Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka uruar 8 Marsin, Ditën Ndërkombëtare të Gruas. Bekteshi thotë se në Ministrinë e Ekonomisë pjesa më e madhe e të punësuarve janë femra dhe se 66 për qind e pozitave ushëheqëse drejtohen nga gratë. “Në kuadër të njësive organizative në Ministrinë e Ekonomisë, gjithsej 66% e pozitave drejtuese, ku përfshihen këshilltarë shtetërorë, shefa departamentesh, drejtuese departamentesh – janë gra. Gruaja është shtylla e familjes, por në të njëjtën kohë pjesë thelbësore e jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Dua t’i përgëzoj të gjitha gratë në Republikën e Maqedonisë…
Author: Hamdi Kumanova
Partia maqedonase në pushtet LSDM, thotë se VMRO-DPMNE-ja e pengon punën e institucioneve në zbatimin e masave për menaxhimin me alarmet për bomba nëpër shkolla dhe institucione tjera. Nga LSDM thonë se me sjelljen e saj jashtëzakonisht të papërgjegjshme, OBRM-PDUKM qëndron pas sulmeve hibride që synojnë krijimin e trazirave, tensioneve, mosbesimit dhe ndjenjës së frikës tek qytetarët. “Sjellja e VMRO-DPMNE-së ngre një sërë pyetjesh dhe ngre dyshime serioze për rolin e tyre. Pse VMRO-DPMNE po i pengon institucionet? Cili është roli i VMRO-DPMNE-së në kërcënimet e rreme me bombë? VMRO-DPMNE duhet të ndalojë pengimin dhe minimin e punës së institucioneve…
Të enjten e ardhshme, më 16 mars, me fillim nga ora 18:00, në “Dhomën publike” në Shkup do të mbahet debati për të rinj “Digjitalizimi në arsim”, në organizim të Fondacionit Metamorfozis, transmeton Portalb.mk. Në këtë aktivitet do të diskutohen mundësitë dhe sfidat që sjell digjitalizimi i arsimit dhe nëse dhe në çfarë mase sistemi arsimor në vend është gati për transformim digjital. Folës në aktivitet do të jenë nxënës të shkollave të mesme, studentë, përfaqësues të institucioneve arsimore dhe shtetërore. Cilat mjete dhe shërbime elektronike përdoren në arsimin e mesëm dhe çfarë në arsimin e lartë? A janë mësuesit, nxënësit dhe prindërit në përgjithësi…
Ministri i Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti sot pasdite e mbajti takimin e parë me përfaqësues të organizatave sindikaliste nga fusha e shëndetësisë. Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, në takim është folur për çështjet aktuale për rregullimin e statusit të punonjësve shëndetësorë, pas çka dialogu do të vazhdonte me të gjitha institucionet kompetente, siç janë Fondi për Sigurim Shëndetësor, Ministria e Financave dhe Ministria e Punës dhe Politikës Sociale, në koordinim me Qeverinë. “Sindikatat janë partneri ynë dhe me këtë rast dëshiroj të shpreh falënderim për bashkëpunimin konstruktiv. Qëllimi dhe interesat janë të përbashkëta. Për kërkesat e tyre do të shqyrtohen të…
Zëvendëskryeministri për Çështje Evropiane, Bojan Mariçiq, sot hapi trajnimin për gazetarë, në kuadër të projektit për përgatitjen për pasqyrim gjithëpërfshirës dhe të informuar të procesit të anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në BE, në të cilin theksoi se mediat kanë fuqi dhe potencial për t’i përgatitur mirë qytetarët për ndryshimet që vijnë gjatë negociatave, por edhe me vetë anëtarësimin në Union. Integrimi evropian është aktualisht projekti më i madh i Maqedonisë, i cili duhet të jetë një histori suksesi. Prandaj është e nevojshme të pajisim shoqërinë rreth kësaj detyre shtetërore, duke njohur rëndësinë dhe vështirësinë e fazës në të cilën…
Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski sot ka uruar Ditën e Grave, 8 Marsin, përcjell TV21. Spasovksi në urimin e tij mes tjerash ka shkruar se 48 për qind e posteve udhëheqëse në MPB drejtohen nga gratë. “Sot realisht mund të mburremi me barazi në vendimmarrje, sepse në nivel të njësive organizative brenda Ministrisë së Brendshme, 48% e posteve drejtuese i janë besuar grave. Përmbushja e parimit të përfaqësimit të grave në poste drejtuese është evidente edhe në kuadër të Byrosë për Siguri Publike”, ka shkruar mes tjerash Spasovski.
