Më ftohtë sot në mëngjes ishte në Berovë me -6 gradë Celsius dhe në Shkup – Petrovec me -3. Temperatura në minus kishte edhe në Manastir, Prilep, Strumicë dhe Kumanovë, ndërsa më ngrohtë është në Dojran me 2 gradë të matura.
Në pjesën e parë të natës mbizotëroi mot i kthjellët, ndërsa më vonë kishte rritje të vranësirave. Frynte erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i ndryshueshëm. Sot në mëngjes ka vranësira të ndryshueshme, ndërsa në Kumanovë dhe Demir Kapi ka paraqitje të mjegullës me dukshmëri të kufizuar horizontale prej 50 metrave, informuan sot nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike.
Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira, pasdite me shi të përkohshëm lokal, ndërsa në disa vende më të larta dhe në male me borë të dobët, kryesisht në pjesët veriore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej 5 deri 10 gradë.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me vranësira me erë të lehtë deri mesatare veriore. Temperatura minimale do të bie në 0, ndërsa ajo maksimale do të arrijë deri 8 gradë.