Author: Hamdi Kumanova

Zëvendëskryetari i parë i Qeverisë dhe ministër për Sistem Politik dhe Marrëdhënie Ndërmjet Bashkësive, Artan Grubi sot mori pjesë në Samitin e Ballkanit Perëndimor kundër diskriminimit racor, organizuar në Prishtinë nën patronatin e kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti në pjesëmarje të përfaqësuesve të lartë nga vendet e rajonit. Grubi në fjalimin e tij drejtuar pjesëmarësve, tregoi kronologjinë e zhvillimit të ngjarjeve kundër diskriminimit në Maqedoninë e Veriut, duke krahasuar situatat nga viti 2001 e deri në arritjet e viteve të fundit. Më tej theksoi se Marrëveshja e Ohrit vendosi standardet e përfaqësimit të drejtë dhe të garantuar institucional…

Lexo më Shumë

Republika e Maqedonisë së Veriut është më e sigurta nga vendet e Ballkanit Perëndimor, me një kërcim prej 97 vendesh në vitin 2017 dhe katër pozita më të larta se vitin e kaluar ose, sipas Indeksit Global të Paqes (GPI), këtë vit jemi ndër 36 vendet më të sigurta në botë. Duke vlerësuar disa aspekte të paqes, përfshirë sigurinë sociale, Indeksi Global i Paqes është mjet i dobishëm për të analizuar se sa larg kemi arritur në angazhimet tona, njofton ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski. Spasovski thekson se lidershipi ekzistues i MPB-së i ka përcaktuar tri prioritete të…

Lexo më Shumë

Në konferencën për media nga Lëvizja BESA, kreu Bilall Kasami tha se nuk do të merr pjesë në takimin e liderëve që do të mbahet sot në Kuendin e Maqedonisë së Veriut. “Ky takim i thirrur nga Kovaçevski është formalitet dhe metodë për ta shpëtuar BDI-në e cila duhej të raporton në Tryezën e përbashkët për Deklaratën e përbashkët e partive politike shqiptare, ne nuk do të marrin pjesë në takim” – tha Bilall Kasami. Ndryshe sot mbahet takimi i liderëve i cili fillon në ora 12:00 ku pjesëmarjen e kanë konfirmuar Mickoski, Ali Ahmeti dhe Taravari. Kurse Apasiev nga…

Lexo më Shumë

Një tren ka goditur për vdekje një imigrant i cili ishte shtrirë në hekurudhë, njoftojnë nga MPB. “Gjatë ditës së djeshme në orë 01:07 është paraqitur se në orën 00:15 një tren mallrash i cili po udhëtonte në relacionin Gjevgjeli-Shkup, në afërsi të Miravcit, ka goditur një person i cili ishte i shtrirë në hekurudhë. “Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konfirmuar se bëhet fjalë për një person 30-vjeçar imigrantë. Vdekja është konstatuar nga ekipi mjekësor”, njoftojnë nga MPB.

Lexo më Shumë

Këto janë vlerat reale të shtrenjtimit të energjisë, Qeveria plason informata të pasakta Në ditët e fundit, por edhe gjatë gjithë periudhës kohore të këtij viti, kryeministri e ministra të kabinetit qeveritar, por edhe eksponentë të lartë të partive të tyre politike që ata përfaqësojnë, LSDM e BDI, po i servojnë opinionit publik informata të pasakta e të pabazuara në fakte, lidhur me çmimin e energjisë elektrike për konsumatorët familjar e ato të biznesit të vogël. Dalin e trumbetojnë se gjoja qeveria po subvencionon në vlerë prej 80 % të çmimit aktual të energjisë elektrike për këto kategori konsumuese. Por,…

Lexo më Shumë

Instituti për Ekonominë dhe Paqen çdo vit bën listën e vendeve më të sigurta dhe paqësore në botë. Në Indeksin Global të Paqes (GPI), duke filluar nga viti 2017, Maqedonia e Veriut po shënon përparime çdo vit. Sa i përket vendeve të Ballkanit Perëndimor më mirë renditen Sllovenia dhe Kroacia. Në pozitë të mirë është edhe Shqipëria duke u radhitur e 41-ta. Por Kosova shkon në listë më poshtë duke u radhitur në vendin e 71. Shqipëria dhe Maqedonia është në grupin e vendeve me të ashtuquajturat ‘Niveli i lartë i sigurisë”. Vendi më i sigurt në botë është Islanda…

