Author: Hamdi Kumanova

Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,05 % në raport me vendimin e datës 18.4.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 2,50 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 21.4.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95…

Lexo më Shumë

Çmimin “World Press Photo of the Year” ë ka fituar fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka për fotografinë ku shihen punonjësit e urgjencës duke mbajtur një grua shtatzënë nëpër terrenet e shkatërruara të një materniteti në Mariupol. Mediat e huaja shkruajnë se fotografia është bërë në 9 mars të vitit 2022 ku gruaja me dorën e majtë në barkun e poshtëm të përgjakur zbuloi tmerrin e sulmit brutal të shtetit rus në fillim të luftës në Ukrainë. Iryna Kalinina, 32-vjeçare ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur…

Lexo më Shumë

Ministri i ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, e priti në takim pune ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ekselencën e Tij – Siril Bomgartner. Në takim, ministri Aliu, i prezantoi ambasadorit Bomgartner, projektet e Ministrisë dhe aktivitetet e planifikuara, me theks të veçantë ndaj reformave në administratën publike. Ministri, theksoi se zhvillimi i shërbimeve elektronike, të cilat do të jenë të disponueshme për të gjithë qytetarët, rritja e transparencës dhe administrimi profesional që do t’i plotësojnë standardet evropiane, janë ndër prioritetet në të cilat do të fokusohemi në periudhën e ardhshme. Në…

Lexo më Shumë

Zyrtarët policorë të Gostivarit të mërkurën rreth orës 14:00, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, kanë ndaluar 57-vjeçarin H.E. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i cili ka qenë në kërkim në bazë të urdhrit gjyqësor, i cili ka qenë i dënuar me një vit burg për veprën penale “përvetësim në detyrë”, e dënueshme në bazë të nenit 354 paragrafi 2 i Kodit Penal. Pas arrestimit, të kryer me urdhër të gjykatës, ai është dërguar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.

Lexo më Shumë

Komuna e Likovës në bashkëpunim me shoqatën “Nun” shpërndarë dhurata për fëmijët në këtë komunë, me rastin e Fitër Bajramit. “Shpërndahen dhurata për nder të Festës së Fitër Bajramit . Komuna e Likovës në bashkëpunim me fondacion Nun – Shkup, të përfaqësuar nga imami i xhamisë së f.Mateç, z.Enver Azizi, shpërndan dhurata për fëmijët me nevoja të posaçme dhe kopshtin për fëmijë në f.Orizare. Një dhuratë e vogël për buzëqeshjen e fëmijëve për Fitër Bajram ja vlen”, thuhet në njoftimin e Komunës.

Lexo më Shumë

Prokuroria Publike propozoi paraburgim për dy persona që dyshohen se gjatë ditës së djeshme kanë kryer veprën penale trafikim me emigrantë. “Zyrtarët policorë dje në orët e hershme të mëngjesit, gjatë kryerjes së detyrave, në parking hapësirën te “Kazerma e vjetër” në Gjevgjeli” kanë zbuluar të dyshuarit duke kryer veprën penale”, thonë nga Prokuroria. Nga Prokuroria thuhet se gjatë arrestimit, njëri nga të dyshuarit ka tentuar ta sulmojë fizikisht policin dhe është shkrepur një plumb nga pistoleta zyrtare nga ku edhe ka mbetur e vdekur emigrantja e cila ka qenë në pjesën e pasme të automjetit. Gjykatësi në procedurë paraprake…

Lexo më Shumë

Mbrëmë rreth orës 21:00, njësia nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë gjatë një pune hetimore operative (dy javore) në terren, ka arritur të marrë informatën se një i dyshuar është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike në qytetin e Prishtinës. Hetuesit policorë kanë ndaluar të dyshuarin B.M.,(mashkull kosovar, viti i lindjes 1996), dhe gjatë kontrollit në trup fillimisht i janë gjetur 3 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.5 gramë. Njësia e Forenzikës Regjionale në Prishtinë, pas disa kontrolleve në banesën e tij, si prova materiale kanë…

Lexo më Shumë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar se Qeveria po përpiqet ta shkatërrojë demokracinë me ndërhyrje në drejtësi. Duke marrë shkas nga reagimi i pushtetit pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, Kica-Xhelili thotë se vetëm mediat kanë mbetur jashtë tendencës së pushtetit për t’i kontrolluar. Por ka paralajmëruar se ato do të “bullizohen deri në heshtje”. “Kam shkruar më herët për demokracinë dhe vdekjen e saj. Bullizimi deri në heshtje absolute i agjencive të pavarura dhe mediave është një ndër shkallët kryesore të shkatërrimit të demokracisë. Ndërhyrjet e vazhdueshme në drejtësi po konfirmohen çdo ditë…

Lexo më Shumë

Pasi e eliminoi Bayern Munchen, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola do të luajë gjysmëfinalen e tij të dhjetë të Ligës së Kampionëve. City do të ndeshet me Real Madridin në gjysmëfinale, skuadrën që e privoi nga finalja e vitit të kaluar. Për këtë fakt, Guardiola është i vetëdijshëm dhe e ka vlerësuar shumë lart rivalin e tij në gjysmëfinale. Ai tha se nëse një skuadër dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve duhet ta quajë veten “Real Madrid”. “Të gjitha skuadrat kanë ndjenjën se nëse doni të fitoni Ligën e Kampionëve, duhet ta quani veten Real Madrid. Më parë ishte…

Lexo më Shumë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali ku një 32-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pas rrëzimit të një deltaplani në të cilin udhëtonte bashkë me instruktorin e tij. Fatjon Garxenaj, 32 vjeç ka qenë në bordin e mjetit fluturues së bashku me italianin Bernardino Panzacchi, 65 vjeç. Një dëshmitar okular është shprehur për mediat italiane se deltaplani është rrëzuar në tokë pas disa rrotullimeve. 32-vjeçari jetonte në Faenza bashkë me partneren e tij dhe ishte i punësuar si saldator në firmën Castel Bolognese për më shumë se 7 vjet, duke u rritur profesionalisht. Pavarësisht ndihmës së dhënë shqiptari nuk…

Lexo më Shumë

Vaksinimi i kafshëve duhet të jetë një detyrim për të gjithë ata që i mbajnë në shtëpi. Vaksinimi është jo vetëm një mënyrë për të mbajtur kafshët të shëndetshme, por edhe vetë njerëzit duke qenë se sëmundje të caktuara mund të transmetohen nga kafsha te njeriu. Kujdes duhet të tregohet sidomos kur në familje ka edhe fëmijë. Vaksinat që duhen bërë: Tek macet Herpes virus, calicivirus, reovirus, vaksina e leukemisë(FeLV) – vaksinohet normalisht. Nuk është e nevojshme që të riniset nga e para e gjithë seria. Tërbimi mund të jepet ç’do 1 ose 3 vjetë mbasi i është dhënë vaksina…

Lexo më Shumë

Shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deklaroi se kryeshefi i KEK-ut, Nagip Krasniqi,i cili u arrestua dje, ka lidhje direkte me kryeministrin e vendit, Albin Kurtin. Tahiri tha se kjo është hera e parë që KEK-u drejtohet nga një anëtar i ndonjë partie politike. “E kemi pa një tëndencë të vazhdueshme të Qeverisë, për të mbrojtë një person jashtëzakonisht të fuqishëm edhe në kuadër të komisionit e kemi pa fuqinë e tij politike dhe atij nuk i bënte përshtypje fare as Zyra e Rregullatorit të Energjisë, as ministrja e Energjisë, as debatet parlamentare sepse kishte një lidhje direkte…

Lexo më Shumë