Janë bërë një muaj që kur TikTokeri dhe ish-banori i Big Brother VIP Kosova, Laurent Krasniqi, humbi jetën tragjikisht në një aksident me motoçikletë.
E pikërisht një muaj pas ndarjes së tij nga jeta, miku i Laurentit, TikTokeri Egzon Sahiti, e ka kujtuar atë përmes një postimi në Instagram.
Sahiti ka shprehur dhimbjen për mungesën e tij dhe ka kujtuar buzëqeshjen e mikut të ndjerë.
“Laurent, vllau jonë, shoku jonë i zemrës, sot jonë bo 1 muj pa ty. Gjithmonë kemi me t’kujtu kshtu, t’buzëqeshun qysh je n’këtë fotografi. Allahu t’mëshiroftë e na bashkoftë n’Xhenet, inshallah. Ki me metë gjithë n’zemrat tona, vlla”, ka shkruar Sahiti.



