Nevzat Bejta nga Bashkimi Demokratik për Integrim, ka lëshuar akuza të rënda në adresë të kryetarit të komunës së Gostivarit, Arben Taravari. Ai në një intervistë për emisionin 200 në Alsat, tha se Taravari është i përfshirë në krim dhe se mbrohet nga kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe zv.kryeministri Artan Grubi.
“Ju kujtohet çfarë ka thënë Taravari për Ali Ahmetin? Fjalë që nuk i duron as qielli, as Toka. Ofendimet më të mëdha ja ka bërë Ali Ahmetit Arben Taravari. Nevzat Beja, Izet Mexhiti dhe të tjerët, një fjaë të keqe nuk do ta thonë sa të jetë jetë për Ali Ahmetin. Fjalët më nënçmuese i ka thënë Taravari. E tash bëjnë koalicion. Pse bëjnë koalicion, pse Taravari me bashkëpartiakët e tij është frikësuar shumë se kanë kriminalitet dhe korrupsion. Ka shumë procedura të ngritura kundër Taravarit, nuk procedohen sepse mbron Talat Xhaferi dhe Artan Grubi”, tha Bejta në Emisionin200, në Alsat.