“DO TË DËSHTOJË NISJA E PROCEDURËS PËR HAPJEN E KUSHTETUTËS” Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, ka përsëritur qëndrimin partiak lidhur me ndryshimet kushtetuese. Theksoi se Qeveria nuk do ta ketë mbështetjen e VMRO-DPMNE-së, njofton KlanM. Kreu i VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski, paralajmëroi se do të ketë përgjegjësi nga Qeveria. Kërcënoi me kallëzime penale për ekspertët që do të jenë pjesë e trupit punues për përgatitjen e ndryshimeve kushtetuese, pasi sic tha, do të paguhen e nuk do të punojnë asgjë. “Ekspertët? Ata janë ekspertë? Nuk kam se cfarë të shtoj për lidhjet familjare në BDI dhe LSDM. Turpërohem…
Author: Hamdi Kumanova
Gjyqi i mundshëm ndërkombëtar i arbitrazhi për Korridoret 8 dhe 10-D do bëhet sipas ligjeve të Anglisë dhe Uellsit. Kjo është shkruar e zezë mbi të bardhë në marrëveshjen mes Bechtel&Enka dhe Qeverisë. Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Millosheski në emisionin “Rruga drejt” tha se ky veprim i Qeverisë favorizon konzorciumin para gjyqit ndërkombëtar. “Qeveria e Maqedonisë është pajtuar për arbitrazh ndërkombëtare në Paris por ajo që neve nuk e pranojmë është që arbitrazhi të jetë sipas legjislacionit të Anglisë dhe Uellsit. Maqedonia ka bërë marrëveshje me EVN-në, ka bërë me TAV-in pra një kompani austriake dhe një turke, por…
Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), ka njoftuar se dje ka zbatuar kontroll të intensifikuar në komunikacion për sanksionimin e automjeteve që lëvizin me shpejtësi më të madhe se shpejtësia e lejuar, me çrast janë gjobitur 139 shoferë. Siç informojnë nga MPB-ja, prej tyre tetë shoferë drejtonin automjete me shpejtësi mbi 50 kilometra në orë më shumë se shpejtësia e lejuar. Në të njëjtën kohë, 84 automjete kanë tejkaluar shpejtësinë jashtë vendbanimit, ndërsa 55 në vendbanim. “Kontrollimet e përforcuara në trafik do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim”, thonë nga MPB.
Komisioni Rregullator për Energjetikë solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 1,05 % në raport me vendimin e datës 18.4.2023. Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 2,50 den/l., ndërsa çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUEPR BS-98 ulet për 2,00 den/l. Çmimet e shitjes me pakicë të EURODIZELIT (D-E V), të VAJIT EKSTRA TË LEHTË PËR AMVISËRI (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë. Nga data 21.4.2023, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë: EUROSUPER BS – 95…
Çmimin “World Press Photo of the Year” ë ka fituar fotografi ukrainas Evgeniy Maloletka për fotografinë ku shihen punonjësit e urgjencës duke mbajtur një grua shtatzënë nëpër terrenet e shkatërruara të një materniteti në Mariupol. Mediat e huaja shkruajnë se fotografia është bërë në 9 mars të vitit 2022 ku gruaja me dorën e majtë në barkun e poshtëm të përgjakur zbuloi tmerrin e sulmit brutal të shtetit rus në fillim të luftës në Ukrainë. Iryna Kalinina, 32-vjeçare ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjysmë ore pasi solli në jetë trupin e pajetë të foshnjës së saj të quajtur…
Ministri i ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu, e priti në takim pune ambasadorin e Republikës së Francës në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Ekselencën e Tij – Siril Bomgartner. Në takim, ministri Aliu, i prezantoi ambasadorit Bomgartner, projektet e Ministrisë dhe aktivitetet e planifikuara, me theks të veçantë ndaj reformave në administratën publike. Ministri, theksoi se zhvillimi i shërbimeve elektronike, të cilat do të jenë të disponueshme për të gjithë qytetarët, rritja e transparencës dhe administrimi profesional që do t’i plotësojnë standardet evropiane, janë ndër prioritetet në të cilat do të fokusohemi në periudhën e ardhshme. Në…
Zyrtarët policorë të Gostivarit të mërkurën rreth orës 14:00, në rrugën “Vëllezërit Gjinovski” në Gostivar, kanë ndaluar 57-vjeçarin H.E. nga Banjica e Poshtme e Gostivarit, i cili ka qenë në kërkim në bazë të urdhrit gjyqësor, i cili ka qenë i dënuar me një vit burg për veprën penale “përvetësim në detyrë”, e dënueshme në bazë të nenit 354 paragrafi 2 i Kodit Penal. Pas arrestimit, të kryer me urdhër të gjykatës, ai është dërguar në burgun e Tetovës për vuajtje të dënimit.
