Për shkak të ndërhyrjeve teknike në rrjet, sot pa energji elektrike do të jenë më shumë rrugë në komunat Gazi Babë, Qendër, Karposh, Butel dhe Aerodrom të Shkupit.
Siç informojnë nga EVN pa energji elektrike prej orës 08:30 deri në orën 14 do të jenë konsumatorët e një pjese të rrugës “Lazar Pop Trajkov”, një pjesë e rrugës.
“Trifun Haxhijanev”, një pjesë e rrugës “Hristo Botev” dhe një pjesë e rrugës “Tashko Karxha” në Gazi Babë, prej orës 09 deri në orën 14, konsumatorët e një pjese të rrugës “Orce Nikollov”, më saktë objektet në rrethinë të shtëpive me numra 64, 66 dhe 68 në Qendër. Prej orës 09 deri në orën 14:30 konsumatorët e rrugës “Alzhirska” dhe një pjesë e konsumatorëve të rrugës “Brigadska” në Karposh, prej orës 11 deri në orën 13:30, konsumatorët e një pjese të rrugës 18, përgjatë lumit Serava prej numrit 13 deri në numrin 35, numrat tek në Butel dhe prej orës 11 deri në orën 14 një pjesë e bulevardit Jane Sandanski (nr. 86, 88 dhe 90) mbrapa QT Biser në Aerodrom.