Author: Hamdi Kumanova

Dita e mësuesit është një festë, e cila i kushtohet personelit edukues të shkollave dhe universiteteve. Kjo datë ka zanafillën e hershme, që të kujton themelet e para të shkollës shqip, në fakt ka filluar të kujtohet, që nga viti 1960-të, kur shteti shqiptar vendosi që kjo ditë të jetë festë në shenjë përkujtimi të themelimit të të parës Mësonjëtore shqipe të Korçës, e cila u themelua më 7 mars 1887. Festa e mësuesit në rrafshin kombëtar shërben për t’i vlerësuar traditat më të mira të shkollës shqipe, pa dyshim edhe figurën e nderuar të mësuesit, por edhe gjithë punonjëseve…

Lexo më Shumë

Nga 19 rekomandimet që UNESKO-ja u ka dhënë autoriteteve që rajoni të mos përfshihet në listën e zonave të rrezikuara nën mbrojtje, vetëm katër janë përmbushur pjesërisht, akuzuan 17 organizata joqeveritare nga rajoni i Ohrit, Strugës dhe Podgradecit. “Urbanizimi i pakontrolluar është përmendur me katër fjali në këtë raport dhe është problem shumë i rëndësishëm që po ndodh në Parkun Kombëtar. Rregullisht dorëzohen raporte që vetëm fshehin problemin dhe hedhin mbeturinat nën qilim”, tha Nikolla Kiselinov – Shoqata Turistike e Ohrit. Nga Lëvizja qytetare Ohër SOS, kujtojnë rekomandimin për Mision monitorues reaktiv nga viti 2020, i cili u…

Lexo më Shumë

Policia gjermane tha se ka shkatërruar në bandë ndërkombëtare të krimit kibernetik, që kishte kërcënuar kompanitë e mëdha dhe institucionet për vite me radhë, duke u marrë miliona euro. Duke punuar me forcat e tjera partnere ligjzbatuese, përfshirë edhe Europol-in, Byronë Federale amerikane të Hetimit (FBI) dhe autoritetet në Ukrainë, policia në Dyzeldorf tha se arriti të identifikonte 11 persona të lidhur me këtë grup që ka operuar në disa vende që nga viti 2010. Në vitet e fundit, grupi është njohur me emra si Indrik Spider, Double Spider dhe Grief. Në mesin e…

Lexo më Shumë

Distanca prej 500 metrave deri te objekti ku organizohen lojërat e fatit nuk është i vetmi nen kontestues në ndryshimet e propozuara të ligjit. Një sërë kufizimesh, rregullore të rrepta dhe rritje të shpenzimeve ndaj shtetit nga kompanitë e këtij sektori janë rregullat e reja që Qeveria po përpiqet t’i kalojë. Një nga nenet kyçe të propozuara të ligjit është që kompensimi i licencës për një bastore të rritet nga 105 mijë euro në 200 mijë kurse numri i pikave të pagesës është gjithashtu i kufizuar dhe me një licencë mund të jenë maksimumi 25 objekte. Secila licencë e radhës…

Lexo më Shumë

Rikonstruimi i fundit i Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, e cila aktualisht udhëhiqet nga Dimitar Kovaçevski (kryeministër) e ka rritur numrin e shqiptarëve që drejtojnë ministri në këtë vend. Përveç se janë në numër më shumë, zyrtarët qeveritar të përkatësisë shqiptare gjithashtu drejtojnë pozitat më të rëndësishme në Maqedoni, siç janë: shëndetësia, arsimi, ekonomia, politika e jashtme dhe të tjera. Me ndryshimet e fundit që u bënë në kabinetin qeveritar, gjegjësisht inkuadrimin e Aleancës për Shqiptarët në qeveri, numri i ministrive që drejtohen nga shqiptarët shkon në tetë. closevolume_off Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka 16 ministri ndërsa…

Lexo më Shumë

Më shumë se një në dhjetë persona hipin pas timonit të një automjeti në Zvicër ndërsa janë nën ndikimin e substancave të rrezikshme, sipas një studimi të ri, përcjell albinfo.ch. Midis 10-15% e shoferëve që morën pjesë në studim kishin konsumuar një substancë që mund të dëmtonte aftësinë e tyre gjatë 24 orëve të mëparshme, tha Marc Augsburger i njësisë së mjekësisë ligjore në universitetet e Gjenevës dhe Lozanës. “Ne prisnim të gjenim kanabis ndër substancat ilegale më të përhapura. Por, doli që nuk është kështu – është kokaina”, i tha ai televizionit publik zviceran, RTS. Policia është e…

