Igor Nikolov, kryetar i Komisionit për Shëndetësi të VMRO-DPMNE-së, pyet se kush do të mbajë përgjegjësi për gjobat që duhet të paguhen për qendrën klinike të pandërtuar në Shkup, e cila sipas tij drejtpërdrejt dhe me vetëdije dëmton buxhetin e shtetit.
“Në vend të një Qendre të re klinike, qeveria aktuale do të pagojë miliona euro nga paratë tona sepse nuk është ndërtuar një qendër e re klinike. Teksa autoritetet thonë se nuk kanë mjete të mjaftueshme për pacientët më të rrezikuar, me paturpësi konfirmojnë se nuk kanë bërë asgjë gjatë gjithë vitit për të mbrojtur miliona euro para të qytetarëve që tani do të duhet të paguhen për prishjen e kontratës për Qendrën re klinike të pandërtuar”, deklaroi Igor Nikolov, kryetar i Komisionit për Shëndetësi të VMRO-DPMNE-së.