Author: Hamdi Kumanova

“Kur shikoj potencialin e tij mendoj se ai mund të bëhet më i miri në botë. Më besoni, pas disa vitesh të gjithë do të thonë se jemi me fat që e kemi në kombëtaren e Holandës”.Autori i 11 golave mund të ishte transferuar në Madrid. Mediat franceze kanë zbuluar se lojtari ishte në Spanjë ku kreu testet mjekësore dhe ishte pranë nënshkrimit të marrëveshje. Megjithatë, “Los Blancos” nuk i premtuan aktivizimin në skuadrën e parë duke i propozuar që të transferohej tek ekipi i dytë. Një fakt që nuk i pëlqeu sulmuesit, i cili më pas kaloi në Holandë,…

Lexo më Shumë

Dje (07-mars) rreth orës 11:50 minuta në rrugën “Vidoja Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovë kanë privuar nga liria personin L.T. (23) nga Treboshi i Tetovës. Ai dyshohet se ka kryer veprën penale “Organizimi i lojërave të fatit pa licencë, përkatësisht pa leje nga organi kompetent”, i dënueshëm sipas nenit 156 të Ligjit për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese. Pak më vonë, gjatë kontrollit me urdhër të gjykatës në shtëpinë e tij, i është gjetur dhe konfiskuar një kompjuter laptop, i cili përdorej për menaxhimin e klientëve dhe plotësimin e kredive, si dhe një sasi të caktuar parash.…

Lexo më Shumë

Një 30-vjeçar nga fshati Tanushë ka ndërruar jetë në një aksident , mbrëmjën e djeshme në qarkoren e veriut të qytetit të Shkupit, respektivisht në drejtimin nga Kumanova drejt Tetovës, në afërsi të Stenkovecit. 30-vjeçari R.E. nga Tanusha është goditru nga një kamion, bashkë me dy persoan tjerë, të cilët janë rëndë të lënduar. “Një kamion ka goditur B.XH.(31) nga fshati Rramanli i Kumanovë, SH.E.(34) dhe R.E.(30), të dy nga fshati Tanushë në Shkup, të cilët ndodheshin pranë një kamioni të parkuar me targa të Kumanovës, pas çka shoferi i kamionit është larguar nga vendi. R.E. ka ndërruar jetë në…

Lexo më Shumë

Në një deklaratë për mediat, ambasadorja e ShBA-ve në Maqedoninë e Veriut, Angela Aggeler, mes tjerash ka folur edhe për praninë e korrupsionit në vend, ajo potencoi se po bën gjithçka në drejtim të përmirësimit të kësaj situate. “Unë kam ardhur këtu nga muaji nëntor, siç e dini të gjithë ndërsa korrupsioni ka qenë në këtë shtet shumë më herët, nuk është një problem që mund të zgjidhet për disa muaj, ekzistojnë sisteme në vend që kërkojnë ekzaminime, është shumë e rëndësishme që jam sot këtu dhe të shoh se si ndiqet krimi. Pa marrë parasysh nëse bëhet fjalë për…

Lexo më Shumë

Komuna e Tetovës ka informuar se me rastin e 8 Marsit, udhëtimi me autobusët e NP “Tetova Transport” për gjininë femërore do të jetë falas. “Nesër, me rastin e festës së gruas, 8 Marsit, për gjininë më të bukur, udhëtimi me autobusët e NP “Tetova Transport” – Tetovë do të jetë falas. Gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin!”, theksoi NP “Tetova Transport” – Tetovë.

