Reparti i Stomatologjisë në Kumanovë pasurohet me dy karrige stomatologjike me vlerë prej 360.000,00 denarëve, ka shkruar në profilin e tij në “facebook” drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Kumanova, Faruk Alili. Ai shton se në punim e sipër janë renovime në dispanzerin e fëmijëve dhe tëk ndihma e shpejtë që kapin vlerën e mbi 5 milion denarëve.
“Dy karrige stomatologjike të teknologjisë së fundit në Repartin e Stomatologjisë për përmërsimin e cilësisë dhe shërbimit dentar për fëmijët shkollorë. Investimi kap vlerën e mbi 360.000,00 denarë”, ka shkruar drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Kumanova, Faruk Alili. /KlanMacedonia/