Lexo më Shumë

Sali Berisha deklaroi sot se ka vetëm një Parti Demokratike, dhe ajo u përket anëtarëve të saj. Një orë pasi PD dorëzoi në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, kërkesën për t’u regjistruar me emrin e Lulzim Bashës si kryetar të saj, Berisha akuzoi Bashën dhe Alibeajn, si pengje të kryeministrit. SALI BERISHA KRYETAR I PD “Ekziston fraksioni i pengjeve të edi ramës që përbëhet nga dy persona: Lul brava dhe Alibasha, kaq. PD është një dhe vetëm një. Është ajo e anëtarësisë që ka mbështetjen masive nga qytetarët shqiptarë.…

Lexo më Shumë

Dyshimet e ngritura ndaj kredibilitetit të kompanive që do të mbikëqyrin punimet në Korridorin 8 dhe 10-d, duket se akoma nuk kanë arritur në veshin e kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe ministrit të Financave, Fatmir Besimi. “Ministria e Financave vazhdon të mbrohet në heshtje duke mos dhënë asnjë arsyetim se si u bë që kompania spanjolle EPTISA, nga një kompani e cila sipas Qeverisë në nëntor të vitit 2020 kishte vepruar në mënyrë jo etike dhe jo ligjore, në shkurt të vitit 2021 të shndërrohet në kompani etike dhe ligjore dhe institucionet shtetërore dhe komunat të mund t’i besojnë projekte…

Lexo më Shumë

Mbi 5.5 miliardë euro ka arritur shuma e përgjithshme e depozitave të kosovarëve në sektorin bankar të vendit, raporton portali Front Online. Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, nga kjo shumë e përgjithshme 3.6 miliardë euro janë depozita të ekonomive familjare, përderisa rreth 2 miliardë euro janë depozita të korporatave. Për këtë shumë miliardëshe, bankat komerciale u paguajnë depozituesëve normë vjetore të interesit prej 1.8%. Në anën tjetër, shuma e përgjithshme e kredive të aprovuara nga bankat në janar 2023 ka arritur në mbi 4.3 miliardë €. Ndërkaq, norma mesatare e interesit në kredi ka arritur në 6.6%, një rritje e…

Lexo më Shumë

“Kryekuzhinieri” i Vladimir Putinit i shndërruar në “kasap” lëshon akuza për tradhti ndaj shtetit rus, teksa gjendet në frontin e parë të luftës në Ukrainë. Yevgeny Prigozhin, që udhëheq grupin privat të mercenarëve, Wagner, thotë se nuk po merr armatimet që i nevojiten për të marrë kontrollin e plotë të qytetit Bakhmut. “Luftëtarët vijnë tek unë dhe më thonë: drejtor, vonesa në furnizime mund të jetë e qëllimshme nga disa në Ministrinë e Mbrojtjes, ose edhe më lart, për t’iu shpjeguar të gjithëve në Rusi se pse po ndodhin këto kohë të vështira? Po sikur ata të duan të na…

Lexo më Shumë

Ministri i ri i Shëndetësisë të martën do të takojë Sindikatat e punonjësve në shëndetësi. Takimi vjen pas kërkesës së sindikalistëve për firmosjen e marrëveshjes së arritur për rritjen e pagave. Sindikata kërkon rritje bruto prej 3000 denarësh për infermieret dhe 2000 denarë më shumë për të gjithë të punësuarit e tjerë në sektorin e shëndetësisë, përfshirë stafin teknik, administratorët si dhe mjekët. “Nga takimi presim të na plotësohen kërkesat, më prioritare e kemi kërkesën për të cilën veçse jemi marrë vesh. Janë siguruar para nga Fondi, i kemi bërë anekset dhe të gjithë koeficientet. Duhet të bëhet vetëm realizimi…

Lexo më Shumë

Në Estoni, Partia Reformatore e qendrës së djathtë e Kryeministres Kaja Kallas fitoi me një diferencë të madhe zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura të dielën. Sipas rezultateve pothuajse përfundimtare, Partia Reformatore ka mundur rivalët e ekstremit të djathtë të cilët e bazuan fushatën duke kërkuar. Ndërprerjen e ndihmave të mëtejshme ushtarake për Ukrainën. Partia Reformatore fitoi 31.6% të votës e ndjekur me 16% nga partia e ekstremit të djathtë EKRE. Partia e Kryeministres Kaja Kallas gëzon mbështetjen e biznesit dhe profesionistëve të rinj. Ajo ka premtuar rritjen e shpenzimeve ushtarake me të paktën 3% të prodhimit të brendshëm bruto, zbutjen…

Lexo më Shumë