Një aksident para pak çastesh ka ndodhur në Gjorçe Petrov të Shkupit ku një veturë “Renault” me targa të Shkupit ka goditur një veturë tjetër.
Sipas informacioneve të para nga Klan M, nuk ka persona të lënduar por vetëm dëme materiale.
Policia pritet të arrijë në vendin e ngjarjes dhe të zbardh rastin e plotë. /KlanMacedonia/