Një grua që thuhet se është personi më i vjetër në botë ka vdekur në Afrikën e Jugut në moshën 128-vjeçare, pasi ka jetuar tre shekuj të ndryshëm.Nëna e shtatë fëmijëve, Johanna Mazibuko, vdiq në shtëpinë e saj Jouberton, Provinca Veri-Perëndimore, më 3 mars dhe do të kishte qenë 129 vjeç në maj, thanë raportet lokale. Njerëzit pranë saj thanë se ajo kishte dokumente identiteti që vërtetojnë se ajo ka lindur më 11 maj 1894 dhe është rritur në një fermë misri. Ajo kurrë nuk shkoi në shkollë dhe nuk dinte të lexonte apo të shkruante, thanë ata.Mazibuko dyshohet se…
Një person është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij në Lipjan dhe më pas ka ndërruar jetë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se rasti ka ndodhur të martën. “Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur pa ndjenja në shtëpinë e tij. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe pastaj rreth orës 21:30 kanë raportuar se i njëjti kishte ndërruar jetë”, thuhet në raportin policor. Rasti nën hetim.
Gratë në Gjermani ende marrin rroga mesatarisht më të ulëta për një orë pune sesa burrat. Në vitin 2022 gratë kanë fituar mesatarisht 20,05 euro në orë, që do të thotë 4,31 euro ose 18 % më pak se meshkujt (të cilët mesatarisht për një orë punë në Gjermani paguhen 24,36 euro). Në të njëjtën kohë, siç raportohet nga Enti Federal i Statistikave, diferenca në të ardhurat në pjesët lindore të Gjermanisë është aktualisht shtatë përqind, që është një dallim me pjesët perëndimore të vendit, ku gratë paguhen 19 për qind më pak se burrat për të njëjtën punë, transmeton…
Një femër është sulmuar seksualisht në Ferizaj. Policia e Kosovës dje ka arrestuar një mashkull nën dyshimin se ka kryer veprën e lartcekur ndaj viktimës. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
Gjykata spanjolle ka urdhëruar një biznesmen që t’i paguajë ish-bashkëshortes së tij 204 mijë euro për 25 vjet punë të papaguar në shtëpi. Ish-bashkëshorti i Ivana Moral u urdhërua të paguante këtë shumë në bazë të pagës minimale të aplikueshme gjatë jetës së tyre martesore. Çifti ka dy vajza dhe vendimi thotë se Ivana e kaloi pothuajse të gjithë kohën e saj duke u kujdesur për anëtarët e familjes dhe duke bërë punët e shtëpisë gjatë gjithë martesës. Ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu duhet t’i paguajë asaj një pension prej 498 euro në muaj si dhe mbështetje mujore prej 399 euro…
Platforma për Barazi Gjinore dy ditë më parë paralajmëroi marshin e 8 Marsit në shenjë proteste për gjendjen në të cilën gjenden gratë dhe vajzat në vend, transmeton Portalb.mk. Sipas kësaj Platforme, të jesh grua ose vajzë në këtë shtet nënkupton çdo ditë të përballesh me pyetje të re për mbijetesë: Nëse do ta mbijetoj këtë vozitje me taksi? Nëse do ta mbijetoj këtë muaj? Nëse do ta mbijetoj martesën? Nëse do ta mbijetoj lindjen e fëmijës? Nëse do ta mbijetoj këtë operacion? Nëse do ta mbijetoj dhunën? Ata than se të jesh grua në Maqedoni nënkupton të zgjohesh çdo…

