Author: Hamdi Kumanova

Në emisionin Klan Debat, ministri i Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit hapsinor, Naser Nuredini tha se Zvicra ka ofruar grant për disa deponi dhe menaxhmin me mbeturina në Maqedoninë e Veriut që arrin vlerën e 9 milionë frangave. ”Me një përkrahje nga shteti i Zvicrës ku ato kanë dhënë grant për të investuar, i cili ofron 9 milionë franga për Rusinon, një deponi në Novaci dhe një tjetër afër Strumicës. Pra ne me këto mjete me huamarje janë shtesë nga shteti zvicerian, ne kemi strategji kemi plane pra këtu nuk ka politikë sepse kjo është e gjithë qytetarëve” – tha Naser…

Lexo më Shumë

Kuvendi në seancën e djeshme miratoi ligjet për veprimtarinë gjyqësore, prokuroriale publike dhe për ekzekutimin e sanksioneve, me të cilat rriten pagat e të punësuarve. Rritja do të arrijë në 15 për qind, njoftoi Ministria e Drejtësisë, transmeton Portalb.mk. Me miratimin e djeshëm të ligjeve për ndryshimin e ligjit për shërbimin gjyqësor dhe ligjit për shërbimin e prokurorisë publike, është përcaktuar edhe paga minimale ligjore, si dhe është bërë harmonizim i shkallëzuar me pagat e tjera të zyrtarëve gjyqësorë dhe prokurorive publike nga të gjitha nivelet. Në të njëjtën kohë, ndryshimet e miratuara do të mundësojnë ndryshim më të lehtë…

Lexo më Shumë

Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, në programin “Bisedë në redaksi” të laboratorit hulumtues IRL, theksoi se në kushtet e krizës energjetike, të gjitha kapacitetet në dispozicion për prodhimin e energjisë elektrike që i ka shteti vendosen në dispozicion, shumica e të cilave janë bërë edhe në kohën e RSFJ-së, prandaj nevojiten investime të reja, për të cilat tashmë po punohet. “REK Bitola tani në nëntor feston 40 vjetorin e ekzistencës, kështu është edhe me objektet tjera. Kjo është arsyeja pse ne kemi një projekt monumental në vend të quajtur Çebren, i cili pati 13…

Lexo më Shumë

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, në programin “Bisedë me redaksinë”, theksoi se me vendimet e fundit të Qeverisë u mundësohet kompanive që prodhojnë produkte ushqimore bazë, shkollave publike fillore dhe të mesme, ndërmarrjeve publike për ujësjellës dhe largim të ujërave të zeza, për të lidhur kontratë me EMV – Shitja dhe të ketë energji elektrike më të lirë. Me këto masa, kompanitë prodhuese të produkteve ushqimore bazë do të kenë parashikueshmëri, energji elektrike të qëndrueshme dhe më të lirë, gjë që do të ndikojë përfundimisht në stabilizimin e çmimeve të produkteve finale të cilat prodhohen dhe shiten nga këto kompani. Me një…

Lexo më Shumë

Aleanca për Shqiptarët ka mbajtur sonte mbledhjen e komisionit për organizimin e kongresit që ka kompentencat e Kryesisë ku ka sjellur vendim nëse do të merr pjesë në ftesat për takime liderësh. “Do të marrim pjesë në takimin e liderëve të partive parlamentare të hënën në Kuvend. Gjithashtu jemi në kontakt dhe në komunikim të vazhdueshëm me të gjitha partitë politike shqiptare”, konfirmuan për Klan Macedonia nga Aleanca për shqiptarët. Në ftesën e kryeministrit Dimitar Kovaçevski nga ASH thanë se do të merrë pjesë në takim U.D Arben Taravari, ndërsa sa i takon ftesës së Kasamit në lidhje me organizimin…

Lexo më Shumë

Nikolla Nikollovski nga Shkupi dje u arrestua dhe më pas u lirua për raportimet e rreme për bomba në shkollat ​​e mesme të Shkupit. Ai sot në rrjetet sociale ka treguar për ngjarjet, ku thotë se është arrestuar si krimineli më i madh në vend. “Gjatë ditës së djeshme, në mes të ditës dhe gjatë kryerjes së detyrës së punës, më është hequr liria dhe më pas jam mbajtur në komisariat deri në orët e vona, pa mundësi kontakti me miqtë, të afërmit dhe familjen më të afërt”. “Marrja në pyetje, bastisja e shtëpisë sime nga 10 policë, mes të…

