Author: Hamdi Kumanova

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm, ka ngritur aktakuzë kundër E.L., i cili ngarkohet se në cilësi të mjekut në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) në Prishtinë, e mashtroi një person duke ia marrë mbi 9 mijë euro, me premtimin se do t’ia punësonte nusen e djalit të tij, si infermiere në Spitalin e Përgjithshëm në Prizren. Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për medie nga kjo Prokurori, ku thuhet se E.L., nga 8 shkurti 2023, gjendet në masën e paraburgimit, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Mashtrimi”. “Sipas aktakuzës, nga data e pavërtetuar gjatë…

Lexo më Shumë

Ministri për Shoqëri Informatike dhe Administratë, Azir Aliu me rastin e 7 marsit-Ditës së Mësuesit e ka vizituar mësuesen e tij të parë Emine Latifi. “ Vizitën e sotme në Gostivar, në ditën kur i respektojmë personat të cilët kanë vënë themelet e arsimit shqip, e shfrytëzova, për t’i vizituar prindërit e mi të dytë, përkatësisht mësuesen time të parë në shkollën fillore mësuesen Emine Latifi  dhe bashkëshortin e saj, të cilin po ashtu e kam pasur profesor në arsimin e mesëm profesorin Qani Latifi. Emocionet e shumta, e plotësuan hapësirën kohore të takimit tonë dhe me nostalgji i…

Lexo më Shumë

Neymar është kundër largimit nga Paris Saint-Germain këtë verë, pavarësisht se sezoni i tij 2022-2023 u ndërpre për shkak të një dëmtimi të rëndë.PSG po planifikon të dëgjojë ofertat për Neymar gjatë verës, por vetë lojtari nuk është gati të largohet nga klubi, sipas L’Équipe, shkruan Goal, transmeton Klan Kosova.31-vjeçari është i vendosur në Paris dhe ka ende një kontratë deri në vitin 2027, me dëshirën e tij për t’u “rikthyer më i fortë” pasi u përjashtua për katër muajt e ardhshëm për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës.

Lexo më Shumë

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.L., në cilësi të mjekut në QKUK në Prishtinë, i cili nga data 08.02.2023 gjendet në paraburgim, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti ka kryer veprën penale “Mashtrimi” nga neni 323 paragrafi 1 lidhur me nenin 77 paragrafi 1, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK). Sipas aktakuzës, nga data e pavërtetuar gjatë muajit maj të vitit 2021 e në vazhdimësi deri në muajin nëntor të vitit 2021, në njërin prej lokaleve në fshatin Korishë, Komuna e Prizrenit, i pandehuri E.L., përmes paraqitjes së fakteve të…

Lexo më Shumë

Kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu sonte ka qëndruar në Tetovë, ku është shoqëruar nga nënkryetari i Lëvizjes Besa, Fatmir Limani, respektivisht ka qenë mysafir i kreut të Tetovës, Bilall Kasami. Kryetari Visar Ganiu është parë së fundmi shpesh në shoqëri të Bilall Kasamit pas ngjarjeve të fundit që ndodhën në Bashkimin Demokratik për Integrim.

Lexo më Shumë

Me rastin e 7 Marsit-Ditës së Shkollës së Parë Shqipe, ministri i Shoqërisë Informatike dhe Administratës , Azir Aliu, sot (7 mars 2023), e vizitoi Universitetin e Evropës Juglindore. Ai u takua me Rektorin Akad. Prof. Dr. Abdylmenaf Bexheti, me të cilin këmbyen mendime lidhur me arsimin sipëror, si dhe për mundësinë e bashkëpunimit mes UEJL-së dhe Ministrisë së Shoqërisë Informatike dhe Administratës Në funksion të sistemimit të universiteteve për profilet e diplomuara dhe zhvillimin e programeve të reja studimore interdisiplinare. Universiteti i Evropës Juglindore kultivon frymën e bashkëpunimit të ndërsjellë me të gjitha institucionet publike dhe private në…

