Dje në ora 20:00, zyrtarë policorë nga Njësia për tregti ilegale në Shkup kanë privuar nga liria A.A.(21) nga Shkupi, për shkak se gjatë bastisjes së banesës së tij në Kisella Vodës, me urdhër paraprak të gjykatës, u gjetën dhe u konfiskuan disa pako me marijuanë dhe një peshore dixhitale me mbetje marijuanë. Gjithashtu, M.P.(20), S.G.(22), V.S.(19) dhe P.G.(22), të gjithë nga Shkupi u gjetën duke përdorur drogë në banesën e tij. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj personave do të bëhet parashtresa përkatëse.
Author: Hamdi Kumanova
Policë nga SPB Kumanovë kanë arrestuar 48 vjeçarin nga Kumanova. Dyshohet se ka shfrytëzuar kartelë pagesore të një gruaje nga Kumanova, gjegjësisht ka kryer disa transaksione kundërligjshme në vlerë prej 229.531 denarë. Kartela e pagesës është gjetur dhe i është kthyer pronares. Personi i dyshuar është ndalur në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të ngritet kallzim përkatës, thonë nga MPB.
Lideri i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski sot tha se do të marrë pjesë në takimin e liderëve. “Këto ditë është aktuale çështja e takimit të liderëve. A do të shkojë VMRO-DPMNE dhe çfarë do të bëjë? Së pari, më lejoni të them se synimet e qeverisë për mbledhjen e lidershipit janë të qarta. Ata presin që unë të refuzoj të marr pjesë në një takim të tillë sepse do të diskutohen ndryshimet kushtetuese dhe integrimi evropian. Menjëherë pas këtij akti do të vijojë sulmi se VMRO-DPMNE është antievropiane dhe se VMRO-DPMNE është e izoluar, sepse në takim do të marrin pjesë…
Ari i konfiskuar dy javë më parë në artaritë e Tetovës, nga inspektorati i tregut dhe Drejtoria e të hyrave publike, sot iu kthye pronarëve të tyre. Sipas kreut të Odës së Zejtarëve të Tetovës, Mensur Arifi, është shprehur se, informacionet për ar jo kualitativ bien në ujë, sepse ari është verifikuar nga organet e shtetit, është zhigosur në po të njëjtat institucione dhe sot iu është kthyer artarive në Tetovë. Sipas kreut të zejtarëve të Tetovës, këto kontrolle janë të mirëseardhura, sepse artaritë në Tetovë punojnë me standarde dhe siguri të duhur për gjithë blerësit. Ndryshe, dy javë më…
Mullixhinjtë njoftojnë ulje të çmimit të bukës me rreth 10 për qind drejt fundit të dhjetorit ose nga fillimi i vitit të ardhshëm. Ata e mirëpresin vendimin e qeverisë për të ofruar energji elektrike me çmime të përballueshme, e cila mbulon prodhuesit e ushqimit dhe thonë se nga kjo do të përfitojnë më së shumti qytetarët. Megjithatë, siç sqarojnë ata, çmimi i bukës do të varet edhe nga lëvizja e çmimeve të lëndëve të para. “Me dy vendimet e qeverisë, për çmimin e energjisë elektrike dhe për kufizimin e marzheve në tregtinë me shumicë dhe pakicë, pashmangshëm do të ketë…
Në Ballkanin Perëndimor, Maqedonia e Veriut merr ndihmën më të madhe nga BE-ja për banorë Së bashku do t’i tejkalojmë sfidat e kësaj krize të madhe”, tha kryetarja e KE-së, pas nënshkrimit të marrëveshjes për FRONTEX në gjuhën maqedonase javën e kaluar në Shkup. Ajo është e bindur se nëse vendi vazhdon t’i zbatojë reformat me këtë ritëm, do të ketë sukses në rrugën drejt BE-së dhe vlerësoi se kjo marrëveshje do të forcojë bashkëpunimin dhe tregon se gjuha maqedonase respektohet plotësisht në Union. Me ndihmën prej 80 milionë eurosh, BE-ja dërgoi mesazhin se vendi dhe Ballkani Perëndimor nuk janë…
