TIRANË-Vritet një i ri në Tiranë.
Një 20-vjeçar u gjet i pajetë nga policia në orët e para të mëngjesit.
I riu, i gjetur i dëmtuar me mjet prerës, është identifikuar si Stivens Toshkësi.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendin e ngjarjes.
Në komisarist janë shoqëruar disa persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen.
Uniformat blu po punojnë me pamjet e kamerave të sigurisë për të kuptuar dinamiken e ngjarjes.
Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e krimit të kryer në kryeqytet.