Lexo më Shumë

Zyrtarët e policisë të SPB-Tetovë, dje mbrëma (06-mars) rreth orës 22:00, në rrugën Vëllezërit Miladinovi në Tetovë, kanë privuar nga liria D.M. (27) dhe 26-vjeçaren A.M., të dy nga Tetova, për shkak se gjatë kontrollit të kryer ndaj tyre tek D.M. kanë gjetur dhe sekuestruar marijuanë. D.M. është ndaluar në Stacionin Policor Tetovë dhe pas dokumentimit të plotë të rastit për të do të përpilohet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Ministri i Arsimit i Maqedonisë së Veriut, Jeton Shaqiri premton zgjidhje të problemit të mësimit të gjuhës shqipe për 72 nxënësit shqiptarë në Komunën e Çashkës duke filluar nga muaji shtator. Prej vitesh ata po mësojnë në paralele në gjuhën maqedonase. Ministri Shaqiri mes tjerash theksoi se për zgjidhjen e kësaj çështjeje kanë punuar edhe ministrat paraprak nga BDI. AI tha se i ka takuar prindërit dhe u ka dhënë premtim atyre se kjo çështje do të zgjidhet. “Në Jabollçisht të Poshtëm MASH-i do të investojë mbi 10 milionë denarë sepse shkolla atje është në gjendje shumë të keqe Me…

Lexo më Shumë

Mbrëmë (07-mars) rreth orës 02:30, në Banjeshnicë të Gostivarit, pjestarët e policisë të SPB Tetovë – DPB Gostivar kanë privuar nga liria 27-vjeçarin A.S. për shkak të dyshimeve se ka qenë i involvuar në më shum vjedhje në zonë dhe në prodhim dhe tregtim të paautorizuar të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorë”. Rasti është duke u zbardhur dhe dokumentuar dhe do të përgaditet parashtresë përkatëse.TS

Lexo më Shumë

Ministri i Punëve të Jashtme dhe kryesuesi i OSBE-së, Bujar Osmani, ka takuar sot të dërguarin special të Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë së Madhe dhe Irlandës Veriore për Ballkanin Perëndimor, Lord Stuart Peach. Siç njoftojnë nga MPJ, në takim u shkëmbyen mendime për rrjedhën e negociatave me BE-në dhe proceset e brendshme në këtë kontekst, ku Lord Peach e përsëriti domosdoshmërinë e rrumbullakimit të ndryshimeve kushtetuese me qëllim për të trasuar me dinamikë të përshpejtuar rrugën integruese europiane të vendit. Ministri Osmani falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme britanike të këtij plani, duke nënvizuar më tej shkallën e lartë të…

Lexo më Shumë

Nga MPB bëjnë të ditur se mëngjesin e sotëm është arrestuar 24-vjeçarja nga Shkupi, e cila kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej 3 vjetëve, përcjell TV21. “Sot (07.03.2023) në ora 09:50 në Lisicë të Shkupit, zyrtarët policorë të ekipit operativ të kërkimit pranë SPB-Shkup kanë privuar nga liria B.D.(24) nga Shkupi. Ajo kërkohej me urdhër qendror në bazë të urdhëresës së Gjykatës Themelore Penale Shkup për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh për veprën penale “shmangie” nga neni 239 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Lexo më Shumë

Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi nëpërmes një statusi në rrjetet sociale, ka shkruar se sot është ditë e madhe sepse siç thotë në Komitetin Drejtues dhe më vonë edhe në Qeveri do ta shqyrtojmë raportin e konsulentit mbi negociatat me konzorciumin Bechtel-Enka për ndërtimin e koridorit 8. Grubi më tej thotë se erdhi edhe dita e shumëpritur. Reagimi i plotë: ”Ditë e madhe na pret sot në Komitetin Drejtues dhe më vonë edhe në Qeveri ku do ta shqyrtojmë raportin e konsulentit tonë mbi negociatat me konzorciumin Bechtel-Enka për ndërtimin e koridorit 8 dhe 10-D si dhe propozim kontratën për…

Lexo më Shumë