Lexo më Shumë

Ministria për Punë të Brendshme (MPB) njofton se gjatë ditës së djeshme në territorin e Shkupit ka regjistruar 176 shkelje të rregullave të trafikut. Prej tyre: 18 për ngasje të makinës pa patentë shoferi, 16 gjoba iu shqiptuan këmbësorëve, 14 për tejkalim të parregullt. Sipas MPB-së janë shqiptuar dhe 14 gjoba për kalim në të kuqe në semaforë, 5 gjoba për makinat e transportit publik në gjendje të parregullt dhe tre gjoba të tjera për përdorim të telefonit.

Lexo më Shumë

Një aksident trafiku ka ndodhur sonte në rrugën e njohur si “Rruga e plastikeve” në Shkup. Dy makina janë përplasur para semaforëve dhe për një sekondë është shmangur një aksident më i madh, pasi këmbësorët kanë qenë duke kaluar rrugën në momentin e përplasjes. Sipas informacioneve fillestare, nga ky aksident trafiku nuk ka persona të lënduar rëndë.

Lexo më Shumë

Policia e Tetovës, gjegjësisht sektori për punë të brendshme në Tetovë ka zbardhur sulmin fizik ndaj Gazetarit Nevrij Ademi ka raportuar zëdhënësi i policis së Tetovës Fatmir Rexhepi, njofton Tetovasot Me datë 01.11.2022 dhe 11.02.2022 në Stacionin Policor Tetovë është zhvilluar intervistë zyrtare me J.S.(47) nga Reçica e Vogël e Tetovës dhe N.T. Nga Sellca e Tetovë, ku J.S. i kishte marrë celularin gazetarit N.A.(24) nga Kalishti i Gostivarit, i cili ishte duke kryer detyra profesionale, pas së cilës ka tentuar ta sulmojë fizikisht, ndërsa N.T. e kishte larguar me forcë fizike nga ndërtesa.Pas dokumentimit të plotë të rastit,…

Lexo më Shumë

5.3 MILIARDË EURO BUXHETI SHTETËROR PËR VITIN 2023 Shifrën rekorde prej 5.3 miliardë euro,Qeveria planifikon ta harxhojë vitin e ardhshëm. Plani është që në arkën shtetërore të grumbullohen 700 milionë euro më tepër se sa në vitin 2022.   Të ardhurat në rritje të buxhetit do të jenë si rezultat i reformës së re tatimore që duhet të nis nga 1 Janari, por autoritetet shpresojnë edhe në pagesën më të mirë të taksave respektivisht të vehet nën kontroll ekonomia gri. Vitin e ardhshëm, Qeveria duhet të gjejë 1.5 miliardë euro që ta mbulojë deficitin buxhetor që do të jetë 700…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, nesër mbush zyrtarisht një vit që nga marrja e kësaj detyre Sot mbushet 1 vit nga dita kur Komuna e Tetovës udhëhiqet nga Bilall Kasami. Për këtë, sot kanë reaguar nga nisma qytetare “Më mirë për Tetovën” (MMPT), ata e konsiderojnë se udhëheqësia aktuale e komunës erdhi me premtime ambicioze që do të përmirësojnë kushtet në Komunën e Tetovës, por ata thonë se në të vërtetë situata në Tetovë lë edhe shumë për dëshiruar, transmeton Portalb.mk. Qytetarët vazhdojnë të ballafaqohen me të njëjtat probleme thelbësore si më parë ndërsa për dallim nga udhëheqësia paraprake, udhëheqësia…

Lexo më Shumë

Sopoti, fshati i dy tragjedive të mëdha në dy shekujt e fundit. 3 dhe 4 nëntori përkujton masakrën çnjerëzore të strukturave partizane dhe çetnike të vitit 1944. E vërteta që u fsheh për shtatë dekada, u zbulua në këtë vend. “Pikërisht në këtë vend, në vitin 1944, 65 fëmijë, djem dhe burra nga fshati Sopot, u lidhën, u keqtrajtuan dhe u masakruan në mënyrë çnjerëzore nga forcat partizane të asaj kohe. Për t’u vërtetuar se ata kanë vdekur, pas pushkatimit në kokat e tyre kishin vendosur gurë të rëndë, për të dëshmuar se ata kanë vdekur përfundimisht”, raporton Adrian Kerimi,…

Lexo më Shumë