Vlerësimet e para të Entit Evropian të Statistikave, Eurostat tregojnë se indekset e çmimeve të produkteve bujqësore për vitin 2022 janë dukshëm më të larta se 2021, pothuajse për të gjitha kategoritë kryesore të produkteve, si dhe për inputet kryesore bujqësore.
Ka tre nxitës të çmimeve më të larta: lufta në Ukrainë, thatësira dhe presione të tjera inflacioniste. Sipas të dhënave të disponueshme, çmimi mesatar i mallrave bujqësore në tërësi në Bashkimin Evropian u rrit me 24 për qind midis 2021 dhe 2022. Rritja më e madhe është te drithërat, 45 për qind, pasuar nga vezët (43 për qind) dhe qumështi me 31 për qind./Lexo më shumë