Lexo më Shumë

Në Maxhari të Shkupit, gjatë ditës së djeshme një person ka sulmuar fizikisht dy kontrollorë të autobusëve të NQP-së. “Më datë 06.03.2023 në ora 14:30 në SPB-Shkup, B.S.(55) nga Shkupi ka raportuar se në lagjen Maxhari, në një autobus të NQP-së, derisa bashkë me kolegun S.F.(59) nga Shkupi ishin duke kryer punë si kontrollorë, janë sulmuar fizikisht nga një person. Po merren masa për zbardhjen e rastit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, në fillim të seancës së 107-të, njoftoi se Zoran Dimitrovski ka dhënë dorëheqje nga posti i zëvendësministrit për Vetëqeverisje Lokale. Xhaferi thekson se Dimitrovski nuk ka dashur të shfrytëzojë të drejtën për të shpjeguar arsyet e dorëheqjes. Dorëheqja e Dimitrovskit vjen pas daljes së partisë së tij Lidhja Demokratik nga koalicioni qeveritar.

Lexo më Shumë

SPB-Tetovë njofton se gjatë ditës së djeshme në fëmijë nga Shkupi është arrestuar pasi tek i njjëjti është gjetur metamfetaminë dhe marihuanë. “Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje (07-mars) rreth orës 14:30, në rrugën e “Ilindenit” në Tetovë kanë ndaluar një 17-vjeçar nga Shkupi, pasi tek ai është gjetur dhe konfiskuar marihuanë dhe amfetamina. I njëjti është ndaluar në Stacionin Policor të Tetovës dhe pas dokumentimit të plotë të rastit do të përpilohet parashtresë përkatëse”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i Qeverisë, përgjegjës për çështje ekonomike, koordinim me resorët ekonomikë dhe investimet, Fatmir Bytyqi, pati një takim me përfaqësuesit e zyrës së Programit të Kombeve të Bashkuara për Mjedisin (UNEP) në Vjenë, me të cilët u diskutua për aktivitetet aktuale projektuese që kjo organizatë realizon në vend, por edhe për mundësitë e fillimit të projekteve të reja që do të kontribuojnë në përmirësimin e mjedisit. Zëvendëskryeministri Bytyqi, i cili është koordinator i aktiviteteve të shtetit për fondin e gjelbër për klimën dhe Sonja Gerbert, menaxhere e projektit, Menaxhimi i portofolios në Ballkanin Perëndimor, diskutuan për projektin “Climaproof”, i cili…

Lexo më Shumë

MPB bën të ditur se në orët e para të ditës së sotme është arrestuar një 47-vjeçar nga Tetova pasi i njëjti dyshohet se ka vejdhur në afërsi të një fabrike në Tetovë “Sot (08.03.2023) rreth orës 03:30 në rrugën “Vidoe Smilevski-Bato” në Tetovë, zyrtarët policorë të SPB-Tetovës kanë privuar nga liria 47-vjeçarin M.P. nga Tetova. Ai dyshohet se ka marrë disa produkte në rrethin e një fabrike në Tetovë, të cilat janë gjetur dhe do t’i kthehen pronarit”, thonë nga MPB.

Lexo më Shumë

Në fundjavë në Mitrovicën e Veriut është raportuar për helmimin e qenve dhe gjetjen e trupave të ngordhur nëpër rrugët e qytetit. Shoqata për Mbrojtjen e Kafshëve “Šapa”, citohet nga mediumi “Kossev.info” të ketë thënë se helmi i mbetur në rrugë nuk është i dukshëm si më parë, por është i pangjyrë. Ata gjithashtu treguan se kanë marrë informacione nga qytetarët që kanë pasur kontakt me helmin, se kanë vërejtur reagime të pazakonta në trup. I kontaktuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Besim Hoti, tha se ky rast është hapur në…

Lexo më Shumë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, ka dërguar një mesazh urimi me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsin. “Sot shënojmë 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas, e para nga 365 ditët e luftës për barazi ekonomike, politike dhe sociale të grave. Gratë meritojnë mirënjohje për guximin, këmbënguljen, dinjitetin dhe luftën e tyre në të gjitha frontet. Dhe jo vetëm në këtë ditë, por çdo ditë”, theksoi kryeministri Kovaçevski në mesazh. Duke folur për rëndësinë e rolit të gruas, ai theksoi se i mbështet përpjekjet e tyre. “I mbështes plotësisht dhe pa rezerva në…

Lexo më Shumë