Lexo më Shumë

Sot me ftesë të kryeministrit, Dimitar Kovaçevski do të mbahet takimi i liderëve të partive parlamentare. “Në takim, e cila do të zhvillohet në Kuvend, do të mbajë fjalim kryeministri Dimitar Kovaçevski me çka do të hapet diskutimi në mes partive politike, për të ardhmen evropiane të Republikës së Maqedonisë së Veriut si dhe për vendimet çka duhet të merren në Kuvend me konsensus të gjerë politikë dhe shoqërorë”, thonë nga shtypi i qeverisë. Kovaçevski më herët ka paralajmëruar se ka thirrur të gjithë partitë politike parlamentare për të biseduar për të ardhmen evropiane të vendit.

Lexo më Shumë

Ashtu si edhe në kapitujt tjerë, edhe në kapitullin 18 që ka të bëjë me statistikat, nuk është vërejtur ndonjë përparim i madh në raportin e Komisionit Evropian (KE) për Maqedoninë e Veriut. Vendi vazhdon të mbetet mesatarisht i përgatitur. KE-ja e sheh si urgjente nevojën e sigurimit të stafit adekuat dhe burimeve të mjaftueshme financiare për Entin shtetëror të statistikave, si dhe që ky institucion në vijim të publikojë tërësisht rezultatet e regjistrimit të popullsisë që u zhvillua në vitin 2021, transmeton Portalb.mk. Komisioni nënvizon se është bërë përparim i mirë, veçanërisht me publikimin e grupit të parë të të dhënave të regjistrimit të popullsisë në…

Lexo më Shumë

Sot do të mbahen zgjedhjet për shefin e Prokurorisë Themelore Publike për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit, në të cilat të drejtë vote kanë të gjithë prokurorët publikë në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Rreth 160 prokurorë do të kenë mundësinë të votojnë për herë të parë, të cilët do të ushtrojnë të drejtën e tyre në qendrat e votimit në prokuroritë e larta, përcjell INA. Votimi do të jetë nga ora 08:00 deri në 16:00, më pas procesverbali do t’i dërgohet Këshillit të Prokurorëve Publikë, ku do të përmblidhen rezultatet. Deri më tani askush nuk është ankuar…

Lexo më Shumë

Më datë 06.11.2022 në ora 01.07 pas mesnate është raportuar se rreth orës 00.15, një tren mallrash që udhëtonte në linjën Gjevgjeli-Shkup, në afërsi të fshatit Miravci, ka goditur një person të shtrirë në shina, përcjell Nistori. Efektivët e policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë konstatuar se bëhet fjalë për një emigrant 30-vjeçar. Një mjek ka deklaruar vdekjen, ndërsa një grup hetimor nga Stacioni Policor Gjevgjeli ka kryer hetime. Me urdhër të Prokurorit Publik, trupi i pajetë është dorëzuar për obduksion. /Nistori/

Lexo më Shumë

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë në Maqedoninë e Veriut njofton konsumatorët për një produkt jo të sigurt të qumështit që është UHT TRAJNO MLEKO, MILKANO 3.2%. Ky paketim qumështi është duke u tërhequr për shkak të pranisë së aflatoksinës M1 me numër serik/lot – LOT FD04. Agjencia i bën thirrje konsumatorëve që kanë blerë produktin e mësipërm me numrin serial/lot të treguar, të mos e konsumojnë dhe ta kthejnë në vendin ku e kanë blerë, përcjell INA. Marketi “Stokomak” ka lëshuar një deklaratë në faqen zyrtare në facebook ku bën thirrje që të kthehet ky produkt i blerë dhe të…

Lexo më Shumë

Ish-ambasadori dhe profesori i universitetit të Shkupit, Nano Ruzhin thotë se situata në Kosovë është e tensionuar, por se nuk duhet të shqetësohemi aq shumë, pasi siç thotë ai në një prononcim për “Kanal5”, bashkësia ndërkombëtare nuk do të lërë të degjenerojë këtë konflikt. Ai konsideron se Maqedonia duhet të ndjekë me vigjilencë zhvillimin e ngjarjeve, por nuk pret që si vend i NATO-s të ketë pasoja për sigurinë. “Sidoqoftë, kjo nuk është shenjë e mirë për stabilitetin e Kosovës dhe të rajonit, sepse po ndodh në një kohë kur bota është e trazuar gjeopolitikisht, sidomos me luftën në Ukrainë.…

Lexo më Shumë