Komuna e Likovës në bashkëpunim me shoqatën “Nun” shpërndarë dhurata për fëmijët në këtë komunë, me rastin e Fitër Bajramit. “Shpërndahen dhurata për nder të Festës së Fitër Bajramit . Komuna e Likovës në bashkëpunim me fondacion Nun – Shkup, të përfaqësuar nga imami i xhamisë së f.Mateç, z.Enver Azizi, shpërndan dhurata për fëmijët me nevoja të posaçme dhe kopshtin për fëmijë në f.Orizare. Një dhuratë e vogël për buzëqeshjen e fëmijëve për Fitër Bajram ja vlen”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Prokuroria Publike propozoi paraburgim për dy persona që dyshohen se gjatë ditës së djeshme kanë kryer veprën penale trafikim me emigrantë. “Zyrtarët policorë dje në orët e hershme të mëngjesit, gjatë kryerjes së detyrave, në parking hapësirën te “Kazerma e vjetër” në Gjevgjeli” kanë zbuluar të dyshuarit duke kryer veprën penale”, thonë nga Prokuroria. Nga Prokuroria thuhet se gjatë arrestimit, njëri nga të dyshuarit ka tentuar ta sulmojë fizikisht policin dhe është shkrepur një plumb nga pistoleta zyrtare nga ku edhe ka mbetur e vdekur emigrantja e cila ka qenë në pjesën e pasme të automjetit. Gjykatësi në procedurë paraprake…
Mbrëmë rreth orës 21:00, njësia nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë në Prishtinë gjatë një pune hetimore operative (dy javore) në terren, ka arritur të marrë informatën se një i dyshuar është duke u marrë me shitblerje të substancave narkotike në qytetin e Prishtinës. Hetuesit policorë kanë ndaluar të dyshuarin B.M.,(mashkull kosovar, viti i lindjes 1996), dhe gjatë kontrollit në trup fillimisht i janë gjetur 3 qese të vogla të dyshuar si substancë narkotike të llojit kokainë me peshë 1.5 gramë. Njësia e Forenzikës Regjionale në Prishtinë, pas disa kontrolleve në banesën e tij, si prova materiale kanë…
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili ka shkruar se Qeveria po përpiqet ta shkatërrojë demokracinë me ndërhyrje në drejtësi. Duke marrë shkas nga reagimi i pushtetit pas arrestimit të kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, Kica-Xhelili thotë se vetëm mediat kanë mbetur jashtë tendencës së pushtetit për t’i kontrolluar. Por ka paralajmëruar se ato do të “bullizohen deri në heshtje”. “Kam shkruar më herët për demokracinë dhe vdekjen e saj. Bullizimi deri në heshtje absolute i agjencive të pavarura dhe mediave është një ndër shkallët kryesore të shkatërrimit të demokracisë. Ndërhyrjet e vazhdueshme në drejtësi po konfirmohen çdo ditë…
Pasi e eliminoi Bayern Munchen, trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola do të luajë gjysmëfinalen e tij të dhjetë të Ligës së Kampionëve. City do të ndeshet me Real Madridin në gjysmëfinale, skuadrën që e privoi nga finalja e vitit të kaluar. Për këtë fakt, Guardiola është i vetëdijshëm dhe e ka vlerësuar shumë lart rivalin e tij në gjysmëfinale. Ai tha se nëse një skuadër dëshiron të fitojë Ligën e Kampionëve duhet ta quajë veten “Real Madrid”. “Të gjitha skuadrat kanë ndjenjën se nëse doni të fitoni Ligën e Kampionëve, duhet ta quani veten Real Madrid. Më parë ishte…

