Për shkak të rinovimit, barnatorja në QT City Mall do të jetë e mbyllur nga data 23 janar deri më 22 shkurt 2023. Me këtë rast, dm u ofron klientëve të saj -15% zbritje për ABSOLUTISHT GJITHÇKA…si dhe produkteve tashmë me zbritje! Këto zbritje do të zgjasin nga data 19 deri më 22 janar.
Gjithashtu, deri më 22 shkurt 2023, me çdo kupon fiskal në këtë barnatore, do të fitoni një vauçer me -15% zbritje për blerjet tuaja të radhës në barnatoret në SP Planet, lagja Gjorçe Petrov dhe Point Retail Park, lagja Çair.
“Me një buzëqeshje të madhe kujtojmë hapjen e kësaj barnatoreje, e cila ndodhi më shumë se 10 vjet më parë. Të gjithë ata që patën rastin të marrin pjesë në hapjen madhështore, me siguri kujtojnë atmosferën gazmore, miqësinë, por edhe zbritjet e këndshme. Që atëherë, jemi të lumtur të themi se dm është sinonim i një vendi ku mund të gjeni gjithçka që ju nevojitet – produkte kujdesi dhe bukurie, ushqim organik dhe suplemente ushqimore, produkte për kujdesin e foshnjave, për në shtëpi” – deklarojnë nga kompania.
Tani, vendit tuaj të preferuar për blerje i ka ardhur koha për një zbukurim! Prandaj, listat në dorë dhe drejtohuni në dm në QT City Mall për të bërë pazar. Blerjet tuaja të radhës në këtë barnatore do të mund t’i bëni më 23 shkurt.