, me temperaturë maksimale deri në 35 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë kryesisht stabil dhe më i ngrohtë, ndërsa të martën përsëri priten kushte për reshje lokale dhe bubullima.