Darko Kostovski, kryetar i Komunës së Butelit, në një ceremoni publike ka ndarë 50 bursa për sportistët më të suksesshëm të kësaj komune, transmeton Almakos. “ Me një procedurë maksimalisht transparente me konkurs në bazë të rregullores, sot bashkërisht me të mëdhenjt olimpik Shaban Trstena, dr.Borce Kostovski dhe Dejan Geogrievski, kemi ndarë 50 bursa sportive për sportistët më të suksesshëm të komunës së Butelit. Njashtu iu nda edhe një mirënjohje për arritje historike sportive, kampionit olimpik Shaban Trstena. Sinqerisht shpresoj se disa prej bursistëve të sotit do t`i përsërisin sukseset e Shabanit dhe Dejanit. Ngjarja e sotme ka përfshirë katër…
Ministria e Financave njoftoi të premten se ka mbyllur Shtëpinë për të Moshuar “Orenda” në Pejë, ku ditë më parë një e moshuar ishte su*lmuar fizikisht e keqtrajtuar nga infermieret. Sipas njoftimit të ministrisë, këtij subjekti i është revokuar licenca për ofrimin e shërbimeve sociale. “Pas publikimit të pamjeve të su*lmit fizik ndaj të moshuarës në subjektin “Orenda” në Pejë, Njësia e Inspektimit të Shërbimeve Sociale ka bërë inspektimin e menjëhershëm të vendit të ngjarjes, si dhe intervistimin e stafit të qendrës dhe dëshmitarëve të rastit”, thuhet në njoftimin për media. “Me përmbylljen e raportit të inspektimit, i njëjti i…
Ligji i ri i Konsumatorëve të cilin e paralajmëruan autoritetet nuk mund t’i stabilizojë çmimet e ushqimeve. Megjithatë, nëse një tregtar nuk respekton rregullat dhe masat tregtare të vendosura nga organet, do të ballafaqohet me gjobë të lartë ndërsa dyqani i tij mund të mbyllet. Organizata për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve për Alsat thotë se çmimet e ushqimeve tregtarët i përcaktojnë lirshëm. “Ka mendime që dënimet të jenë më të larta, nëse shkelet ajo që është miratuar si masë nga qeveria, pra do të ketë dënime më të mëdha për ata që shkelin masat që i miraton Qeveria”,…
Inaugurohet objekti i komunës së Strugës ku të pranishëm ishin edhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti, zëvendëskryeministri Artan Grubi, Ministri i arsimit dhe shkencës, Jeton Shaqiri. Kryetari i Strugës, Ramiz Merko, faleminderoi të pranishmit dhe tha se ishte koha e duhur që administrata e komunës së Strugës të transferohej në objekt të ri. Ai u shpreh se me kushtet më të mira qytetarët do të kenë shërbime më të mëdha. “Me inaugurimin e kësaj godine që një kohë ka shërbyer si shkolla jonë sot do shërbejë si shkollë e qytetarëve për të marrë shërbime më të mira, dhe nga ana…
Goce: “Pa bletë nuk ka jetë” Pa bletë nuk ka jetë, kjo është motoja e bletarit Goce Mircevskit i cili sot ishte në qendër të Shkupit për të promovuar, por edhe për të shitur mjaltin me të cilin biznes merret bashkë me familjen e tij, raporton Klan M. Ndryshimet klimatike kanë zvogëluar edhe prodhimin e mjaltit, nëse me herët nga një koshere ka nxjerre deri ne 25 KG mjaltë, tre vitet e fundit Goce thotë se nga një koshere ka marrë vetëm 5 kg mjaltë, për dallim me tre vitet e fundit ky vit ka qenë me i mirë. “Nëse…
Me orë po presin për t’u ardhur autobusi me numër 56 dhe 56 A. Ndërsa kur vjen mezi hynë në autobus, ndonjëherë voziten edhe me dyer të hapur prej rrëmujës së madhe. Nxënësit kërkojnë që kjo linje të shpeshtohet dhe të jetë e rregullt, raporton Klan M. Për shkak të mungesës shpesh ndodh edhe që të vonohen në shkollë dhe të ndodh ndonjë incident brenda autobusit. “Problemi nuk është zgjidhur. Kemi organizuar protestë por nxënësit me presionet të cilat I kanë si nga institucionet arsimore dhe shkollore por edhe nga trema që e kanë para kamerave. Por unë kam këtu…

