Nga MPB njoftojnë se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një 27-vjeçar nga Shën Nikolla pasi i njëjti dyshohet se për 9 ditë me radhë ka vjedhur pjesë të veturës dhe traktorit nga një garazh pranë një shtëpie.
Nga MPB thonë se pas dokumentimit të plotë të rastit ndaj tij do të bëhet kallëzimi përkatës.
“Më datë 13.03.2023 në ora 13:40 në Shën Nikollë, zyrtarë policorë nga Zyra e Jashtme për Çështje Kriminale në Shën Nikollë kanë privuar nga liria D.T.(27) nga Shën Nikolla. Ai dyshon se në periudhën prej datës 05.01. deri më 13.01.2023 nga një garazh në oborrin e shtëpisë në pronësi të A.L. mori disa pjesë për një automjet pasagjerësh dhe një traktor dhe sende të tjera. Një pjesë e sendeve të marra i janë gjetur dhe i janë kthyer pronarit, ndërsa personi është ndaluar në stacion të policisë”, thonë nga MPB.